Demi Do jeni shumë intuitivë gjatë kësaj dite dhe do e kaloni më lehtë çdo pengesë që do ju dalë. Nëse keni një lidhje do i kaloni një e nga një të gjitha vështirësitë që ju kishin ndarë nga partneri dhe do jeni shumë më optimistë për të ardhmen. Ju beqarët nuk do keni asnjë lloj kompleksi dhe do joshni ashtu si do e mendoni më të arsyeshme. Çdo gjë do ju ecë edhe më mirë nga sa e kishit menduar. Në punë do jeni më dinamikë dhe keni për të pasur sukses të garantuar në çdo fushë që të…
Author: tirana
Dritat festive, ornamentet e vendosura në të gjitha hapësirat publike të qytetit antik të Beratit, e kanë zbukuruar qytetin në prag të festave të fundvitit, duke i dhënë një dimension kontrastual, po aq sa edhe magjik njëkohësisht. Një shkrirje e arkaikes me modernen, duke shpërfaqur një oaz paqeje si ansjëherë më parë. Në Berat, rrugët janë mbuluar nga dekori që në fillim të dhjetorit, ndonëse përgatitje nga ekipet e Bashkisë së Beratit kanë nisur shumë më herët. Dritat e vendosura përgjatë pedanales së qytetit e kanë ndezur atmosferën festive më herët këtë vit në qytet. Pema simbol e festës është…
Pasi mësuan lajmin e kobshëm për vdekjen e vajzës së tyre, Brunilda Sadushi, e cila u gjet dje e vrarë dhe e djegur në një pyll të Francës, familjarët nga Berati apelojnë për ndihmë. Fatime Kovaçi, 56-vjeçe, nëna e Brunildës, tregon mes lotësh se si e mësoi lajmin e hidhur. Ajo tregon se ishte një telefonatë që i erdhi në mbrëmje nga bashkëjetuesi i vajzës, njëkohësisht edhe babai i djalit 3-vjeçar Leonardos, i cili i tha se vajza është gjetur e vdekur dhe se familja duhet të shkojë për të tërhequr kufomën brenda një jave, pasi në të kundërt shteti…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik, në afërsi të kompleksit sportiv. Një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Drejtuesi i biçikletës është përplasur në pjesën e përparme të autoveturës dhe ka përfunduar jashtë rruge. Sipas burimeve nga vendngjarja, biçikleta i ka ndërprerë rrugën autoveturës. I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij…
Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi dje një buxhet prej 3,07 miliardë dollarësh për vitin 2020, që përfshin për herë të parë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, kreditë e përbashkëta për Mekanizmin e Hetimit për krimet e kryera në Siri. Ky buxhet, tashmë i përvitshëm, pasi për shumë kohë ka qenë çdo dy vjet, përfaqëson një rritje të lehtë në raport me atë të vitit 2019 që ka qenë 2,9 miliardë dollarë. “Rritja ka ardhur për shkak të misioneve shtesë të atribuara për sekretariatin e OKB-së, inflacionit dhe rregullimit të kursit të këmbimit”, sipas diplomatëve. Bëhet fjalë për misionin e vëzhgimit…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga moti i qëndrueshëm por edhe i acartë njëkohësisht. Dielli do të mbizotërojë përgjatë gjithë ditës duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Temperaturat e mëngjesit pritet të arrijnë në zonat malore -6ºC, në ato të ulta -5ºC dhe ato bregdetare 2ºC. Në vlerat e mesditës tempeaturat pritet të arrijnë vlerat 3ºC në zonat malore, 10ºC në ato të ulta dhe 11ºC në ato bregdetare.
