Author: tirana

Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar procedim penal ndaj kreut të Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailajt pas akuzave të PD-së se në vitin 2000 gjykata greke e ka dënuar 3 vite burg. Deri javën tjetër, Ismaliaj duhet të paraqitet në Policinë Gjyqësore për të dhënë gjurmët e gishtave. Ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi publikoi dokumentin që sipas PD-së, vërteton se Qerim Ismailaj është dënuar më 25 shkurt të vitit 2000 me 3 vite burg nga Gjykata e Kios, për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje). Sipas tij Ismaliaj nuk e ka vuajtur dënimin për…

Read More

Familja e Dallëndyshe Lurit, e cila u godit nga tërmeti i 26 nëntorit e humbi strehën, sot, njësoj si mijëra familje të tjera të prekura është sistemuar në një shtëpi me qira. Deri në ndërtimin e shtëpisë së re apo meremetimin e shtëpisë së dëmtuar, familja e Dallëndyshes dhe të gjitha familjet që kanë humbur shtëpinë në qytetet e prekura, përfitojnë nga Bashkia e Tiranës bonusin e qirasë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se do të bëhet një vlerësim i thelluar i të gjitha godinave dhe i pallateve të cilat janë dëmtuar nga tërmeti. “Duhet një studim i thelluar inxhinierik. Duhet…

Read More

Instituti i Shëndetit Publik ka zbuluar shkaqet e vdekjes tragjike të policit të Rrugores, Mariglen Mestani, në moshën 27-vjeçare. Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, tha se polici vdiq nga sëmundja e meningjitit, ose meningokoksemisë. Sipas Binos, ky është një infeksion i rëndë, që ka një evolucion tepër të shpejtë dhe është fatal. “Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët.…

Read More

Përmes një videoje, shpërndarë në rrjetet sociale nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj, tregon se bashkë me bashkëshortin, aktorin Bes Kalllaku, po argëtohen në një mbrëmje festive mes miqsh. Hipur mbi karrige e duke kërcyer, Xhensila duket se e ka shijuar shumë darkën festive, ndërsa Klajdi Haruni këndonte këngën, “Çuno more çun gushën si pullum”. Një atmosferë e ndezur, në sfond duken miqtë e ngushtë të çiftit, ku ngjitur me Bes Kallakun qëndron dhe aktori Arben Derhemi.

Read More

Ish-pronari i televizionit TV ERA, Abdulla Mehmetaj është tentuar të vritet nga bashkëshortja e tij, fillimisht me jastëk e më pas duke e qëlluar me mjete të forta Ngjarja ka ndodhur që me datën 3 janar, por është bërë publik nga këngëtarja Adelina Tahiri, e cila e ka dajë personin që është lënduar.Sipas Mehmetajt, arsyeja ishte pasuria e tij, edhe kushti i nënshkruar në kontratën martesore, ku nënvizohej se gruaja do të kujdesej për të deri sa të jetë gjallë. Gruaja e cila u përpoq ta vriste është Arlinda Mehmetaj, pedagoge në universitetin e AAB-së në Prishtinë. Sipas medias kosovare,…

Read More

Alban Ramosaj e ka nisur vitin nxehtë pasi këngëtari ka shkuar me pushime në Bali. Nga atje Albani ka postuar foto që kanë tërhequr shumë vëmendjen dhe sigurisht kanë shtuar kuriozitetin se kush po e shoqëron. Ky udhëtim nuk ka qenë vetëm për të pushuar, por edhe për të festuar pasi Endrit Mërtiri ka ditëlindjen. Grupi njihet për udhëtimet e shpeshta në botë, ku herë të tjera kanë qenë të pranishme edhe modelet Oriola Marashi, Elena Lika apo Beatrix Ramosaj të cilat këtë fillim viti duket se kanë qenë të preokupuara me punët e tyre.

Read More

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian”, ka vlerësuar pozitivisht veprën ”Kukulla” të autorit shqiptar Ismail Kadare, duke e cilësuar atë si një kujtim elegant, nostalgjik për një vendlindje të humbur prej kohësh. Vepra e përkthyer në gjuhën angleze do të publikohet më 23 janar. Në pamje të parë, romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të lexohet si një memorial elegant, pak i hidhur për të rriturit, i prekur me nostalgji për një vend që ka kohë që ka humbur. Kukulla është plot me detaje imponuese të jetës në një Shqipëri në ndryshim. Një nga tregimet më të befasishme është ajo e…

Read More

Një javë nga vrasja e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, demokratët vijojnë ta kundërshtojnë vendimin e presidentit amerikan për sulmin. Të enjten, dhoma e ulët e Kongresit e ligjëroi këtë qëndrim duke kaluar një rezolutë simbolike që i ndalon presidentit Donald Trump ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme luftarake kundër Teheranit. ”Sot po i përmbahemi detyrës tonë në mbrojtje të popullit amerikan, që është edhe përgjegjësia jonë. Kongresi është mandatuar si pushtet mbikëqyrës dhe pa një vendim tjetër, nuk duhet të ketë veprime luftarake kundër Iranit nga ana e administratës,” deklaroi kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi. Republikanët e quajtën…

Read More

Kemi shpenzuar shumë për heqjen e qimeve gjatë jetës tonë. Dhe është e trishtueshme kur nuk marrim rezultate të mira pasi harxhojmë kaq shumë para për këtë proces mjaft të bezdisshëm dhe ndonjëherë edhe të dhimbshëm. Por ka disa arsye pse nuk po merrni rezultatet që dëshironi dhe disa nga ato mund të jenë: -Nuk është sekret se ka shumë mënyra për të hequr qimet këto ditë. Por jo të gjithë janë të përshtatshëm për secilin prej nesh. Prandaj, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje reagimit të lëkurës tuaj ndaj secilës prej metodave të përdorura. Irritimi është sinjali kryesor që…

Read More

Në ditën e nisjes së aplikimeve për 60 vendet e hetuesve që do të jenë pjesë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasada e Shteteve të Bashkuara u ka bërë thirrje punonjësve të Policisë të aplikojnë për të qenë pjesë e strukturës. Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, ambasada amerikane e quan ngritjen e BKH si një prej hapave të fundit në zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme…

Read More

Forca psikike shpeshherë nuk reflektohet në atë çfarë bëni. Zakonisht ajo shihet në atë çfarë nuk bën. Në librin e saj për këtë çështje, socioligia Amy Morin shkruan se forca psikike ka të bëjë me kontrollimin e mendimeve, sjelljeve dhe emocioneve. Më poshtë i gjeni tri gjërat kryesore të cilat njerëzit e fortë psikologjikisht nuk i bëjnë: Nuk shpenzojnë kohë duke u ndjerë keq për vetveten “Të ndjerit keq për vetveten është vetë-shkatërruese. Kjo gjë vetëm jua humb kohën, krijon emocione negative dhe i dëmton lidhjet tuaja. Çelësi është ta shihni të mirën në këtë botë dhe kësisoj do të…

Read More

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të ketë në përbërje 60 hetues. Njësia që do të mbështesë me veprime hetimore Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të ketë edhe një drejtues. Përmes një njoftimi në sitin zyrtar të BKH është shpallur njoftimi për pozicionin e lirë të Drejtorit të Byrosë. “Prokuroria e Posaçme dëshiron të punësojë një kandidat të përshtatshëm për t’u emëruar si Drejtor i Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit është përgjegjës për funksionimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Drejtori mbikëqyret nga një komision i përbërë prej tre prokurorësh…

Read More