Author: tirana

Kryebashkiaku i Tiranës ka postuar në rrjetin social Facebook transformimin e bërë në konviktet e Qytetit Studenti, Universitetit Bujqësor si edhe ato të Fakultetit të Mjekësisë ku sipas tij para 2015 hapësirat e këtyre godinave kanë qenë të zaptuara nga ndërtimet pa leje. Veliaj shprehet se 7 konvikte në Qytetin Studenti janë ndërtuar nga e para, 4 janë rikonstruktuar si edhe 14 të tjera janë në punë e sipër me mbështetjen e KfW. Ai shton se 8 konvikte të reja janë ndërtuar për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, 2 konvikte të reja për studentët e Fakultetit të Mjekësisë dhe…

Read More

Shqipëria po fiton popullaritet vit pas viti në mesin e turistëve austriakë – falë bregdetit të bukur, natyrës së mrekullueshme dhe klimës autentike ballkanike, shkruan Iwona Kołczańska në edicionin gjerman të revistës globale “DailyWrap”. Shqipëria ka qenë destinacioni kryesor i viteve të fundit, duke zgjeruar vazhdimisht ofertat e saj. Në vitin 2024, Shqipëria u rendit e shtata ndër vendet më të njohura për udhëtime ndërkombëtare. Një vit më parë, ajo ishte në vendin e tetë pas Qipros. Në vitin 2024, Shqipëria kapërceu ndjeshëm këtë destinacion ishullor dhe tërhoqi më shumë turistë. Shqipëria – “Kroacia e dytë”? Falë ujërave të saj…

Read More

Kjo e enjte do të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën. Nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, në pothuajse të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë shënuar rritje, me dy gradë, krahasuar me një ditë më parë (sot 4 gradë Celsius). Gjatë ditës temperatura maksimale pritet të arrijë në 22 gradë Celsius. Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Read More

Është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare, një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar, Margarita Xhepa. Aktorja u lind më 2 prill, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër. Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj. Në…

Read More

DASHI Hëna tek Binjakët favorizon komunikimin dhe ndërveprimin social. Është një kohë e mirë për të ndarë idetë dhe projektet me të tjerët. Megjithatë, kujdes nga impulsiviteti në marrëdhëniet romantike; përpiquni të qëndroni të qetë dhe të dëgjoni partnerin tuaj. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 3 prill 2025), mund të ndiheni veçanërisht të ekuilibruar dhe të qetë. Në dashuri, dialogu i hapur forcon lidhjet ekzistuese. Në punë, sukseset e vogla do ju shpërblejnë. Fati është në anën tuaj, duke lehtësuar disa situata. BINJAKËT Me Hënën në shenjën tuaj, energjia dhe optimizmi juaj janë shumë të larta. Është…

Read More

Vrasja kriminale e 22-vjeçares shqiptare, Iliria Sula, nga ish i dashuri i saj filipinas, ka shkaktuar një hidhërim dhe solidarizim të jashtzakonshëm tek shumë të rinj dhe reja, e veçanërisht te bashkëstudentët e të resë në Universitetin “La Sapienza”. Qindra prej tyre të përlotur dhe në heshtje, protestuan pasditen e kësaj të mërkure në oborret e universitetit Italian. Ata zhvilluan homazhe, duke vendosur lule poshtë fotos së 22-vjeçares së ndjerë. Më pas filluan duke tundur disa çelëse në duar, si thirrje në formë simbolike drejtuar shtetit për të vënë drejtësi. “E vërteta dhe drejtësia për Ilarian, një botë më e…

Read More

inistrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku, njëherësh drejtuese e PS për qarkun e Fierit, zhvilloi sot një takim në një fasoneri në Patos. Kompania e tij sipas ministres ka 140 punonjës dhe bashkëpunon me firma të njohura europiane për prodhimin e këpucëve, duke krijuar mundësi të shumta për zhvillim dhe punësim në rajon. Balluku thekson rëndësinë e kësaj sipërmarrje dhe angazhimin e Zihni Musajt për të zhvilluar ekonominë lokale. “Me njerëzit e punës Zihni Musaj prej vitesh ka ngritur dhe drejton me sukses kompaninë “Musaj-Z”, një sipërmarrje fasonerie, me 140 punonjës, nga Patosi dhe zona përreth. Tani është koha…

