Author: tirana

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas do të vijë në Tiranë më datë 8 Prill. Ajo do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Kjo do të jetë vizita e saj e parë që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë e për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë. Kallas do të vizitojë edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Read More

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra nga ish i dashuri, dhe trupi i pajetë u gjet në një valixhe. Ish i dashuri i saj filipinez, Mark Samson thotë se e vrau në shtëpinë e tij dhe në një kohë kur prindërit e tij ndodheshin aty. 23-vjeçari i ka orientuar hetuesit drejt valixhes ku kishte vendosur trupin e pajetë të 22-vjeçares. Ai tha në polici se Ilarian e kishte goditur disa herë me thikë në banesën e tij që ndodhet në Via Homs. Samson më pas ka zbuluar se kufomën e ka futur në një makinë për ta transportuar drejt pyllin…

Read More

Kryeministri Edi Rama thotë se brenda kësaj dekade paga mesatare e mësuesve do të jetë 1,250 euro. Në fjalën e tij në një takim në shkollën “Besnik Sykja” në Tiranë, Rama foli edhe për rritjen e pagave të mësuesve. Për të pagat janë rritur në mënyrë të vazhdueshme. ”Fakti është që sot paga mesatare e mësuesve është 950 euro”, tha Rama. Kryeministri shtoi edhe se është shumë më shumë se ç’ka qenë, është një pagë dinjitoze në vendin tonë, por nuk mjafton. Rama tha se nuk mjafton për më tepër po të kemi parasysh vështirësinë e punës së mësuesve. ”Vështirësia…

Read More

E ngarkuara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi, ku ka shprehur urimet e saj për rolin e ri të Kryepeshkopit në udhëheqjen e Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë. VanHorn dhe Kryepeshkopi Pelushi sipas njoftimit të Ambasadës, kanë diskutuar mbi rolin jetik të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe mbi rëndësinë e ruajtjes dhe forcimit të harmonisë ndërfetare, një histori e pasur që ka karakterizuar vendin për shumë vite. ”E Ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, është takuar sot me me…

Read More

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ekspertët thonë se ka rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve. “Identifikimi i shenjave të hershme janë të dallueshme që në dy vitet e para të jetës. Sa më herët të fillojë identifikimi i shqetësimeve, aq më herët ndërhyrja, aq më herët kapërcehet dhe pragu i vështirësive”, shprehet koordinatorja e Qendrës Rajonale për Autizmin, Juliana Esaj. Cilat janë simptomat që duhet të bëjnë prindërit t’u drejtohen ekspertëve. “E folura është elementi më dallues. Duke qenë se folura vjen dhe çik më herët dhe prindërit presin që të imitojnë. Pjesa tjetër është pjesa e ndarjes…

Read More

Portat e Durana Tech Park, hapësira që do të bëhet epiqendra e rritjes së sipërmarrjeve, zhvillimit teknologjik dhe ekonomik të rajonit, u hapën sot me dhënien e certifikatave për rezidentët e parë të saj. Kryeministri Edi Rama deklaroi se certifikimi i rezidentëve të parë në Durana, është produkti i parë konkret i një vizioni që dukej utopik. ”Kemi një produkt të parë, konkret të një vizioni që dukej utopik kur ne nisëm realizimin e tij. Ashtu siç dukej utopik edhe qëllimi ynë për të bërë Shqipërinë lider në shërbimet publike elektronike, gjë që sot është fakt. Ashtu si dukej utopik…

Read More

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet e dosjes “SASPAC” për ish-ministrin Ilir Beqaj, si dhe 10 të tjerëve, të akuzuar për 6 vepra penale. SPAK konfirmon se hetimet janë përfunduar dhe kërkon gjykimin nga GJKKO të 11 të pandehurve për fondet e SASPAC. “Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë”, thuhet në njoftim. Njoftimi i SPAK: Të pandehurit janë: Ilir Beqaj-I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të…

Read More

Protesta e 2 prillit të vitit 1991 kundër regjimit komunist që përfundoi me 4 viktima në Shkodër. Kjo për Berishën duhet të jetë burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët për zgjedhjet e 11 majit. “Ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj. Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj”. 11 majin e sheh jo si një ditë të zakonshme për zgjedhjet parlamentare, por një datë historike që sipas tij duhet të ndajë epokat. “11 Maji është dita që…

Read More

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta: -114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë; -1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit; -5,225 është numri i qendrave të votimit. Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori: -Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit; -Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit. “Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës…

Read More

Është zbardhur raporti i SPAK-ut për vitin 2024 të depozituar në Kuvend. Janë 10 problematike të ngritura nga SPAK. Në krye renditet presionet që SPAK thotë se kanë pasur nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatik. Po ashtu, ndër pikat e rëndësishme që kërkojnë adresim sipas SPAK është edhe qartësimi i kuadrit ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre 5-vjeçar. Pjesë nga raporti i SPAK Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur disa problematika, që i ka hasur në punën e saj, të cilat përkthehen në propozime të mundshme për të kryer ndryshimet…

Read More

Enkelejd Alibeaj, drejtues i partisë ”Djathtas 1912”, pjesë e koalicionit ”Djathtas për Zhvillim” ka denoncuar një postim në faqen e Kuvendit të Shqipërisë, ku bëhet fushatë për numrin 5 dhe PS. Teksa ka postuar fotografinë e kapur nga faqja e Kuvendit, Alibeaj shkruan se organi me i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve, është hedhur në fushatë. Ai vijon më tej duke shkruar se kjo fotografi që kishte postuar Kuvendi është vepër e pastër penale dhe dënohet me ligj. ”Kuvendi i Shqipërisë, bën fushatë për numrin 5? Dmth organi më i lartë që presupozohet i të gjithë shqiptarëve është…

Read More

Mbrëmë në Prime banorët e ”Big Brother Albania Vip 4” u vendosën përballë një sfide interesante dhe njëherazi sfiduese: atyre iu prezantuan disa tituj lajmesh, dhe detyra e tyre ishte të dallonin se cilët ishin të vërtetë dhe cilët jo. Një nga lajmet që shkaktoi reagime dhe debat mes tyre kishte titullin: ”Donald Trump zgjedh Shqipërinë për pushime! Kalon 3 ditë në Sazan mes luksit dhe misterit”. Në mënyrë të papritur, shumica e banorëve vendosën të anojnë nga kolltuku i së vërtetës, duke besuar se ish-presidenti amerikan kishte vizituar vërtet Shqipërinë dhe kishte kaluar disa ditë në ishullin e Sazanit.…

Read More