Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dhoma e Përfaqësuesve i kufizon presidentit Trump veprimet ushtarake kundër Iranit

14:15 / January 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një javë nga vrasja e gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, demokratët vijojnë ta kundërshtojnë vendimin e presidentit amerikan për sulmin. Të enjten, dhoma e ulët e Kongresit e ligjëroi këtë qëndrim duke kaluar një rezolutë simbolike që i ndalon presidentit Donald Trump ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme luftarake kundër Teheranit.

”Sot po i përmbahemi detyrës tonë në mbrojtje të popullit amerikan, që është edhe përgjegjësia jonë. Kongresi është mandatuar si pushtet mbikëqyrës dhe pa një vendim tjetër, nuk duhet të ketë veprime luftarake kundër Iranit nga ana e administratës,” deklaroi kryetarja demokrate e Dhomës së Përfaqësuesve, Nensi Pelozi. Republikanët e quajtën rezolutën një gjest politik të kotë që po rrezikon vendin.

“Do doja të dëgjoja një demokrat të fliste me 600 familjet e nderuara të vrara nga Sulejmani, apo që të mbrojnë Iranin pasi dogjën ambasadën tonë, vranë një amerikan dhe mijëra civilë të tjerë në vendin e tyre,” shtoi lideri i republikanëve, Kevin MekKarthi. Vetë presidenti Trump e ktheu vrasjen e komandantit Sulejmani në motiv të fushatës së tij presidenciale.

Gjatë një tubimi në shtetin e Ohajos, ai tha se vdekja e zyrtarit të lartë u bë në interes të jetëve amerikane. “Sulejmani po planifikonte pa pushim sulme të reja kundër ambasadave tona, jo vetëm në Bagdad, por ne e ndalëm shpejt. Ishte një tip i keq, një terrorist gjakpirës, por tani nuk është më, tani ka vdekur,” u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Pas sulmeve të së martës në bazat amerikane në Irak, si Uashingtoni edhe Teherani kanë vendosur të mos e përshkallëzojnë më tej konfliktin dypalësh.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompania detare: Vetëm 14 anije kaluan Ngushticën e Hormuzit, rritje e lehtë nga fundjava

19:17 / August 12, 2026

Angli, ndalohen syzet inteligjente Meta në gjykata

17:18 / August 12, 2026

BE jep 2 milionë euro ndihmë për Kolumbinë pas tërmetit 7.4 ballë

14:33 / August 12, 2026

Përplasje në Kuvendin e Kosovës, Haxhiu ndërpret konferencën pas ndërhyrjes së deputetëve

14:29 / August 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.