Read More

Kryetari i grupit parlamentar në PD, Gazment Bardhi zhvilloi një takim me pensionistët në Lushnjë. Gjatë takimit ai tha se me ardhjen në pushtet të PD-së nuk do të ketë asnjë pension nën 200 euro. ”Reformim të listës së barnave sipas nevojës së pensionistëve. Siguri për ilaçet me vendosjen e standardeve më të larta të BE-së. Jemi gati për të bërë më të mirën për prindrit tanë”. Postimi i plotë Sa herë takohem me pensionistët, janë dy çështje që gjithmonë janë në përkeqësim: pensionet dhe ilaçet. Me çmimet në stratosferë, pensionet nuk dalin për asgjë. Në një pjesë të madhe,…

Read More

Një nga parashikimet e frikshme të Baba Vangës fatkeqësisht ka ndodhur! Tërmeti shkatërrues në Azinë Juglindore, një profeci që rezultoi e vërtetë, duke u marrë jetën rreth 2700 personave. Legjenda bullgare ka “goditur” në shenjë me disa parashikime, si ai për vdekjen e Princeshë Diana-s apo fenomene si ngrohja globale e përmbytjet. E quajtur ndryshe “Nostadramus i Ballkanit”, Baba Vanga thuhet se 85% e vizioneve të saj i ka pasur të sakta. Për 2025-ën, ka parashikuar se do ketë një konflikt në Europë që do pasohet me një luftë të re mes 2 shteteve. Ndërsa për vitin që vjen, ajo…

Read More

Sipas medias ”Politico”, Trump u ka thënë njerëzve në rrethin e tij të ngushtë se Elon Musk së shpejti do të japë dorëheqjen nga posti i tij në qeverinë amerikane. Sipas raportit, Musk do të japë dorëheqjen në javët e ardhshme si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, i cili u formua me qëllim të shkurtimit drastik të shpenzimeve qeveritare. Trump mbetet i kënaqur me iniciativën e Musk dhe Doge, por ata kanë vendosur bashkërisht ditët e fundit se së shpejti do të vijë koha që Musk të kthehet në bizneset e tij dhe të marrë një rol mbështetës,…

Read More

Moderatorja dhe ish-banorja e ”BBVA4”, Valbona Mhilli bëri një analizë më të hollësishme rreth strategjisë së saj brenda shtëpisë, lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin për situatat më të spikatura. Në lidhje me mbështetjen nga fansat e saj dhe faktin që dy prej tyre madje i kanë kushtuar edhe një këngë, Valbona u shpreh: ”Tani jam e sigurt që janë duke më ndjekur sepse që mbrëmë që kemi postuar që do të isha këtu. Po si nuk flejnë kurrë ata? Nuk flejnë. I shikoj gjatë gjithë kohës që janë shumë aktiv, më shkruajnë, merrem me çdo detaj. Janë…

Read More

Banorët e Lenies në bashkinë e Gramshit dolën në protestë. Kjo për shkak të gjendjes së amortizuar të rrugës e cila sipas tyre është bërë e pakalueshme. Për ta rruga është dëmtuar nga një kompani që po punon për ndërtimin e tre hidrocentraleve në zonën e Grabovës së Sipërme. Këto hidrocentrale shfrytëzojnë ujin e të gjithë zonës, por banorët kanë kritikuar se kompania që po zhvillon këto projekte nuk ka bërë asnjë investim në infrastrukturën e zonës. Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është rikonstruksioni i rrugës, pasi ajo është dëmtuar ndjeshëm nga kamionët e kompanisë. Banorët thanë se protestën…

Read More