Nga Dubai direkt në punë, Luana zbulon befasinë e madhe për episodin final të emisionit të saj Luana Vjollca është rikthyer nga Dubai dhe ka zbuluar surprizën që na pret në emisionin e fundit “Shiko Kush Luan”. Moderatorja shqiptare ka publikuar disa foto nga studioja e saj, ku shfaqet duke montuar një prej intervistave surprizë! Luana nuk e ka fshehur dot që këtë të shtunë do të ketë të ftuar kunatin Getoar Selimi, i cili ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim të rezervuar me daljet publike, na surprizoi sërish! Në fillim ishte i ftuar te emisioni i bashkëshortes së…
Author: tirana
Vrasja nga Shtetet e Bashkuara javën e kaluar të gjeneralit iranian Qassem Soleimani ka ngjallur një debat të ashpër rreth ligjshmërisë së kësaj goditjeje nga pikëpamja e ligjit ndërkombëtar. Ajo u pasua edhe nga kundërsulme të Iranit ndaj dy bazave ushtarake në Irak. Me një kthesë të papritur të krizës së shkaktuar nga vdekja e Soleimanit më 3 janar, si Uashingtoni ashtu edhe Teherani, përmendin të njëjtin parim të ligjit ndërkombëtar, të sanksionuar në Kartën e OKB-së – të drejtën e një vendi për t’u vetëmbrojtur. Në letra të veçanta drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën, Ambasadorja e…
Mini-turneu “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku” sapo ka nisur. Në fushë zbritën dy kombëtaret e veteranëve të Shqipërisë dhe të Italisë. Ceremonia hyrëse ishte shumë ngjethëse për tifozët, por edhe shikuesit e sfidës së “luksit”. 51 fëmijë hynë në mesin e fushës, ku në duar mbanin tullumbace të bardhë për të nderuar në këtë formë 51 viktimave të tërmetit akopaliptik të 26 nëntorit. Të gjithë u prekën nga ky gjest i tyre. Më pas sfida nisi me shkelmimin e topit nga ana e kombëtares sonë, por në minutën e parë të ndeshjes, dëmtohet Igli Tare, aktualisht drejtor sportive i Lazios.…
Vendimi i Harryt dhe Meghanit për të hequr dorë nga roli mbretëror, ka shkaktuar jo pak zhurmë dhe kritika në publik. Mediat e huaja shkruajnë se ky lajm ka qenë i papritur për familjen mbretërore dhe çifti nuk e ka konsultuar më parë me anëtarët e familjes të cilët janë ‘të lënduar’ nga ky vendim i Meghanit dhe Harryt. Mediat britanike bëjnë të ditur se Princi William është nxehur keq kur ka mësuar vendimin e të vëllait. Po ashtu edhe mbretëresha thuhet se është mërzitur shumë. Një burim pranë familjes mbretërore tha për “The sun”: “Deklaratën e tyre nuk e…
Media amerikane CNN ka njoftuar ditën e sotme se është shënuar një incident dhe një provokim nga pala ruse në detin arabik. Një anije luftarake ruse “iu afrua ne mënyrë agresive” një anijeje luftarake të marinës amerikane ndërsa ishte duke vepruar në Detin Arabik të Veriut këtë të enjte, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke rritur rrezikun e një përplasjeje, ka raportuar CNN. Video e incidentit, tregon se anija luftarake ruse afrohet me shpejtësi drejt USS Farragut, duke iu afruar deri në 180 m largësi anijes amerikane përpara se të ndryshonte plotësisht kursin. Ky njoftim ka ardhur nga…
Kombinimet e antibiotikëve, të përdorura gjithnjë e më shpesh në praktikën klinike për të rritur shanset për shërim të pacientit, mund të përshpejtojnë zhvillimin e rezistencës bakteriale dhe për këtë arsye paraqesin një praktikë potencialisht të rrezikshme për shëndetin publik, sipas studiueses Natalie Balaban nga Universiteti i Jeruzalemit. Ky studim është i pari që tregon se dhënia e dy antibiotikëve në kombinim për të njëjtin pacient mund të promovojë zhvillimin e rezistencës bakteriale. Në praktikën klinike nuk është e pazakontë që mjeku të përshkruajë 2 antibiotikë të ndryshëm njëkohësisht ose brenda disa ditësh njëri pas tjetrit. Ideja që udhëzon këtë…
