Author: tirana

Policia e Floridas ka mundur të arrestojë një shtetas iranian, i cili u gjet i armatosur shumë pranë rezidencës së presidentit amerikan Donald Trump. I riu ishte armatosur me thika dhe hanxhar kur u ndalua nga policia në Palm Beach. Gjatë kontrollit iu gjetën dhe 22 mijë dollarë cash. Kujtojmë se kjo ngjarje regjistrohe në më moment kur zyrtarët iranian ofruan një shpërblim 80 milionë dollarë për eliminimin e Trump. Vendi ku u arrestuar shtetasi amerikan ndodhet rreth 5 km larg rezidencës verore Mar-a-Lago të presidentit Trump. Sipas raporteve kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ndodhej në rezidencë gjatë këtij…

Read More

Duke qenë se shumica e njerëzve preken nga problemet e frymëmarrjes është e domosdoshme që të merren masa për mbrojtur organizmin dhe trupin përpara se ai të preket nga virozat. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj virozave gjatë stinës së gripit apo edhe stinëve të tjera një krejt natyrale me dy përbërës të fuqishëm në vlera shëruese do të rigjeneronte menjëherë organizmin duke i dhënë atij imunitet të fortë. Mjaltë dhe piper i zi. Një kurë e lashtë, e trashëguar brez pas brezi në mbarë botën e që çliron në mënyrë të menjëhershme rrugët e frymëmarrjes dhe largon të ftohurën. Si…

Read More

“Asgjë s’e pengon dot njeriun që e ndan mendjen të arrijë një qëllim, ndërsa njeriun me dy mendje asgjë nuk e ndihmon dot”. Këto fjalët e çmuara që vijnë nga ish-presidenti amerikan, Tomas Xheferson të cituara mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama. Rama solli në vëmendje fjalët e presidentit Xheferson për të përcjellë mesazhin e tij në rubrikën “Fjalë të çmuara”. Duke cituar fjalë të shenjta nga librat e shenjtë, por edhe nga personalitetet botërore, kryeministri Rama ka përcjellë këto javë apelin e solidaritetit dhe ndihmës njerëzore ndaj të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.

Read More

Pak muaj pasi dha dorëheqjensi kryeministëri i vendit, Rmaush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen edhe si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Këtë veprim thotë se e ka ndërmarrë për shkak të shpalljes së zgjedhjeve të brendshme partiake dhe se deri në Kuvendin e ri të AAK-së do të jetë vetëm ushtrues detyre i kryetarit. “Jam i dorëhequr. Do të thotë prej kuvendit të fundit të punës që e mbajtëm jam i dorëhequr. Kryej vetëm funksionet në dorëheqje që i kemi deri në zgjedhje”, thotë ai. Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj thotë se kanë vendosur kritere të reja…

Read More

Pas lajmit të bujshëm të largimit të Princ Harryt dhe Meghan Markle nga familja mbretërore, Mbretëresha Elizabeth ka dalë për herë të parë në publik sot. Mbretëresha është fotografuar nga paparacët teksa po shkonte me makinën e saj Land Rover në pallatin Sandringham. Mbretëresha Elizabeth dukej e ngrysur në fytyrë, teksa kishte vendosur një shami në kokë. Burime për “Hollywood Life” bënë të ditur se Princi Charles dhe Princi William do të mblidhen në një tryezë për të diskutuar mbi çështjen e fundit e për të gjetur një zgjidhje.

