Author: tirana

Bricjapi Bricjapi njihet si një nga shenjat më të kujdesshme të horoskopit.Ata i studiojnë njerëzit dhe mund të bëjnë ndryshimin mes dikujt që pretendon të jetë i mirë dhe atij që është vërtetë i mirë. Ata karakterizohen nga sensi i humorit dhe kanë nevojë të kenë të njëjtin sens edhe partnerët e tyre. Kanë nevojë për një person që t’i mbështesë dhe të jenë pranë tyre në momente krize, por gjithashtu t’i bëjnë të qeshin dhe të kalojnë një kohë të mirë. Peshqit Romanca dhe dashuria janë në krye të listës së Peshqve për atë që dëshirojnë në jetë. Për…

Read More

Kur vjen puna të fuqia njerëzore, asnjë vend në botë nuk i afrohet Kinës. Sipas “Global Firepower estimates”, Republika Popullore ka aktualisht rreth 2.18 milion ushtarë aktivë në dispozicion. Me thuajse gjysmë e këtij numri vijnë në vend të dytë dhe të tretë India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1.36 dhe 1.28 milion ushtarë respektivisht. “Statista” shkruan se Koreja e Veriut dhe Rusia janë vendet e vetme të tjera me më shumë se 1 milion fuqi ushtarake njerëzore. Irani që është përfshirë në një luftë betejash e paralajmërimesh me Shtetet e Bashkuara,renditet në vendin e 8-të me 523…

Read More

Festivali i filmit “Globi i Artë” këtë vit pati fjalime në lidhje me ndryshimet e klimës, fjalime të dehurish, por edhe surpriza të mëdha. Filmi “1917” mori çmimin për fotografinë më të mirë, ndërsa Rene Zelveger u shpall aktorja më e mirë për filmin “Judy”. Hoakin Feniks fitoi ndaj Adam Drajver dhe Kristian Bejll, duke marrë çmimin e aktorit më të mirë për “Joker”, ndërsa Rasëll Kroui mori çmimin për aktrimin më të mirë, por nuk mundi të marrë pjesë për shkak të zjarreve në Australi. Ndërkohë, HBO organizoi një festë pas Golden Globe, dhe këto janë fotot e disa…

Read More

Mercedes dhe BMW kanë qenë rivalë në tregun e makinave luksoze për dekada. Të dy automobilistët kanë ndërtuar një reputacion duke ofruar makina të klasit botëror me vëmendje në detaje. Mund të jetë sfiduese marrja e një vendimi se cili nga prodhuesit e makinave është më i mirë pasi makinat ofrojnë pothuajse me karakteristika të ngjashme. Buxheti juaj do të jetë një faktor kryesor përcaktues, si dhe karakteristika teknologjike si ajo hibride dhe efikasiteti i karburantit. Dallimet kryesore midis BMW dhe Mercedes Bavarian Motor Works prodhon BMW ndërsa Daimler AG prodhon Mercedes. BMW prodhon makina luksoze, SUV, makina sportive, serinë…

Read More

Një foshnje 14 muajshe është shpëtuar në Klinikën e Otorinolaringologjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët e ORL-së, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Anesteziologjisë e Reanimacionit dhe Klinikës së Pediatrisë, arritën që pas disa përpjekjesh të shpëtojnë fëmijën 14 muajsh, të cilit i kishin mbetur copëza kikiriku në fyt.

