Duke marrë shkas nga vrasja me snajper i biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen, vjen një reagim nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në një bashkëbisedim me gazetarët lideri i opozitës tha se sot njerëzit po vriten në mes të rrugës me snajper nga profesionistë, ndërsa shtroi pyetjen publike se; e kujt është përgjegjësia?! Ai i beri thirrje qytetareve qe te marrin ne dore fatin e tyre. “Dje kam pasur takime me investitorë italianë, të çilët duan që të investojnë por problem kanë korrupsionin. I njëjti tender për të njëjtin shërbim kushton 5 herë më pak në Itali, sesa këtu.…
Author: tirana
I pyetur nëse do të shkojë në zgjedhje me Ramën, kryeministër, kryedemorkati Lulzim Basha u shpreh se nuk e pengon asgjë atë personalisht që të shkojë që nesër. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha tha se beteja nuk bëhet për të apo për PD-në, por për qytetarët shqiptarë që ata të votojnë të lirë dhe pa u kërcënuar. “Pyetje të tilla, të cilat bëhn në mënyrë të përsëritur nuk shkojnë tek thelbi i problemit. Nuk kam asnjë problem unë të shkoj që nesër në zgjedhje kështu siç jam. Problemi im është do arrish të votosh dot ti, të gjithë kolegët e…
Pjetër Pjetri, drejtor i zyrës së Punës në këtë rreth ka fituar garën për kreun e PS në Mirditë me një votë më shumë se rivali i tij në garë, Renuar Kola. Procesi është monitoruar nga drejtuesi politik i Qarkut Lezhë, Sandër Lleshaj. Mësohet se Pjetri ka fituar 75 vota ndërsa garuesi tjetër ka marrë 74 vota . Pjetër Pjetri është rizgjedhur kështu sërish kryetar i PS Mirditë.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me gazetarët nga selia blu i bëri thirrje SPAK të hetojë dosjet e shitblerjes së votës dhe koncesioneve korruptive që gjenden në Prokurori. Basha i ka quajtur këto dosje teste për SPAK, që vërtetojnë se institucioni i sapo krijuar është funksional dhe i drejtë. Gjithashtu kryedemokrati i bëri thirrje prokurorëve të SPAK të mos humbasin asnjë sekondë dhe të punojnë fort sa më shpejtë. “Ne do të marrim çdo veprim të domosdoshëm për të mos e lënë Shqipërinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka dy dosje të shitblerjes së…
Në total mazhoranca vijon të votojë në mënyrë kolektive pro nismave të qeverisë dhe vendimeve politike të grupit. Rastet që bëjnë përjashtim janë të rralla, por edhe pse të tilla janë evidentuar nga raporti i monitorimit të Kuvendit në periudhën shtator – dhjetor 2019. Konkretisht, ligji me më shumë “devijime” në votën politike “kundër” të grupit të PS është nisma ligjore e deputetit Ilir Beqaj, për faljen e gjobave të vendosura nga AKU. Për këtë nismë PS votoi kundër, deputeti Beqaj votoi “pro”, si dhe tre deputetë të PS, Ditmir Bushati, Vasilika Hysi dhe Almira Xhembulla vendosën të abstenojnë. Deputeti…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët bërë të qartë se në propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore, nuk përfshihet ndryshimi i sistemit. “Miratimi i Reformës Zgjedhje, zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore. Kemi paraqitur propozimet tona që prej shtatorit dhe ndërkohë ka kaluar afati i dhjetorit, jemi në pritje të qëndrimit të PS dhe Ramës, pro ose kundër. Por kjo pritje nuk do vijojë pa fund, do marrim çdo vendim të domosdoshëm për të mos lënë Shqipërinë nga Reformë Zgjedhore. Propozimet janë të qarta, vendos vullneti politik. Për sa kohë, Rama ka lidhje me kriminelë,…
Pasi emri i saj doli në media pas përgjimeve në dosjen mbi rrjetin e prostitucionit ku u arrestua Hermes Nikaj, ndryshe i njohur si ‘Zogu i Tiranës’, vjen një reagim nga këngëtarja Elda Shabani. Këngëtarja, e njohur me emrin e artit ‘Madona shqiptare’ ka mohuar kategorikisht që të jetë pjesë e këtij grupi, ndërsa i cilësoi lajmet ku përmendet emri i saj, të pavërteta. Në reagimin e saj, në facebook, Shabani teksa e kap me mediat, thekson se është akuzuar se është pjesë e këtij rrjeti, vetëm se është parë në shoqërinë e Zogut të Tiranës. Nga përgjimet e dosjes…
Ja kush janë 13 deputetët që s’kanë hapur gojën asnjë herë në Kuvend, nga Rrahman Rrahja te Damian Gjiknuri Në sesionin e fundit parlamentar vijon trendi i 20%-25% të deputetëve që nuk përfshihen në debatet parlamentare dhe një pjesë e tyre as nuk lënë as gjurmë në aktivitetin vendimmarrës parlamentar. Referuar raportit të monitorimit të Kuvendit në periudhën shtator – dhjetor 2019 janë plot 27 deputetë që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim gjatë kësaj periudhe, ndonëse vendi u përball me një katastrofë të jashtëzakonshme, siç ishte tërmeti i 26 nëntorit. Nga të dhënat e tabelës rezultojnë se bëjnë pjesë. -1…
Ndryshojnë targat shqiptare. Tanimë, targat e reja do të kenë 15 elementë shtesë sigurie. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se deri më 31.12.2022 të gjitha makinat do të kenë targa të reja. Targat kanë të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Ato, sipas drejtorisë së Transporteve, janë të pafalsifikueshme dhe të patjetërsueshme. Targat e reja, do jenë me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili kishte vetëm një pullë universale. Njoftimi i plotë me të gjitha detajet si do duken targat e reja Targat…
Tenton vetëvrasjen në burg vëllai i Brunilda Kovacit, nënës së tre fëmijëve, që e vrau klienti i vet në France, ku punonte si prostitutë. Sipas “News 24”, shkak duket se është bërë refuzimi i kërkesës për leje që ai i kishte bërë drejtorisë për të qenë në ceremoninë mortore për t’i dhëne lamtumirën e fundit motrës. Mësohet se atë e kane transportuar për mjekim dhe pasi ka marre ndihmën e nevojshme është dërguar serish në qeli, ku vuan dënimin. Ai është cenuar për vrasje, 8 vite më parë. Familja, miq e të afërm i kanë dhënë lamtumirën e fundit Brunilda…
Të gjitha shërbimet që ofrohen nga portali e-Albania, janë të aksesueshme edhe për shtetasit shqiptarë me banim jashtë vendit. Administrata Tatimore informoi sot se “shërbimet online që ofrohen nga administrata tatimore nga portali e-Albania, janë të aksesueshme edhe për këta shtetas”. Administrata tatimore shpjegon edhe disa raste se si mund të aplikohet. “Nëse ju kërkohet dëshmi se nuk zhvilloni aktivitet privat në Shqipëri, ju mund të aplikoni në portalin e-Albania, për të marrë “Vërtetimin për Individë të Paregjistruar”. Pasi të identifikoheni në portal me ID tuaj, ju mund të aplikoni për këtë vërtetim dhe brenda një dite pune, do ta…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se moti i vranët do të vijojë deri në fund të ditës së sotme dhe me kalimin e orëve do të nisin edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët. “Reshjet e dobta do të përfshijnë zonën e jugut dhe atët të qendrës ku lokalisht nuk përjashtohet edhe mundësia e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e dëborës; në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në relievet e tjera malore të vendit reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 700-800metër. Relativisht nga të njejtat kushte…