Monedha e përbashkët europiane e ka nisur këtë vit duke fituar pikë ndaj lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.97 lekë, apo rreth 0.20 pikë më shumë. Leku ka humbur pikë ndaj shportës kryesore të monedhave në vend. Kështu dollari amerikan u këmbye gjatë ditës së sotme me 108.98 lekë, apo rreth 0.34 pikë më shumë se sa mbylli vitin 2019. Edhe paundi britanik fitoi terren duke u këmbyer me 0.41 pikë më shumë në kuotën e 143.4 lekëve. Për sa i përket frangës zvicerane ajo u këmbye me 112.5 lekë,…
Author: tirana
Instituti i Shëndetit Publik vjen me një apel për qytetarët, në këto ditë të ftohta, ku si pasojë e temperaturave të ulta ka pasur shumë raste virozësh që janë paraqitur në spital. Sipas ekspertëve në Europë dhe Rajon po qarkullon virusi i A/H1, ndërsa këshillojnë qytetarët shqiptarë që të tregojnë kujdes me rutinën e përditshme për t’ju shmangur rrezikut nga gripi. “Për #NjëDimërPaViruse Sipas Institutit të Shëndetit Publik është evidentuar qarkullimi i gripit në vendin tonë. Aktualisht qarkullon virusi A/H1 i cili gjithashtu qarkullon në gjithë shtetet e Europës dhe të rajonit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik këshillojnë të…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) vendos të mos pranojë kërkesën e Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) për pushimin e çështjes të gjyqtarëve që ndryshuan vendimin për Dritan Dajtin nga burgim i përjetshëm në 25 vite burg për vrasjes e 4 policëve në Durrës. Gjyqtarja Miljana Muca i kërkoi SPAK të rihetojë tre gjyqtarët e Apelit që i pranuan gjykimin e shkurtuar Dritan Dajtit. Për gjyqtarin në Gjykatën e Apelit në Vlorë, Skënder Damini, Petrit Aliajn gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Vlorës, dhe Aleks Nikolla gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër, ka nisur procedimi për…
Kremlini bëri të ditur se kacelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar ftesën e presidentit rus, Vladimir Putin, për të vizituar Rusinë më 11 janar. Shërbimi për media i Putinit tha se ky i fundit dhe Merkel do të diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme, e cila është thelluar prejse një sulm i SHBA-së ka vrarë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, më 3 janar. Kremlini tha se dy liderët do të bisedojnë edhe për situatën në Siri, Libi dhe Ukrainë. Zyra e Merkelit po ashtu konfirmoi se kancelarja gjermane planifikon të vizitojë Rusinë më 11 janar dhe…
Kjo është hera e dytë që makina e analistit të njohur, Fatos Lubonja, dëmtohet. Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë ditëve të ndërrimit të viteve automjetin e Lubonjës. Makina e Lubonjës ishte parkuar në zonën e qendrës pranë banesës së tij. Mësohet se ky automjet është goditur me mjete të forta, duke e dëmtuar rëndë, gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, ndërkohë që Policia konfirmon se në datë 2 janar të vitit 2020, analisti ka bërë një kallëzim penal për këtë ngjarje të rëndë. I pyetur nga Panorama.al, analisti Fatos Lubonja ka konfirmuar dhunimin e makinës së tij. Ai…
Historia e trishtë e një babai i cili po rrit i vetëm 2 fëmijët e tij është trajtuar sot në studion e emisionit “Me zemër të hapur”. Pas divorcit nga e shoqja gjykata vendosi që vajza dhe djali të ishin në kujdestarinë e nënës, por menjëherë pas ndarjes ajo u largua jashtë vendit dhe fëmijët mbetën vetëm. I detyruar, ai si baba ka shkuar i ka marrë dhe prej më shumë se 1 viti po kujdeset vetë për ta. Ai rrëfen se gjendet në kushte shumë të vështira, nuk mund të lëvizi në një vend tjetër për shkak se nuk…