Nga Lorenc Vangjeli Komunizmi ishte feja moderne e shekullit të XX-të në pothuaj gjysmën e botës. Pa priftërinj, imamë apo rabinë, por me sekretarë partie e bashkime profesionale. Pa librat e shenjtë që përmendnin Perëndinë, por me libra që shenjtëronin shejtanët që predikonin barazitizmin me citate e slogane. Komunizmi ishte një fe gjakatare, mizore e çnjerëzore që vrau, frakturoi, denatyroi dhe çoi në tragjedi jetën e qindra miliona njerëzve në të paktën tre breza njerëzorë dhe me një ndikim të egër, skajet fundorë të të cilit ende nuk duken. Lindi si ëndërr, por vazhdoi si makth. Premtoi dritë, por prodhoi…
Duke filluar nga 15 janari i këtij viti të gjithë qytetarët që kanë shitur një automjet, do të kenë mundësinë ta çregjistrojnë nga emri i tyre pranë DPSHTRR, në rast se blerësi nuk e ka regjistruar mjetin e blerë në emrin e tij. Kjo është një nga risitë e vitit 2020, që do të mund të përdoret online nga të gjithë të interesuarit. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, shpjegon për herë të parë për Report TV këtë sistem të ri. Sipas tij në rast se automjeti nuk regjistrohet nga blerësi, shitësi rrezikon që të ngarkohet me detyrime…
Astrologia Meri Shehu ka publikuar parashikimin e yjeve për 12 shenjat e horoskopit për muajin Janar. Në një status në profilin e saj në Facebook, Shehu ka renditur shenjat nga ajo më pak e favorizuara tek shenja me më shumë fat. Ndër të tjera, në përshkrimin e saj për parashikimin e yjeve, Meri Shehu paralajmëron njërën prej shenjave. Bëhet fjalë për shenjën e Peshqve e cila renditet e fundit pasi jeta e njerëzve që i përkasin kësaj shenje do të tronditet. Gjithsesi datës 13 dhe ditëve përreth duhet t’i kushtoni vëmendje të madhe, sepse astrologia tregon se do të ndodhin…
Ndeshja miqësore mes legjendave të Shqipërisë, Italisë, Greqisë e Turqisë ende nuk ka nisur, por lojtarët janë futur në fushë për të bërë nxemjen. Të parët që zbritën në fushë ishin futbollistët italian, të cilët kanë bërë stërvitjen e parë ku kanë marrë dhe duartrokitje nga tifozët e pranishëm. Chimenti, Zaccardo, Tomassi dhe Perrota kanë qenë ndër të parë që kanë nisur të pasojnë në fushë dhe kanë marrë udhëzimet e fundit para ndeshjes.
Mbrëmjen e sotme pritet të mbahet finalja e një prej programeve më të suksesshme këtë sezon televiziv ‘Hell’s Kitchen’. Shefi i kuzhinës së djallit, Renato Mekolli ka premtuar një mbrëmje plot surpriza dhe emocione për të gjithë teleshikuesit. Pak më parë ai ka publikuar një foto nga fëmijëria e tij në llogarinë në ‘Instagram’, duke treguar disa detaje për ato çfarë do të shfaqë në ekran mbrëmjen e sotme. “O zot sa fëmijë i qeshur kam qenë! Duke u rritur u bëra djall. Do të thoni ju pse e nxora sot këtë foto!? Këtë e disa të tjera si kjo,…
E ndërsa Prokuroria e Përgjithshme ka nisur sot zyrtarisht hetimet për Kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailaj pas akuzave të PD se ka qenë i dënuar në Greqi. Në një prononcim për Tirananews.al, Ismailaj shprehet se i qëndron deklaratave të tij të mëparshme dhe do të pasqyrojë të vërtetën bashkë me materialet përkatëse. “Do i qëndroj asaj çfarë postimi kam bërë në faqen time personale. Nuk kam asgjë për të shtuar. Bashkë me materialet e tjera do i publikojmë”, tha Ismailaj. Dy ditë më parë, Qerim Ismailaj deklaroi se: “Jam i hapur për çdo verifikim të mundshëm. Unë kam deklaruar formularin…