Author: tirana

Fryrja e këmbëve shkaktohet për dy arsye kryesore. E para ka të bëjë me edemën që është akumulimi i lëngjeve në inde dhe enët e gjakut. Lëngjet akumulohen pasi keni kaluar një ditë të gjatë në këmbë. Sipas informacioneve të AgroËeb.org, kjo ndodh edhe nëse jeni mbi peshë, nëse nuk kryeni aktivitete fizike ose zemra është në vështirësi dhe tepër e dobët për të pompuar gjak. Arsyeja e dytë është inflamacioni, që irriton dhe fryn indet e këmbëve. Inflamacioni shfaqet nëse keni pësuar një frakturë ose lënduar tendinat. Fryrja e këmbëve mund të ndodhë edhe si pasojë e problemeve me…

Read More

Cristiano Ronaldo bleu banesën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Lisbonë pasi pagoi gjashtë milionë funta apo (shtatë milionë euro), për pronën që përfshin një palestër dhe pishinë shtëpie. Ky penthouse është vendosur pranë Parkut Eduardo VII, afër lagjes ku Ronaldo kaloi disa nga fillimet e tij të përulura. Ronaldo bleu banesën më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë në Lisbonë për gjashtë milionë paund Mediat lokale raportojnë se ylli i Juventusit mori banesën në kryeqytetin portugez në korrik të vitit të kaluar por lajmet për blerjen e tij janë shfaqur së fundmi. Kapiteni portugez thuhet se ka pranuar ofertat…

Read More

Situata e Elseid Hysajt te Napoli nuk do të ndryshojë dhe me afrimin e teknikut Gennaro Gattuso në ekip. Tekniku Carlo Ancelotti ishte i pari që i tregoi stolin kapitenit të kombëtares pas problemeve që pati me klubin për rinovimin e kontratës. Palët nuk janë dakordësuar përfundimisht dhe pritet vetëm largimi i mbrojtësit nga Napoli. E ardhmja e Hysajt është e lidhur me atë të Alessandro Florenzit nga Roma. Shqiptari mund t’i bashkohet kryeqytetasve në rast se këta të fundit do ta largojnë nga skuadra italianin. Hysaj shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar vendin e lënë bosh nga…

Read More

Aktorja e njohur Charlize Theron ka publikuar një nga momentet më të këqija të jetës së saj. 44-vjeçarja nga Afrika e Jugut është rritur nga një baba i alkoolizuar. Aktorja ka treguar se nuk turpërohet nga kjo ngjarje, ku babai ka ikur i dehur në shtëpi dhe nëna e ka vrarë për vetëmbrojtje. Theron, fituese e çmimit Oscar ishte vetëm 15 vjeç kur ndodhi ngjarja. Ao ka qëlluar tre herë me pistoletë në drejtim të saj dhe të ëmës, por për fat ato kanë shpëtuar, pasi i ati ishte aq i dehur, sa mezi qëndronte në këmbë. Më pas e…

Read More

Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Energjia e çliruar nga tërmetet e brezit ku ndodhet Shqipëria është rreth 15% e energjisë totale të çliruar nga tërmetet e gjithë botës. Si një vend sizmik ku tërmetet kanë demonstruar lojën e tyre demoniake që në kohërat e lashta, për vendin tonë një shkencë si sizmologjia është domosdoshmëri. Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Eduard Sulstarova, Prof.Shyqyri Aliaj, Prof.Siasi Koçiu dhe Prof. Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike qe shoqëronte botimin e tyre të përbashkët me titull “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i…

Read More

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Pak minuta më parë një tërmet është ndjerë 6 km në veri të Lushnjës. Sipas IGJEUM, ky tërmet ishte me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter dhe thellësi 33 km dhe është regjistruar në orën 19:53. Në disa vende lëkundja është ndjerë nga qytetarët.