Ollga Belloshaj është një grua heroinë, e cila prej 7 vitesh rrit e vetme mbesën e saj. Ajo është 60 vjeç, por i është bërë nënë mbesës së saj, ndërkohë që e ëma biologjike e ka braktisur në shinat e trenit. Ajo ka treguar se djali i saj është martuar me mblesëri para 8 vitesh, por nusja nuk ka dashur të bëjë celebrim me burrin e saj. Nga kjo marrëdhënie erdhi në jetë një vogëlushe. Mosmarrëveshjet e shumta mes çiftit bënë që martesa të mos funksiononte. Ajo u largua nga shtëpia e burrit dhe nuk u kthye më. Sipas Ollgës,…
Veliaj: “Është koha të fokusohemi tek puna dhe ta çojmë Tiranën përpara; Brenda vitit do të kemi edhe terminalin juglindor” 100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri. Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, Bashkia e Tiranës ka zhvendosur terminalin autobusëve të jugut dhe veriut, nga zona e njohur si ish- Dogana tek terminali provizor pranë kthesës së Kamzës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen për ndërtimin e terminalit, që do të jetë në shërbim të automjeteve për…
Vajza sipërmarrëse që i ka rrëmbyer zemrën ish-banorit të Big Brother, Arbër Çepanit quhet Evi Gjikura. Ashtu sikurse vetë Arbri deklaroi në emisionin “Mos i fol shoferit”, Evi nuk është një emër i njohur në botën e showbiz-it. Me një shikim të shpejtë ne rrjete sociale, shikojmë profilin e sipërmarrëses në fushën e turizmit, që me sa duket prej kohësh ka krijuar një lidhje me ish-banorin e BB, Arbër Çepani. Në profilin e saj nuk mungojnë as fotot me Arbrin, ku ndër të tjera dallohen dhe komente romantike të lëna nga moderatori dhe ish-banori i Big Brother. “Sa me fat…
Dita e sotme 6 Janar, simbolizon ditën e ‘Ujit të Bekuar’, ku besimtarët ortodoksë mblidhen për të festuar dhe sipas traditës të rinjtë garojnë për të kapur kryqin që hidhet në lum nga një prift. Ceremoninë e hedhjes së Kryqit të shenjtë në lumë, zanafilla e lidh me pagëzimin e Jezusit nga Gjon Pagëzoi në lumin Jordan. Në Pogradec pavarësisht temperaturave tepër të ulëta, një grup prej 8 djemsh të rinj janë futur në liqen për të nxjerrë kryqin e hedhur nga prifti ortodoks. Ky ritual është bërë një traditë e përvjetshme për besimtarët e krishterë në kuadër të festës…
Morrat janë insekte të vogla që jetojnë në lëkurën e kokës së njeriut dhe që transmetohen përmes kontaktit të ngushtë nga një person tek tjetri. Jetojnë në flokë ose rastësisht në vetull dhe qerpik. Morrat e kokës për të cilët do të flasim në këtë artikull, përqendrohen kryesisht në majë të kokës dhe pas veshit. Vezët e vogla (thërrizat) duken si zbokth mes flokëve, por me ndryshimin kryesore që në vend që të bien lehtë nga floku mbeten të kapura fort pas tyre. Habitati i tyre natyral është lëkura, sidomos ajo e kokës ku ngrohtësia, lagështira dhe errësira është një…
“Inshallah” që do të thotë “në dashtë Allahu”, i është shtuar fjalorit Duden të Gjermanisë. Në renditjen e re, fjala është shkruar si “inschallah”, duke theksuar se është një term i përdorur në botën myslimane kur i referohet së ardhmes. Nuk dihet nëse fjala do të printohet ose jo në botimin më të ri të fjalorit, por kjo nuk është hera e parë që fjalët nga bota myslimane kanë hyrë në fjalorin gjerman vitet e fundit. “Oha” e përdorur zakonisht nga turqit ia doli të futet në fjalorin gjerman, pasi ka fituar popullaritet si shprehje e habisë ose befasisë. Gjermania,…