Author: tirana

Targat e makinave në Shqipëri shumë shpejt do të jenë teknologjike. Planin e zbuloi ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë emisionit “Kapital”. Lleshaj tha se për të shmangur përdorimin e makinave në kryerjen e krimeve në vend, mjeteve do t’u instalohen targa me çip që nuk hiqen dot. Sipas tij, diçka e tillë momentalisht po pilotohet në Tiranë dhe Durrës. “Këtë vit duam të fusim targat inteligjente, targa teknologjike që nuk mund të hiqen, po fillojmë të pilotojmë një teknologji që bazohet në targat me çip, me 3 targa, dy jashtë dhe një brenda që edhe nëse hiqen targat brenda,…

Read More

Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma është pyetur në studion e emisionit “Kjo Javë” në RTSh për marrëdhënien me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. “Ka absolutisht komunikim, normal, të rregullt dhe të shpeshtë. Detyra për të cilën jemi në atë parti është që të jemi me bindjen racionale që kemi. Nëse në sistemin e mbyllur ka një gjuhë suksesi është të heshtësh. Nëse do të kesh shqetësimin për të rritur sigurinë, është të heshtësh. Shqetësimi im nuk lidhet nga bazamenti të qenit apo jo në listë. Po kërkoj të kundërtën, garim edhe për personin tim. Nëse ne…

Read More

E pas më shumë se 20 vjetësh, një gazetare amerikane, ka treguar një ngjarje tmerruese kur kishte intervistuar një burr në Kosovë. Ai i kishte rrëfyer për një sulm të serbëve. Lori Montgomery e cila punon për Washington Post, një histori të tillë e ka treguar teksa i është kërkuar të tregojë një ngjarje e cila duket si gënjeshtër, por që është e vërtetë. Ajo ka treguar se si burri të cilin e kishte intervistuar po e mbante në një qese plastike organin gjenital të shokut të tij. “Një herë kisha intervistuar një burr në Kosovë i cili po tregonte…

Read More

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi shprehet se duhet ndryshim thelbësor në politikëbërje. Patozi u bën thirrje personave që duan të luftojnë për Shqipërinë që të gjejnë një rrugë për të sjellë ndryshimin, sepse në këtë pozitë sipas tij është e vështirë që ta dallosh se ku fillon qeveria e ku mbaron opozita, ngaqë mendojnë dhe veprojnë absolutisht njësoj. Astrit Patozi shkruan: PËR ATA QË PO HEDHIN PUSHKË NDAJ “PARTIZANËVE” TË ANTISISTEMIT Shqipëria ka nevojë për ndryshim thelbësor në politikëbërje, por ky objektiv nuk arrihet kurrë vetëm me ndërrimin e sistemit. BINDJA DEMOKRATIKE ka shpallur publikisht prej disa muajsh një platformë…

Read More

Koefiçenti i varësisë moshore tregon përqindjen e atyre mbi 65 vjeç mbi atë grup të popullsisë që ka një moshë nga 15 deri në 64 vjeç, pra ata në moshë aktive për punë. Ky indikator shërben kryesisht për të përpiluar skemat e pensioneve por edhe politikat sociale, por nga ana tjetër është edhe një tregues deri diku i saktë i moshës së popullsisë në një zonë të caktuar, pra i plakjes së popullsisë. Të dhënat e Bashkisë së Tiranës mbi koefiçentin e varësisë moshore na tregojnë pikërisht lagjet më të plakura të Tiranës, por edhe ato më të reja, e…

Read More

As “malli” për t’u rikthyer në timon për herë të parë, pas dy vitesh pezullim patente, për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, nuk e ka penguar Wayne Rooneyn për të shkelur përsëri kodin rrugor në Angli. Vërtet, në krahasim me atë natë të shtatorit 2017, kur u ndalua nga policia për shkak të përplasjes me 31-vjeçaren Laura Simpson, me makinën e saj, kjo që ka bërë tani është e papërfillshme. Asokohe rezultoi i pirë, me nivel të alkoolit në gjak pothuajse tri herë më tepër nga sa lejohet në Angli, ndaj iu hoq patenta. Në këtë…

Read More

Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Mariza Ikonomi ka treguar sot gjatë emisionit ‘Shqipëria live’ në ekranin e ‘Top Channel’ se çfarë i ka ndodhur gjatë karrierës së saj, me një prej këngëve më të pëlqyera nga publiku shqiptar, e titullar ‘Piano e vjetër’. Ajo tregoi se i kishin kërkuar të drejtën e këngës për një shumë prej 400 mijë lekësh të vjetra, detaj që e kishte befasuar këngëtaren. Në debatin për të drejtën e autorit, artistët e ftuar në studio ngritën shqetësimin për mosrespektimin e pronës së tyre artistike.

Read More

Jo vetëm ndërtimet pa leje, vjedhjet e grabitjet, por në një rast as përdhunimi nuk bën pjesë tek veprat penale me të cilat duhet të harxhonin kohën e tyre punonjësit e policisë së Durrësit, të arrestuar gjatë aksionit të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbrëmjen e së enjtes. Gazeta “Si” ka siguruar ekskluzivisht dosjen e Prokurorisë, ku në një rast dyshohet se një oficer i Policisë Gjyqësore në Manzë, që në dosje përmendet vetëm me shkronjën E., jo vetëm që nuk ka arrestuar një shtetas të denoncuar për përdhunim, por mendohet edhe se ka dëmtuar provat duke bërë…

Read More

Menduam se “lufta” mes dy reperëve, Noizy dhe Stresi, kishte përfunduar dhe marrëdhëniet e dy djemve ishin qetësuar, mirëpo Noizy e ka ndezur sërish zjarrin! Në një postim në InstaStory, të cilin e ka fshirë më pas, reperi ka ironizuar Stresin. Duke qenë se rrjeti social Instagram ka dhënë mundësinë që të shikosh sa herë është ndërruar emri i secilës llogari në rrjete sociale, Noizy është kapur me username-in e dikurshëm të Stresit, ‘vlonjati’. Në postimin e tij, Noizy fton ndjekësit të gjejnë se cili nga VIP-at e ka pasur këtë emër në llogarinë e tij në Instagram. “Vlonjatiii.…

Read More

Në “Air Albania” stadium ka filluar ndeshja e parë e “Yjeve” mes Shqipërisë dhe Italisë. Para nisjes së ndeshjes kishte dhe një ceremoni të veçantë ku disa fëmijë formuan së bashku rrethin në mesin e fushës duke mbajtur tollumbace të bardha. Ndërsa pas tyre ekipet dolën në fushë për të përshendetur tifozët edhe u mbajt një minutë heshtje për viktimat e tërmetit. Ajo që ra në sy në daljen e fëmijëve ishte djaloshi i vogël Aureli. Aurel Lala është djali i cili “fluturoi” nga pallati i tij për të shpëtuar nga tërmeti. Djaloshi i vogël është padyshim një nga simbolet…

Read More

Një senator i shtetit të Vermont, në Amerikë futi në legjislacion këtë javë një ligj që do ta bënte të paligjshëm për cilindo nën 21 vjeç që zotëron ose përdor një telefon celular. Projekt-ligji është vetëm dy faqe i gjatë – duke përmendur rreziqet e paraqitura nga sulmet në internet, radikalizimin në internet dhe rreziqet që paraqitin tekstet gjatë drejtimit të makinës. Në këtë mënyrë ai bën thirrje për një dënim maksimal me një vit burg dhe një gjobë prej 1.000 dollarësh për këdo që do të shkelte ligjin . “Është e qartë se personat nën moshën 21 vjeç nuk…

Read More