Read More

Këtë pasdite në programin “Rudina” ishte e ftuar Einxhel Shkira, e cila së fundmi ka nisur një eksperiencë të re si moderatore sporti. Einxhel njihet pë fotot e saj provokuese dhe sensuale në rrejtet sociale. E pyetur për këtë fakt nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari, ajo u shpreh se nuk mund të konsiderohen shumë provokuese sepse është natyra e saj dhe ajo nuk di të pozojë ndryshe. “Realisht nuk e di sa provokuese mund të quhen sepse nuk ke si del ndryshe me rroba banje, si do dalësh në plazh? Provokuese do jesh në çfarëdolloj pozicioni që do dalësh…

Read More

Jerome Boateng dëshiron të largohet nga Bayern Munchen. Agjenti i ri i mbrojtësit gjerman, Fali Ramadani, diskutoi të ardhmen e klientit të tij me drejtorin sportiv të Bayern Munchen, Hasan Salihamidzic, disa javë më parë. Sipas “Suddeutsche Zeitung”, Boateng dëshiron të largohet nga Bundesliga në janar, ndërsa Bayern me shumë gjasa nuk do të ndalojë 31-vjeçarin të largohet. Ish-futbollisti i Gjermanisë ishte i lidhur me një kalim te Paris Saint-Germain dhe Manchester United gjatë verës, por asnjë nga skuadrat nuk ishin të gatshme për të paguar kërkesat e tij financiare. Boateng ka pasur probleme dhe me shokët e skuadrës, ku…

Read More

Një kamion, i cili po transportonte ushqim për vaskat e peshkut ka rënë në det në gadishullin e Karaburunit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit. Mjeti ka qenë duke ecur në një rrugë të ngushtë kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin duke rënë në det. Punonjësit e vaskave kanë dhënë menjëherë ndihmën e parë drejtuesit të mjetit duke e transportuar në spital, ku aktualisht është në reanimacion, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur dje pasdite, por sot është bërë publike. Nga ana tjetër kompania nisi nga puna për nxjerrjen e trailerit, ku në…

Read More

Ish-Kryeministri Sali Berisha i cilëson krim shtetëror viktimat që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 Nëntorit. “Në qoftë se në vlerësimin e tërmetit të 22 shtatorit, i cili, të paktën 1500 pallate, objekte, shtëpi i dëmtoi, rrafshoi mbi 50 banesa, në qoftë se do mbahej qëndrimi zyrtar serioz ndaj dëmeve të atij tërmeti, sot ata 24 qytetarë të Thumanës do ishin midis nesh, do ishte midis nesh komisari i shkëlqyer Bajram Hajdarmetaj, do ishin midis nesh shumë të tjerë.” Në një intervistë për Televizion Klan, Kryeministrin Rama e akuzon si të papërgjegjshëm jo vetëm për shpërfilljen që i bëri paralajmërimit të…

Read More

1 në 5 celularë të blerë në ebay përmbajnë informacion “të ndjeshëm” të ish pronarit si numrat e sigurimit apo dhe foto private . Studiuesit e Universitetit të Hertfordshire në Britaninë e Madhe të financuar nga instituti i kërkimeve Comparitech, blenë 100 celularë nga ebay dhe plot 19% e tyre kishin informacione të lidhura direkt me identitetin e ish pronarit ndërsa 17% informacione që mund të çonin në gjetjen e ish pronarit të celularit. Lista e celularëve të blerë varionte nga smartfonët e fundit te Motorola e vitit 1996 . Material i gjetur në këta celularë mund të përdoret për…

Read More

Të qenit në gjendje kome mund të jetë një përvojë që sjell ndryshim të jetës, ku njerëzit zakonisht flasin për vizionet e çuditshme ose të frikshme që mund të kenë pasur atje. Disa kujtojnë të afërmit e tyre të vdekur dhe të tjerët thjesht nuk ndiejnë asgjë përveç zbrazëtisë dhe errësirës. Por gjëja më e vështirë është të dilni nga kjo gjendje dhe të mos e dini se çfarë po ndodh përreth jush dhe sa kohë ka kaluar në të vërtetë. Për të zbuluar se si ishte eksperienca në gjendje kome, një përdorues kureshtar Reddit, përmes “Bright Side” tregoi historitë  më të…

Read More