Nëse ky artikull do të ishte një video TikTok, ajo do të kishte përfunduar tashmë dhe ju do të ishit duke qeshur, shkruan The Economist. Videot 15-sekondëshe janë edhe ato më të preferuarat në mesin e adoleshentëve. Ky aplikacion u shkarkua më shumë se 750 milionë herë në 12 muajt e fundit, më shumë se Facebook, i kombinuar së bashku me Instagram dhe WhatsApp. Duke lënë mënjanë argëtimin që këto video ofrojnë, TikTok ngre disa pyetje serioze, në lidhje me gjeopolitikën e të dhënave dhe me rreziqet e informacionit në internet dhe mbi të gjitha se kush i shikon më…
E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” në RTV Ora, Grida Duma ka treguar se si i kujtoj ajo festat gjatë fëmijërisë. Duma shprehet si dikur bënte shumë punë nga mëngjesi në darkë. Rudina Dembacaj: Çfarë të kujtohet më shumë nga festat e fëmijërisë? Grida Duma: Më kujtohet sa shumë punë shtëpie bënim (qesh). Tmerr ka qenë. Jam rritur në shtëpi private, do shkojë një herë tek taraca, pastaj janë veglat e oborrit, pastaj ke mbajtur ndonjë qen, mace, pulë, pastaj oborri, pastaj në 8 të darkës futeshe brenda pasi kishe mbaruar pastrim. Unë thelbësisht mbaj mend vetëm 1 apo 2…
Në ditën e Zlatan Ibrahimoviçit, një tjetër lajm ka shkundur ambientin rreth Milanit. Pas atij të merkatos, tifozët kanë marrë lajme pozitive edhe nga tregu i investimeve. Milani mund të ndryshojë përsëri pronarë dhe nga amerikan, mund të marrë pasaportën franceze. E gjitha kjo sepse, siç dihet, “Djalli” ka përfunduar në shënjestrën e sipërmarrësit Bernard Arno. 72 vjeç dhe me një pasuri që i kalon 11 biliardë dollarët, ai është në krye të “Louis Vuitton Grup”, një kompani që ka nën pronësi mbi 70 marka të njohura e jo vetëm në fushën e modës. Sipas “La Reppubblica”, manjati francez, disa…
Anteo, 13 vjeçari nga Thumana me aftësi ndryshe që i shpëtoi mrekullisht tërmetit të 26 nëntorit, pasi shtëpia e tij u shemb, është strehuar në një prej hoteleve të Shëngjinit dhe vazhdon jetën normalisht. E gjithë familja e Anteos është strehuar në Shëngjin, ndërsa ai vet ndjek atje shkollën ku siç thotë mamaja e tij, ai është nxënës i shkëlqyer e me të gjitha notat 10-ta. I vizituar sot nga stafi i Ramës, vogëlushi ka kërkuar si dhuratë për festa një aparat celular iphone 11, dhuratë e cila është marrë përsipër të realizohet nga stafi i kryeministrit para Vitit të…
Gjykata e Elbasanit ka liruar nga burgu Vioktor Ymerin, të konsideruar si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë. Sipas “Balkanweb” vendimi është dhënë nga gjyqtarja Enkeleda Kapedani. Burime pranë Drejtorisë së Burgjeve kanë konfirmuar për “News 24” se Ymeri ka lënë qelinë gjatë ditës së sotme. Mësohet se Prokuroria e Elbasanit do ta apelojë vendimin. Prokuroria thotë se gjykata ka zbatuar gabim ligjin, pasi ka llogaritur si ditë dënimi ditët e punës së kryera në burg. Ymeri është liruar në kushtet kur vendimi tjetër gjyqësor që pranon si ditë burgu ditët e punës është ankimuar dhe Gjykata e Apelit…
Viti 2019 do të hyj në historinë e politikës, si viti që ndëshkoi atentatorët e sistemit politik mbi të cilin është ngritur Republika jonë. Dy ngjarje të mëdha, të pazakonta në historinë e politikës shqiptare, tentuan të hedhin në erë Republikën, duke djegur mandatet e parlamentit dhe duke bojkotuar zgjedhjet lokale, në të njëjtën kohë, me shpresë se vendi do shkonte drejt përplasjes civile dhe pushteti do të dorëzohej. Mbijetesa e Republikës përballë Revolucionit blu të pranverës, është një ngjarje që do të ketë ndikim të gjatë në historinë e politikës shqiptare si leksion i hidhur, por dhe si kapitullim…