Read More

Partneri i këngëtares së njohur shqiptare, Tuna, Patris Berisha publikon rrallëherë momente nga jeta e tij private në rrjetet sociale. Së fundmi ai ka ndarë një foto pranë djalit të tij, Tian, ku duken të dy mjaft të qeshur. Siç duket familja ka zgjedhur të pushojë këtë fillim viti në një destinacion me borë. Në foton e publikuar ajo çfarë bie në sy tjetër është ngjashmëria e madhe e Tian me Berishën dhe buzëqeshja thuajse identike. Me siguri kjo duhet të jetë koha më e bukur e familjes, e cila është duke shijuar pushimet dimërore pranë njëri-tjetrit. Kujtojmë se Tuna…

Read More

Makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja u dhunua nga persona ende të paidentifikuar gjatë natës së ndërrimit të viteve. Analisti deklaroi se ky është akt vandal dhe një sulm i qëllimshëm. “Di që u ktheva nga Italia më 1 në darkë dhe e gjeta makinën të dëmtuar mbrapa rëndë, thyer xhamat, që dukej e qëllimshme se nuk kishte ndonjë vjedhje. Ishte një akt vandal, akt urrejtje nga dikush”, tha Lubonja në rubrikën “Opinion”. Ky ishte sulmi i dytë që iu bë analistit Lubonja brenda disa muajsh. Në korrik të vitit 2018, ai tha se makina e tij u sulmua…

Read More

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje të reja në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e djeshme në Tropojë ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Guxim Gjuriqi. Sipas Hoxhës, vrasja e 47-vjeçarit është vazhdën e serisë së vrasjeve që lidhen me historitë e vjetra të fisit të Haklajve. Ai i bën thirrje policisë që të zbardhë ngjarjen sa më parë pasi rrezikon që të kthehet në një zinxhir vrasjesh si në 1999-2000. “Vërtet janë ngjarje që kanë ndodhur në shekullin e kaluar, por pikërisht në datën 5 janar 1998 është vrasja që ka nxjerrë nga shinat Fatmir Haklaj, u vra…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vendosur afat kohor prej 48 orësh për Albin Kurtin, që ky i fundit të bëjë propozimin për kryeministër Përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV ka shkruar se sot ishte në takimin Thaçi – Kurti, nga ku shton se nuk ka pasur asnjë afat kohor të caktuar nga presidenti. Ai thotë se ky kufizim nuk ka bazë kushtetuese.Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit. “Mund të them që…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga grabitja me dhunë e ditës së djeshme në Memaliaj, ku maskat bënë për spital të moshuarin Hiqmet Ramadani dhe i morën 12 milionë lekë. Tre prej personave të arrestuar, të cilët dyshohet se janë autorët e ngjarjes së rëndë janë: Erald Allushi, 23 vjeç, Armando Reka, 22 vjeç, Fatjon Resuli, 28 vjeç Të tre këta persona janë banues në Shijak, ndërsa shtetasi Vilson Suti është shpallur në kërkim. Ngjarja e rëndë ndodhi një ditë më parë, ku autorët hynë në banesën e të moshuarve të maskuar dhe të armatosur dhe dhunuan të zotin e…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë ditën e mërkurë krerët e partive aleate, ku në fokus do të jetë aksioni opozitar dhe Reforma Zgjedhore. Gazetari i Report Tv, Elis Memelli raporton se takimi do të zhvillillohet në selinë blu, në mbledhjen e tyre të parë pas festave të fundvitit. Ndërkohë, ditën e sotme, kryedemokrati ka zhvilluar një takim me grupin për reformën zgjedhore, ku mësohet se Partia Demokratike do të sjellë së shpejti publike propozimet e veta.

Read More

Ish-bashkëshorti i parë i këngëtares shqiptare, Anna Oxa-s, është ndarë nga jeta pak ditë më parë. Franco Ciani, këngëtar dhe producent, kreu vetëvrasje në moshën 62-vjeçare. Sipas “Il Corriere della Sera”, ai u vetëvra në dhomën e një hoteli në Fidenza më 2 janar, për arsye të borxheve të tij të shumta. Para se të vdiste, ai e kishte ‘paralajmëruar’ vetëvrasjen duke postuar në llogarinë e tij në Instagram imazhin e një ëngjëlli. Ciani ishte autor i këngës së famshme “Ti lascero”, këngë e cila e kënduar nga Anna Oxa, fitoi “Festivalin e Sanremo-s” në vitin 1989.

Read More