Dy moderatoret e njohura të ekranit shqiptar, Bieta Sulo dhe Rudina Magjistari duket se pasditen e sotme kanë bërë ‘xing’ me të njëjtën veshje. Ky detaj është kuptuar edhe në rrjetet sociale, nga ku janë shkëputur fotot e para nga emisionet përkatëse të orarit të pasdites. Bieta shfaqet mjaft e qeshur si çdoherë tjetër me fustanin në ngjyrë bezhë me rrip në mes, të kombinuar me taka në po të njëjtën nuancë. Nga ana tjetër edhe Rudina ka pozuar mjaft e qeshur në foton ku duket se ka veshur të njëjtin model fustani, por në ngjyrë jeshile, të kombinuar në…
Author: tirana
Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka ka folur në studion e lajmeve në “Neës24” rreth festivalit shumë të komentuar të momentit, atë të RTSH-së. Gjoka u shpreh se i ishte bërë një ftesë për të marrë pjesë në festival, por ai e kishte refuzuar me dëshirën e tij. “Unë jam produkt i festivalit dhe kam folur me superlativa. Është një trampolinë për të rinjtë por jam tërhequr dhe më ftojnë por unë kam zgjedhur mos shkoj. Mua më kanë ftuar gjithmonë për të konkurruar. Kam qenë edhe në juri. Mund të godas ndonjë ditë me ndonjë këngë por jo për çmim…
Të gjithë u suprizuan kur ata u shfaqën sërish bashkë! Kishin vite që nuk flisnin me njëri tjetrin, por duket se ‘mosmarrëveshjet’ mes Gentian Zenelaj dhe Julian Dedës janë lënë pas dhe tashmë ata janë sërish miq të mirë si më parë. ftuar në “Rreze Dielli” Julian Deda ka treguar se marrëdhënia me Gentin, tashmë është siç ka qenë dikur dhe se vitet kur ata nuk flisnin, i konsideron kohë të humbur. “U rikthyem sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Treshja jonë është një treshe organike, jo e stisur. Të tre jemi në pozicionin e tij, në mënyrë organike, kur marrim…
Reperi shqiptar me famë botërore, Gashi, është një ndër emrat më të suksesshëm të muzikës, këngët e të cilit po bëjnë namin dita-ditës dhe janë kthyer në hite. Katër muaj më parë, reperi publikoi këngën “Safety”, e cila ka arritur 2 milionë klikime në Youtube. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe reperi ka ndërmend të sjellë një tjetër version të këtij hiti, këtë herë në bashkëpunim me Chris Brown. Në llogarinë e tij në Instagram, Gashi publikoi një video ku shfaqet duke kërcyer në ritmet e këngës së tij. ”2020 me Chris Brown dhe Afrob”- shkruan reperi shqiptar…
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në një lokal në Milot, 3 shtetas nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të Policisë duke i kundërshtuar me dhunë, por pas ndërhyrjes së shërbimeve të tjera që erdhën në ndihmë të punonjësve të policisë, u bë e mundur shoqërimi i këtyre shtetasve në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, arrestuan shtetasit: E. L(V)., 25 vjeç, P(E).M., 40 vjeç, N. P.,29 vjeç, të gjithë banues në Milot, Kurbin. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin Parë veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë”, “Mosbindja…
Në muajin korrik të vitit që lamë pas, këngëtarja Rona Nishliu u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Noa. Tashmë, Noa bën 6 muaj nga ardhja në jetë dhe mami Rona ka ndarë herë pas here në Instagram poza me të voglën, pa preferuar të tregojë portretin e saj. Së fundmi, Rona ka ndarë sërish një foto me të bijën, e cila është rritur goxha. Këngëtarja e ka veshur të voglën me të kuqe dhe të dyja kanë pozuar pranë pemës së festave. Megjithatë, Rona ka zgjedhur sërish…
Edhe pak minuta na ndajë në starti i ndeshjes së bamirësisë “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”, mes brezit të artë të kuqezinjve të viteve 2000 dhe një kombëtare yjesh të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Futbollistët e pranishëm në këtë event bamirësie kanë mbërritur në stadiumin “Air Albania”, duke prekur barin e impiantit modern. Lojtarët e Kombëtares kuqezi kanë ndjerë nostalgji për stadiumin ku kanë luajtur për shumë vite me radhë, edhe pse nuk ka të krahasur me ish “Qemal Stafën”. Ish-mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Aliaj, nuk ka nguruar të kujtojmë momentin historik të 4 shtatorit të vitit 2004, ku nga…
Nëntë të burgosur janë plagosur në burgun e Avlonës në Greqi, përfshirë edhe shqiptarë. Mediat në shtetin helen raportojnë se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një përleshje të ashpër ku janë përfshirë të dënuarit grekë, shqiptarë dhe afganë. Si pasojë, 3 prej të plagosurve janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Incidenti ndodhi në katin e parë të burgut, ku pati edhe dëme, ngjarja përfundoi kur të burgosurit u kthyen në qelitë e tyre.
Dashi Mundohuni që të përkushtoheni më shumë në dashuri, të jeni më të ëmbël dhe më pak konfliktual. Në këtë mënyrë do të keni mundësi që të rikuperoni terrenin e humbur. Në sferën profesionale, bëni mirë që të mos bëni shumë gjëra njëherësh. Demi Mundohuni që t’ia kushtoni këtë ditë, gjërave që kanë vërtetë rëndësi për ju. Do të ndiheni më të qetë dhe më pak të acaruar në raport me më parë. Mundohuni që ta kaloni mbrëmjen në shoqërinë e miqve tuaj. Binjakët Kjo periudhë është mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndiheni shumë entuziast…
Edhe pse janë jashtë parlamentit, PD dhe LSI do të marrin këtë vit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rreth 600 milionë lekë, për të përballuar veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2020. Ligji e lidh financimin jo me qënine ose jo në parlament, por me rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare. Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën mandatet parlamentare, por nuk hoqën dorë nga privilegjet. Ato do të marrin së bashku 600 milionë lekë të vjetër nga buxheti i shtetit për të përballuar veprimtarinë e tyre gjatë vitit 2020. Qeveria ka shkurtuar fondet për partitë pas tërmetit, duke dhënë…
“Kam qenë në efektin e alkoolit, kisha dyshime se kunata e tradhtonte vëllain”. Këto janë fjalët që Erdet Çapoku i tha efektivëve të policisë, kur ai u mor në pyetje pas arrestimit. Ai është ndaluar tek karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet teksa po lëvizte me biçikletë. Sipas dëshmive, Erdeti dhe Enekeleda jetonin bashkë deri para dy vitesh në një banesë me qira. Për shkak të konflikteve të vazhdueshme Enkeleda e përzuri Erdetin. Ky i fundit edhe pse kaloi në shtëpi më vehte, kërkonte prej të ndierës orenditë shtëpiake dhe Enkelda, për të shuar konfliktin, ia dha…
Pedagogu Ervin Goci ka ngritur një problem, i cili po shqetëson të gjithë pedagogët këtë muaj! Teksa administrata është kthyer në punë që më datë 6 janar, sot që shënon data 10, e premte, edukatorët, mësuesit, pedagogët nuk janë paguar ende. Goci me sens shakaje shkruan në Facebook: “Kush ka noj lek borxh sa t’më kalojnë rrogën?”