Read More

Klinikat gjermane paguajnë deri në 15.000 euro për të sjellë një infermiere nga Ballkani Perëndimor. Një biznes i majmë për ndërmjetësit dhe ajo që bëjnë disa, është thuajse tregti me njerëz. Ishte një punë e paguar mirë, por disi e pazakontë ajo që bënte para dy vjetësh Nevena Pejiq (emri i ndryshuar), në hotelin “Slavija” në qendër të Beogradit. Hoteli kishte më shumë njerëz se zakonisht, disa dhoma ishin shndërruar nxitimthi në klasa mësimi. Më shumë se njëqind njerëz rrinin pas perdeve të rënda dhe mësonin në mëngjes dhe pasdite gjermanisht. Nevena i mësonte ata. Njerëzve iu premtohej një vend…

Read More

233 familje të dëmtuara nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës, Shijak, Krujë, Kavajë apo Rrogozhinë së shpejti do të hyjnë në shtëpitë e rindërtuara. Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi punimet për disa nga këto objekte në Manëz dhe zonën e ish Kënetës në Durrës. “Angazhimi ynë është që asnjë qytetar të mos mbetet pa shtëpi dhe që asnjë shtëpi të mos mbetet grumbull rrënojash. 2020 është viti i rindërtimit”, deklaroi ministrja Xhaçka. Projekti i rindërtimit të 233 banesave po realizohet nga Fondi Rezervë i buxhetit të shtetit në masën 470 milion lekë dhe nga buxheti i Ministrisë së…

Read More

Që nga sot terminali i autobusëve të Jugut dhe të Veriut do të jetë tek kthesa e Kamzës. Zhvendosja e terminalit të jugut që më parë ishte tek nga zona e njohur si ish- Dogana është bërë pas rinisjes së punimeve tek Unaza e Madhe. Bashkia e Tiranës ka bërë të ditur se mëngjesin e sotëm të gjithë autobusët e linjave të jugut dhe të veriut janë vendosur në këtë terminal të ri provizor. Terminali i ri ofron më shumë vende qëndrimi për autobusët, ndërkohë bashkia e Tiranës ka marrë masat për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve brenda qytetit përmes…

Read More

Presidenti Meta ka dekretuar sot kthimin në Kuvend për rishqyrtim të paketës “anti-shpifje”. Sipas argumentimit ligjor të dekretit, Meta sqaron ndër të tjera se: “Nga studimi i thelluar dhe krahasues i ligjit të miratuar në tërësi, konstatohet se disa dispozita të tij dhe konkretisht nenet 14, 15, 29, 30, jo vetëm që nuk janë në harmoni, por bien në kundërshtim me: Parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit; Dispozitat kushtetuese që mbrojnë të drejtën e lirisë së shprehjes, të lirisë së shtypit dhe të drejtës së informimit; Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës…

Read More

Një 50 vjeçar i dënuar me 5 vite burg dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar u ekstradua sot nga Interpoli nga Franca në drejtim të Shqipërisë.Policia e Shtetit bëri me dije se shtetasit Tom Kaçi ishte fshehur në shtetin francez, derisa u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare. Njoftimi: Falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes Interpol Tirana dhe homologëve, bie në prangat e Policisë dhe arrestohet në Francë, një i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Zyra e ZQK Interpol Tirana, me zyrën homologe të Interpol Paris, Francë kanë shkëmbyer informacione me vlerë mbi vendndodhjen e një…

Read More

Artistët janë ata që vihen gjithmonë në qendër të medias për sa i përket jetës së tyre private. E nëse janë shumë të njohur kurioziteti është akoma më i madh. Enca është një nga këngëtaret shqiptare që pyetet shumë për jetën e saj private, nëse ka apo jo dikë në krah. Kjo është pyetja që i bëhet gjithmonë në rrjetin social “Instagram” si dhe ishte një nga pyetjet që iu bë në “Shiko kush luan”. Gjatë lojës “Ndaje ose zhvishu” Enca zgjodhi të mos zhvishej duke pranuar publikisht që është single.

Read More

Ditmir Bushati është caktuar i dërguar i posaçëm për OSBE-në. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të OSBE. “Ditmir Bushati- I Dërguari Special i Kryetarit të Zyrës së OSBE-së” thuhet në faqen zyrtare të OSBE. Bushati në cilësinë e të dërguarit të posaçëm do të trajtojë çështje dhe problematika të të gjitha fushave me të cilat kryesia mund të ketë gjatë drejtimit të organizatës.

Read More