Një alergji ushqimore është kuadri klinik që vjen nga një reagim i gabuar i sistemit imunitar drejt një apo më shumë molekulave (alergjenëve) që përmbajnë ushqimet; kur një qelizë imunitare lidhet me një alergjen ushqimor ndodh një reaksion që provokon simptomat klasike të alergjisë. Nga ndryshon nga intoleranca ushqimore? Ndërëkohë intolerancat ushqimor ejanë reaksione drejt një apo më shumë ushqimeve jo të lidhura me sistemin imunitar.në këtë rast simptomat janë në përgjithësi intestinale, dhe shmë më pak në mënyrë propocionale me sasinë e ushqimit të konsumuar. NDJESHMËRIA NDAJ ALERGJENËVE Pjesa më e madhe e alergjenëve ushqimore shkaktojnë reaksione edhe pas…
Author: tirana
Policia ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, të cilët transportonin 9 shtetas algjerianë. Në pranga u vunë shtetasit A. A., 30 vjeç, banues në fshatin Vrakë dhe F. H., 45 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe. “Arrestimi i tyre u bë, pasi në afërsi të PKK Hani i Hotit u kapën teksa me mjetet e tyre po transportonin 9 shtetas të huaj algjerianë dhe tunizianë, me destinacion Malin e Zi dhe pastaj vendet e BE-së”, sqaron policia. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për…
Ndërrimi i viteve në vendin tonë nuk do të vijë as me reshje shiu dhe as me reshje bore. Mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare pritet të dominojë javën e ardhshme. Më 31 dhjetor Sherbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon ulje të ndjeshme të temperatuarave. Në disa prej qyteteve të vendit termometri do të zbresë në minus ndërsa përgjatë luginave në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes parashikohet të bie mjegulla. Era përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Më e fortë ajo pritet të jetë në zonat bregdetare, luginën e Drinit dhe Alpe. Masat ajrore të ftohta parashikohet të sjellin…
Një i penduar shqiptar, ish pjesë e Ndrangheta, në zonën e Viterbos në Itali ka treguar për autoritetet paktin mes organizatave mafioze për ndarjes e zonave të qytetit me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Sokol Dervishi ka thënë se plani mafioz nuk u arrit të vihej në jetë falë ndërhyrjes së karabinierëve. Shqiptari në disa raste ka zbuluar sekretet, prapaskenat dhe organigramën e grupeve mafioze. Dervishi ka qenë i besuar i kreut të organizatës Ndragheta. Ai Sipas tij, ka patur një akord mes bosit të Ndraghetas në Viterbo dhe një organizate shqiptare që drejtohej nga Ismail Rebeshi. Dy organizatat ndihmonin…
Bashkë me djalin rreth të 20-tave, Lulzim Spahiu, nga fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës ishin zgjuar sot herët në mëngjes. Misioni i tyre kishte qenë që të arrijnë para orës 07:00 të mëngjesit për në Novobërd. Me kamionin pas të cilin i kishin ngarkuar disa gjedhë kishin marrë rrugë për në këtë qytezë. Qëllimi ishte që t’i shisnin lopët në kohën e festave kur kosovarët i blejnë më së shumti ato. Por rruga deri atje, doli të jetë tragjike për Lulzimin. Gjatë rrugës, saktësisht në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit, Spahiu me kamionin e tij u aksidentua me një…
Kolonja, deodoranti, parfumi, spërkatësi i trupit të gjithë në bazë të preferencave kanë përdorim të gjerë në ditët tona. Marketingu dhe prezantimi i produkteve po bëhen jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe vëmendja kryesore shkon te shishet më shumë se te vetë aroma. Por cili është përfundimi që vjen nga një shishe e bukur kur nuk përmban atë që ne presim? më poshtë keni 9 mënyra se si të dallojmë nëse parfumet janë origjinal apo fallco. Kontrollo amballazhin Zakonisht version origjinal ka një amballazh të hollë plasitk. Ngjitje e përsosur Ngjitja e plastikës së hollë është bërë në mënyrë perfekte pa rrudha.…
Pas datës 13 Janar, avionët e kompanisë së fluturimeve “Fly Ernest”, nuk do të ngrihen më në qiell për të fluturuar. Në motivacionin për pezullimin e kontratës, Aviacioni Civil Italian shpjegon se kjo kompani fluturimesh vononte fluturimet për pasagjerët si dhe ngatërronte destinacionin e tyre pa i dhënë në këmbim asnjë lloj dëmshmërblimi financiar dhe pa garantuar mbërritjet e tyre në destinacionin e prenotuar. Kjo ka bërë që qytetarë të shumtë të mbeten në aeroporte për ditë të tëra, duke humbur prenotimet, por edhe takime të rëndësishme pune.Ndonëse licenca e tyre është pezulluar prej ditës së sotme, avionët e “Fly Ernest”…
Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të fortë në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit. Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit. Sipas studimeve të cilave konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Ndaj nëse dëshironi të jetoni gjatë e të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht. Ngrënia E Mishit Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies…
Dimri i vërtetë sapo ka mbërritur! Java e ardhshme do të sjellë rënie drastike temperaturash dhe erë të fortë, thuajse në të gjithë vendin. Ky është parashikimi më i fundit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili paralajmëron edhe shoferët, pasi do të ketë ngrica në rrugë, në pjesën më të madhe të vendit. Parashikimi: Java e ardhshme, do të dominohet nga mot i kthjellët me vranësira kalimtare. Përgjatë luginave, do të shfaqet mjegulla lokale në orët e mëngjesit e të mbrëmjes. Era, përgjithësisht do të ketë drejtim nga verilindja. Përkohësisht gjatë këtyre ditëve, do të fitojë shpejtësi. Zonat me erë…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pas kërcënimit të kandidatit për deputet të partisë NISMA, Haxhi Hoti, i cili i kërkonte të largohej nga Kosova, pasi mund të vritej. Përmes një mesazhi në “Facebook”, Albin Kurti shkruan se do të ishte mirë që Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri me familjen e tij në shtëpinë e tij. “Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Oswald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do…
Tërmeti që preku Shqipërinë më 26 nëntor la shumë pasoja, 51 viktima, qindra të plagosur dhe me mijëra familje të prekura, por po aq i madh ishte dhe sensibilizimi. Të gjithë u bënë bashkë duke kontribuar në çdo formë për familjet e prekura, përjashtim nuk bëri as bota e futbollit, një sensibilizim i cili vijon të jetë ende prezent. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se më 10 janar, yjet e historikë të Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Turqisë do të zbresin në stadiumin e ri kombëtar për të zhvilluar një miqësore bamirësi për familjet e prekura nga tërmeti: Termeti Yjet…
Besojmë se nuk ka familje shqiptare që nuk ka ilaçe në shtëpi e disa prej tyre mos t’i kemi në frigorifer me idenë se po i ruajmë siç duhet. Në çdo rast, të gjithë duhet të dinë rregullat kryesore për ruajtjen e tyre, pasi shpesh gabojmë me sukses. Disa medikamente duhet të ruhen në temperatura të ulëta dhe frigoriferi është vendi më i mirë për këtë. Megjithatë, dyert nuk janë alternativa më e mirë. Temperatura e dyerve është disa gradë më e lartë dhe luhatet sepse ato hapen aq shpesh. Pra, është më mirë nëse krijoni një vend të veçantë…