Ministri i brendshëm estonez dhe lideri i partisë nacionaliste Ekre, Mart Helme, i është kundërvënë kryeministres së re finlandeze Sanna Marin, duke e etiketuar si ‘shitëse’ dhe duke vënë në dyshim aftësitë e saj për të qeverisur. Presidentja estoneze Kersti Kaljulaid është detyruar të ndërhyjë dhe t’i kërkojë falje Finlandës për ndërhyrjen aspak etike të Helme. Marin, 34 vjeç, kryeministrja më e re në botë, ka thënë që është rritur në një familje jo të pasur dhe që ka punuar si arkëtare përpara se të mbaronte universitetin dhe të fillonte karrierën politike. ’Jam ekstremisht krenare për Finlandën’, ka shkruar Marin…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e kësaj të mërkure, e ka nisur me një thënie të shenjtore Nënë Tereza. Fjalët e saj Rama ka zgjedhur që t’i publikojë në ‘Facebook’ në rubrikën Fjalët e Shenjta. “Disa njerëz vijnë në jetën tënde si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim”, thuhet në shprehjen e publikuar nga kryeministri.
Avokati i Popullit ka reaguar duke shprehur shqetësim mbi ndryshimet e propozuara ligjore lidhur me shërbimet mediatike në Shqipëri, të njohur si paketa anti-shpifje. Erinda Ballanca deklaron se e gjithë përmirësimet që janë pasqyruar në projekt-ligj nga varianti i parë i paraqitur për miratim si propozim i Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në përgjithësi vlerësojmë se ka pasur mungesë të reflektimit konstruktiv. Por cilat janë shqetësimet kryesore të Avokatit të Popullit? “Procedura administrative e shqyrtimit të ankesave, e cila parashikohet në këtë propozim, nuk ofron garanci për një vendimmarrje objektive e të paanshme, në përputhje me…
Gazetarët do të zhvillojnë paraditen e sotme një protestë kundër paketës anti-shpifje të qeverisë. Protesta pritet të nisë në orën 09:30, para Parlamentit, aty ku deputetët do të zhvillojnë në orën 10:00 seancën plenare. Shoqatat e gazetarëve dhe shoqërisë civile kundërshtojnë këtë paketë me pretendimin se ajo nuk i jep zgjidhje lajmeve të rreme dhe shpifjeve, siç pretendon qeveria, por është përpjekje për të kapur median online.
Projektligji i buxhetit 2020, paketa fiskale, rivlerësimi i pasurisë, propozimi për shkarkimin nga detyra të Arben Malaj si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës së Bankë së Shqipërisë, projektligji i fiskalizimit, krijimi i ministrisë së Rindërtimit dhe emërimi në krye të saj i ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj, dekreti i presidentit për kthim për rishqyrtim të projektligjit për Korporatën e Investimeve Shqiptare si dhe projektligji i Investimeve Strategjike do të diskutohen në seancën e sotme Parlamentare. Përveç këtyre çështjeve, tema më e diskutueshme dhe e debatueshme do të jetë Paketa Anti-Shpifje e cila ka pësuar disa ndryshime por që është miratuar…
Në Shqipëri jemi mësuar që deputetët e Parlamentit shqiptar të hipin në makina luksoze dhe të shfaqen nëpër Tiranë duke bërë konkurrencë njëri me tjetrin se kush e ka mjetin më të mirë. Por kjo nuk përben një kriter për deputetin e PS-së, Besnik Bare, i cili sot pasdite është kapur nga duke udhëtuar me një autobus publik të linjës së Kristalit, raporton Gjurma.al. I pashqetësuar socialisti Bare zbret te stacioni në qendër pranë Taivanit e ku duket sikur po i drejtohet kryesisë së Kuvendit për ndonjë mbledhje të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese. Bare prej disa mandatesh është deputet i…
Episodet e dhunës në Shqipëri nuk kanë të ndalur dhe mund të ndodhin kudo, në shkollë, ambiente publike, madje edhe në mes të rrugës. Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregon momentin kur një e re dhunon një burrë të moshuar, që është me paterica. Siç shihet dhe në video, e reja e godet me shpulla dhe shkelma të moshuarin, i cili qëndron i ulur në asfalt, në mes të rrugës, duke mos bërë asnjë rezistencë.
