Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rooney bën këtë gafë me “bishën” e tij që kushton 260 mijë euro

20:42 / January 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
RONEY11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

As “malli” për t’u rikthyer në timon për herë të parë, pas dy vitesh pezullim patente, për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, nuk e ka penguar Wayne Rooneyn për të shkelur përsëri kodin rrugor në Angli. Vërtet, në krahasim me atë natë të shtatorit 2017, kur u ndalua nga policia për shkak të përplasjes me 31-vjeçaren Laura Simpson, me makinën e saj, kjo që ka bërë tani është e papërfillshme. Asokohe rezultoi i pirë, me nivel të alkoolit në gjak pothuajse tri herë më tepër nga sa lejohet në Angli, ndaj iu hoq patenta. Në këtë rast shkelja është e tillë, që ndëshkohet me gjobë financiare. Paparacët e “The Sun” e kanë fotografuar ish-kapitenin e “Tre Luanëve” duke hipur në “bishën” e tij të zezë, një “Land Rover Overnch”, e cila kushton 260.000 euro. Automjeti luksoz ishte parkuar në rrugë me vijëzim të dyshtë të verdhë (që tregon saktësisht ndalim qëndrimi dhe parkimi). Shkelja rrugore u “dokumentua” nga paparaci i tabloidit anglez, jo nga ndonjë oficer policie. Nëse ndodhte kjo e fundit, me siguri gjoba do të ishte e majme.Fotot e publikuara nga “The Sun” për lojtarin-trajner të Derby County, aktualisht, janë bërë në Wilmslow, jo shumë larg rezidencës së tij të re 23.5 milionë euroshe, në Cheshire. Rooney është me tuta gri, kapelë bejsbolli të kaltër dhe atlete të bardha. Sulmuesi anglez po dilte nga një servis, ku riparohen telefonat celularë. Para dyqanit kishte parkuar makinën e tij luksoze, në një vend të ndaluar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Djed Spence pranë Interit/ Zikaltërit afrojnë marrëveshjen me Tottenhamin për 30 milionë euro

15:11 / August 11, 2026

Jeff Bezos, pranë akordit për blerjen e 30% të kuotave të Liverpool-it

17:45 / August 10, 2026

Nga kontrata e shkruar në një pecetë te presioni për të kaluar te Reali, si Jorge Messi udhëhoqi të birin drejt karrierës së tij ikonike

14:19 / August 9, 2026

Ndërron jetë babai i Lionel Messit, Jorge Messi ishte 68 vjeç

14:49 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.