Author: tirana

Hudhra padyshim është një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë dhe është gjetur të jetë veçanërisht i fuqishëm në luftën e 14 infeksioneve të ndryshme. Shumica e cilësive mjekësore të hudhrës janë për shkak të pranisë së një përbërësi squfuri të njohur si alicin, i cili gjithashtu jep erën e saj të athët. Ky përbërës mbron në mënyrë efektive kundër baktereve patogjene, viruseve, parazitëve, rezistente ndaj antibiotikëve dhe infeksioneve. Kur e prekni, allicin kthehet në acid sulfenik, i cili është eliminatori më i shpejtë i veprimit radikal. Mënyra më e mirë për të korrur përfitimet shëndetësore të ofruara nga hudhra…

Read More

Partia Socialiste bëri publike dje emrat e 711 delegatëve të kongresit të saj zgjedhor, që do të zhvillohet në fund të muajit shkurt. Delegatët zyrtarë kanë dalë nga votimi i anëtarësisë përmes parimit një anëtar, një votë, në çdo bashki të vendit, ndërsa risia në këtë kongres është përfaqësimi i grave në masën 50 për qind. Votimi për delegatët e kongresit u zhvillua më 16 nëntor. Por duket se kjo përqindje është tejkaluar, për shkak të procesit të dekriminalizimit. Pas zgjedhjes së tyre, delegatëve iu dhanë formularët e dekriminalizimit për t’u plotësuar. Disa prej delegatëve kanë pranuar të dorëhiqen, për…

Read More

Nga zjarri që kaploi një azil në qarkun Zagorje të Kroacisë, humbën jetën gjashtë presona, konfirmoi zyrtari i policisë për marrëdhënie me publikun, Vjekoslav Maxhariç. “Aktualisht kemi informacione se gjashtë persona kanë vdekur. Inspektimi po vazhdon. Pas kësaj, do të dihen më shumë detaje”, sqaroi ai.

Read More

Policia Rrugore ka pezulluar 17 patenta në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë duke ndëshkuar kështu drejtuesit e makinave që udhëtonin me shpejtësi tej normave apo konsumuan shkelje të tjera të kodit rrugor. Ka edhe nga ata shoferë që duke përfituar nga nata, shkelin gazin duke udhëtuar me 170 km në orë. Policia bën apel për drejtuesit të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. “Monitorim i rrugëve me Radar e Drager në orët e vona të mbrëmjes dhe orët…

Read More

Nga Aurenc Bebja/ “Le Matin” ka botuar, të mërkurën e 18 shkurtit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me shkëmbimet Esat Pashë Toptanit me mbretëreshën e Italisë (Jelena Petrović-Njegoš) në ballon e oborrit mbretëror, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Dialog midis Mbretëreshës së Italisë dhe Esat Pashës Esat Pasha dhe anëtarët e delegacionit shqiptar u larguan nga Roma këtë mbrëmje në orën njëmbëdhjetë; ata do të shkojnë direkt në Neuwied, përmes Këlnit. Koha e qëndrimit të tyre këtu shpjegohet nga nevoja që shumica e anëtarëve…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi të shtunën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin, por nuk pati raporte për dëme ose viktima. Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se thellësia e tërmetit ishte 7,09 kilometra në detin Marmara, në pjesën europiane të Stambollit. Ky tërmet pasoi dy të tjerë me magnitudë 4.6 dhe 5.8 në muajin shtator në të njëjtin vend. Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu deklaroi në Twitter se nuk ishin raportuar dëme. Turqia është goditur në të kaluarën nga tërmete shkatërrues, duke përfshirë atë të vitit 1999 në Stamboll ku humbën jetën më…

Read More

Tradhtia në një marrëdhënie nuk është më një gjë e pazakontë. Ndodh në marrëdhënie të shëndetshme, ndodh edhe në ato të cilat konsiderohen si pa të ardhme. Por nëse jeni në një marrëdhënie, për të cilën jeni i gatshëm të bëni gjithçka vetëm që të mos tradhtoni, atëherë këto janë disa këshilla. Flisni Ndoshta ka ardhur momenti që t’i tregoni partnerit se çfarë nuk ju pëlqen. Ndoshta mund të jetë një nga ato probleme thelbësore që duhen rregulluar për t’u kthyer sërish në formën e mëparshme. Asnjëherë nuk do e dini sa ju vlerëson nëse nuk ndani me të shqetësimet…

Read More

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino u zgjodh sot anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Infantino u votua me 63 vota pro dhe 13 kundër nga sesioni i IOC-së në Lozanë, tre vjet pasi u zgjodh president i organit qeverisës të futbollit. FIFA, organizata më e fuqishme sportive së bashku me IOC-në, nuk u përfaqësua në IOC që nga viti 2015 kur presidenti i atëhershëm Joseph Blatter hoqi dorë nga anëtarësimi. Kreu i Federatës Ndërkombëtar të Tenisit David Haggerty pati një rezultat 70 vota pro dhe katër kundër, ndërsa kreu i Komitetit Olimpik Japonez, Yasuhiro Yamashita u zgjodh anëtar i IOC-së me…

Read More

Moti vijon me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta gjatë paradites në zonat lindore dhe jugore. Por sipas MeteoAlb, mesdita dhe orët vijuese sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 13°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 3 ballë.

Read More

Prej 8 vitesh në krye të PS-së në Pukë, por nuk arrin të marrë votat e mjaftueshme për një mandat të tretë. Edhe pse i vetëm në garë, Marash Kolaj nuk ka arritur të marrë shumicën e votave. 23 vota pro kandidatit ndërsa 24 të tjera ishin kundër. Në total, në proces morën pjesë 47 votues. Sipas statutit do të komandohet një kryetar deri në zgjedhjet e reja që do të zëvendësohet

Read More

Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin Korçë-Pogradec. Mësohet se dy automjete janë përplasur tek kryqëzimi i Çifligut. Si pasojë e përplasjes njëri prej automjeteve ka përfunduar në kanal dhe një person është lënduar por raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Read More

Pas ndarjes së bujshme që u bë publike pak muaj më parë, Loredana dhe Mozzik vendosën që të mos dilnin më bashkë në skenë. Loredana theksoi në deklaratën e saj të ndarjes se edhe në turin muzikor “Bonnie & Clyde” do të performojë pa Mozzik. Ata treguan se janë ndarë paqësisht dhe flasin për shkak të vajzës. Por duket se diçka paska ndryshuar. Në link-un ku shfaqet lista e koncerteve të Loredanës vihet re edhe emri i Mozzik. Në mars ata janë sërish bashkë dhe do të mbajnë koncert në Gjermani.

Read More