Ishte data 30 Shtator e vitit 2003. Shoferi i Gardës Genci Sina, si çdo ditë, ishte ngarkuar të shoqëronte familjarët e Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku. “Ishte shoferi i fmamiljes së prokurorit të përgjithshëm Theodhori Sollaku, shoqëronte zonjën Zeqine Sollaku me fëmijët”, tregon Albana Sina, bashkëshorte e Gencit. Rreth orës 21 të mbrëmjes, mjeti tip Land Rover që drejtohej nga 32-vjeçari Sina me targa TR 1762 I, ndodhej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, përballë Piramidës. Një taksi afrohet paralelisht. Dikush nxjerr një pistoletë me silenciator dhe qëllon disa herë duke e lënë të vdekur në vend. Bashkëshortja e kryeprokurorit Zeqine…
Investimet kanë treguar se bëjnë sukses, madje edhe në futboll. Prova më e mirë është skuadra dhe klubi i Kukësit, aty ku në një dekadë skuadra ka pësuar ndryshime të mëdha, në inbfrastrukturë sidomos, apo në sjelljet në fushë si dhe në menaxhim e financa. Që “përkthehet” edhe me sukses dhe trofe të fituara… Safet Gjici si president te Kukësi ka bërë shumë, e madje e ka nisur me infrastrukturën, por edhe me një Kukës që gjithmonë synon trofe. Kukësi me Gjicin i ka provuar të gjithë, ndërsa këtë sezon po synon titullin kampion, për të dytën herë radhazi. Tashmë,…
Në 21 Shkurt të vitit 1999, drejtësia merr goditjen e parë serioze. Kleanthi Koçi, kryetar i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, ish – gjyqtar dhe një prej njerëzve më autoritar në jurisprudencë, bëhet viktimë e një atentati në qendër të Tiranës. Në sheshin Skënderbej, shumë pranë atij që njihet si 15-katëshi, dikush i afrohet, i thotë diçka dhe e qëllon 3 herë me pistoletë në trup. “U takuam dhe duhet të ketë qenë ora 10 apo diçka më shumë, rreth orës 10. Kur ndaheshim meqë shtëpitë i kishim po aty afër dhe u ndamë në drejtime sipas shtëpive. Pa shkuar në…
Shanset për të marrë ndonjë infeksion urinar janë të shumta. Sidomos gjatë verës, kur trupi juaj bie në kontakt me mjedise të papërshtatshme. Infeksioni urinar është më tepër i rrezikshëm për femrat. Dritare.net ka sjellë për ju disa simptoma të infeksionit urinar që patjetër duhet t’i dini, për të shmangur më tej ndonjë sëmundje edhe më të rrezikshme. 1- Djegie dhe dhimbje gjatë urinimit! Kjo është një nga shenjat më të shpeshta të infeksionit urinar. Megjithatë nuk do të thotë se ju jeni prekur përfundimisht nga infeksioni. Djegia mund të ndodhë në çdo moment. Por kur ajo përsëritet vazhdimisht, këtu…
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte në familjen Aga në kodër Vishnje, në Tiranë ku i uroi për shtëpinë e re, pasi mbetën pa banesë nga tërmeti i 21 shtatorit. Kryeministri Edi Rama ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj të cilit i kërkoi që në oborrin e shtëpisë së familjes Aga të rregullonte një kanal. Rama: Tani e ke shtëpinë edhe të shtuar edhe mund ta xhirosh këtu. Veliaj: Te oborri, te oborri. Rama: Te oborri jo, po nuk rregullove atë rrugën ti. Nuk ka, nuk lëviz. Rregullo atë kanalin aty. Veliaj: Sot do futemi…