Mjeti ajor pa pilot (IHA- dron pa armatime) pasi u ngrit nga baza ajrore detare Dalaman e Turqisë mbërriti në aeroportin Geçitkale të Republikës Turke në Qipron Veriore. Droni i tipit “Bayraktar TB2” u lëshua në aeroportin “Geçitkale” në Famagusta rreth orës 7 të mëngjesit. Qeveria e Qipros Veriore më parë e kishte autorizuar shfrytëzimin e këtij aeroporti për mjetet fluturuese pa pilot. Ky veprim i Turqisë erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes me Libinë muajin e kaluar për shfrytëzimin e rezervave të gazit në pjesën lindore të Detit Mesdhe. Në këtë marrëveshje parashihet territor më i madh në dispozicion të…
Author: tirana
Katër Provimet e maturës shtetërore 2020 do të zhvillohen për gjatë 10 ditëve; ndërsa maturën e shkuar nxënësit kishin 5 ditë kohë nga njëri provim në tjetrin. Ministria e Arsimit ka publikuar udhëzimin me datat e testimeve, ku më 8 qershor maturantët i nënshtrohen provimit të parë të gjuhës së huaj. 3 ditë më pas provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Më 15 qershor provimit të matematikës, për ta mbyllur më 18 qershor me provimin me zgjedhje. Nga lista me 11 lëndë, maturantët duhet të zgjedhin vetëm një për provim. Provimet e detyruara dhe ai me zgjedhje do të fillojnë…
Brenda vitit 2020 banesat e reja private do të jenë gati për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në zonat rurale të Tiranës. Gjatë takimit me kryepleqtë e fshatrave në zonën e Kasharit, Rama dhe Veliaj theksuan se gjer në mesin e vitit të ardhshëm do jetë bërë volumi më i madh i punës, ndërkohë që ky proces do të ketë përfunduar brenda 2020-s. Sa i takon zonës urbane, banorët u siguruan se në 2021 ata do të jenë në shtëpitë e tyre të reja dhe do të kenë letrat në dorë. “Toka është bujqësore, mbetet në pronësi të…
Partia Demokratike ka reaguar ashpër pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për Parlamentin për të zgjatur me tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit në një pjesë të Shqipërisë.Partia Demokratike e cilëson qeverinë të paaftë dhe kryeministrin të dëshuar për të ndihmuar qytetarët e prekur nga tërmeti. DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË Me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për 3 muaj të tjerë, qeveria nuk i shërben qytetarëve të prekur nga tërmeti, por axhendës politike të Edi Ramës. Për një qeveri, e cila nuk ka si prioritet përfitimet politike dhe financiare nga fatkeqësia e mijëra njerëzve, 30 ditë…
Një 50-vjeçare, nënë e një djali ka rrëfyer në emisionin “Historia ime” dhunën e ushtruar nga bashkëshorti i saj, për 20 vite me radhë. Për shkak të xhelozisë së tejskajshme, burri nuk e linte të dilte as nga shtëpia. Dhuna vazhdoi edhe gjatë shtatzënisë dhe 3 fëmijët e saj lindën të pazhvilluar dhe si pasojë ndërruan jetë. Më tej, ajo rrëfen se pas 15 vitesh, bashkëshorti i sjell në shtëpi të dashurën e tij. Frika prej tij e bën të heshtë dhe të pranojë jetesën në të njëjtën shtëpi me të për 5 vite. Dhunës së burrit të saj nuk…
Në zonën e Astirit në Tiranë, një i moshuar ka shpëtuar falë tendës mbrojtëse të një lokali poshtë banesës së tij.I moshuari është mirë dhe ka rënë sipër tendës. Ai është i vetëdijshëm dhe lëviz sipër tendës. Tiranë/Informacion Paraprak Rreth orës 15:05 në rrugën “Thanas Tashko” është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në kushte të rënduara psikologjike një shtetas ende i paidentifikuar, i cili u dërgua në spital për trajtim mjeksor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po vijin punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.
Konsiderohet nga shumëkush si sëmundja e shekullit, edhe pse pak njerëz e njohin dhe e dallojnë atë, po flasim për sindromën e piedestalit. Ekziston një vijë shumë e hollë që ndan vetëvlerësimin dhe mendjemadhësinë, shkelja e saj mund të çojë në sindromën e piedestalit, sëmundje që i bën njerëzit të ndjehen thuajse një hyjni, kur në realitet, mbase, ata nuk janë askush. Të kesh një vetëvlerësim të lartë është sigurisht një avantazh, problemi lind kur nga ky besim e vendosim veten në një piedestal dhe mbetemi duke besuar se jemi më të mirë se gjithçka dhe të gjithë. Si të…
Kryeministri Rama ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” në lidhje me kundërshtimet që ka pasur pakte anti-shpifje. Reagimi në Twitter: Ose s’e kanë lexuar projekt-ligjin ose duan të prekin lirisht dinjitetin e çdokujt nëpër portale e faqe sociale dhe të tallen me të vërtetën e me opinionin publik, duke shkruar çfarë t’u teket, duke shpifur sa e si t’u teket, duke shantazhuar e duke i vënë gjoba kujt t’u teket! Projekt-ligji është konsultuar e përpunuar prej një viti,nen për nen e pikë për pikë me OSBE dhe do të hyjë në seancë pa asnjë cen në aspektin…
Nëse gratë do të garonin për pozita udhëheqëse në secilin vend të botës, do të kishte përmirësim të përgjithshëm të standardeve të jetesës, tha ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama. Duke folur në Singapor, ai tha se gratë nuk janë perfekte, por janë “padyshim më të mira” sesa burrat. Sipas tij, shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, që kapen për pushtet. “Jam plotësisht i sigurt se për dy vjet, nëse çdo vend në botë do të udhëhiqej nga gratë, ju do të shihnit përmirësim të konsiderueshëm në pothuajse çdo gjë”, tha Obama. Ai…
Sa e vështirë është të bëhesh milioner? Ndoshta nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni nëse cdo gjë planifikoni përpara. David Bach, autori i “Smart Couples Finish Rich”, doli me një tabelë që tregon njerëzit e moshave të ndryshme, se sa para duhet të kursejnë cdo ditë për të arritur 1 milion dollarë në moshën 65 vjecare. Kjo tabelë tregon se sa duhet të kurseni, varësisht se sa vjecar jeni në momentin kur filloni.
Të gjitha ushqimet e paketuara duhet që të kenë një përshkrim se sa ushtrime fizike i duhet një personi për të djegur kaloritë e saj. Sipas një studimi britanik një person duhet të ecë 4 orë për të djegur kaloritë e marra nga një picë dhe 22 minuta vrap për të djegur kaloritë nga një çokollatë. Këto përshkrime do të ndihmojnë njerëzit të luftojnë obezitetin, duke ngritur shqetësimin përmes ushtrimeve fizike. Kjo do të inkurajojë dhe do të ndërgjegjësojë njerëzit që të jetojnë në mënyrë të shëndetshme.
Shumë procedime penale të ndjekur deri më tani nga Krimet e Rënda, pas datës 19 dhjetor, ditë kur betohen anëtarët e rinj të SPAK, do të transferohen në gjykatat në rrethe ose do të vijojnë të gjykohen në atë që do të quhet si Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO). Një pjesë e mirë e dosjeve do të transferohen në gjykatat e rretheve aty ku edhe është regjistruar vepra penale. Një ndër to, është vrasja e kryekomisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së…