Author: tirana

Këngëtarja mjaft e dashur për publikun, Era Rusi, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të folur rreth këngës së saj më të re dedikuar të prekurve nga tërmeti dhe jo vetëm. Në një lojë me pyetje ngacmuese, Era zbuloi se çfarë pret nga viti 2020 e një urim që ia bëri disa herë vetes gjatë intervistës është mëmësia. Këngëtarja pranoi se ka shumë dëshirë të sjellë në jetë një fëmijë, duke theksuar se nuk do e kishte aspak problem edhe nëse do të ishte një nënë “single”. “Mendoj që në 2020-n, me unazë apo pa…

Read More

Disa zona në Tiranë do të kenë shkëputje të energjisë, për disa orë, ditën e nesërme (17 dhjetor). OSHEE njofton se shkëputja e energjisë vjen si pasojë e punimeve për rikonstruksionin e kabinave. Energjia elektrike do të shkëputet për 4 orë, nga ora 10:00-14:00 pjesërisht bizneseve private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë. Po ashtu shkëputje të energjisë do të ketë pjesërisht edhe rruga “Todi Shkurti”, nga ora 09:00-15:00. Njoftimi i plotë i OSHEE: Në vijim të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër (17 dhjetor), do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë 10:00-14:00 Pjesërisht bizneset private përgjatë Autostradës Tiranë-Vorë 09:00-15:00 Pjesërisht…

Read More

Bizhuteri me vlerë 50 milionë dollarë janë vjedhur nga banesa e Tamara Eccclestone në Londër, duke e lënë trashëgimtaren e pasur të “tronditur e të zemëruar”. Vajza e ish bosit të Formula 1, Bernie Ecclestone, nuk ishte përballur me situata të tilla. Sipas The Sun, asaj i janë grabitur mes të tjerash unaza e vëthë me vlerë, si dhe një byzylyk Cartier me vlerë 80.000 paundë, të cilin 35 vjeçarja e kishte marrë si dhuratë në dasmë. Deri tani nuk është bërë asnjë arrestim, por policia britanike po kërkon për tre burra që kanë qenë brenda godinës në momentin e…

Read More

Një qytetar, me anë të një njoftimi shkruan “Shitet apartament 3+1 tek Gjykata i pa dëmtuar nga tërmeti”. Me sa duket shqiptarët po përshataten me këtë situatë ankthi për të siguruar një banesë të sigurtë për blerësit. Shqiptarët janë akoma të traumatizuar nga gjendja e tërmetit dhe të gjithë duan të jetojnë në një shtëpi të sigurtë, pas pamjeve dramatike, ku shtëpitë u shembën si të ishin karton dhe jo tulla. Dihet që vendi ynë është një zonë me nivel të lartë sizmik dhe në historinë e tij janë regjistruar tërmete të fortë që kanë marrë qindra jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar…

Read More

MC Kresha mbrëmjen e kaluar i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë! Prej mbrëmjes së djeshme, në internet kanë qarkulluar foto dhe video me momentet nga dasmës dhe aty është vënë vënë re diçka. Në foto Erzina shfaqet me bark të rrumbullakosur dhe fansat mendojnë se çifti i sapomartuar do të bekojë dashurinë me një fëmijë. Madje një faqe online nga Kosova, “NZoom”, ka shkruar se Erzina është në pritje të ëmbël, në muajt e parë! Lajmi është konfirmuar edhe nga burime për “Prive.al”, të cilët kanë…

Read More

Gjyqtari i Apelit në Shkodër, Astrit Kalaja, njëherësh anëtar i Kolegjit Zgjedhor, do të dalë në 18 dhjetor para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për t’u njohur me rezultatet e hetimit të trefishtë për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Verifikimi i gjyqtarit Kalaja ka nisur që muajin shtator të vitit 2018, ndërsa dosje e tij po shqyrtohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj. Astrit Kalaja ka qenë anëtar i Kolegjit Zgjedhor edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 2011, duke vendosur për fituesin në atë kohë të garës për drejtimin e…

Read More

Këngëtarja Era Rusi, ka qenë e ftuar javën e kaluar në emisionin “Rudina” ku ka treguar për herë të parë për një këngë kushtuar tragjedisë së 26 Nëntorit, në bashkëpunim me Ylli Bakën. Kënga ”Në emër të shpresës” është pëlqyer dhe ka marrë komente pozitive. I ftuar këtë pasdite tek “Rudina” në Tv Klan, këngëtari Ylli Baka ka rrëfyer më shumë për këtë projekt muzikor dhe sesi të ardhurat që do mblidhen do të shërbejnë për një kauzë të rëndësishme. “Për tre ditë 500 mijë klikime, për tre ditë fjalët më të ngrohta, për tre ditë fjalët më të dhimbshme…

Read More

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të rihetojë pasurinë e prokurorit të apelit apelit Shkodër, sot anëtari i këshillit të lartë të prokurorisë Arben Dollapaj. Rihetimi i pasurisë së Dollapaj u kërkua pasi komisioneri publik arriti në përfundimin e shkalla e parë e vettingut kish kryer një hetim të paplotë duke e konfirmuar në detyrë në gusht të 2018-ës. Në seancën e zhvilluar këtë të hënë KPA kërkoi hetim më të thelluar për dy banesat e tij në Valbonë e deklaruar si shtëpi banimi por që sipas ankesave shërben si bujtinë si dhe për banesën tjetër në Selitë. Lidhur me…

Read More

Për shkak të konstruksionit mbajtës të tarracave, që lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës dhe shëndetit të banorëve që jetojnë në këto objekte, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj deklaroi se Tirana duhet të mësojë nga ajo që ka ndodhur pas tërmetit. “Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për…

Read More

Prej disa kohësh, moderatorja e ëmbël e ekranit, Kiara Tito, i është përkushtuar kanalit të saj në Youtube. Aty, Kiara ndan me publikun pjesë nga jeta e saj dhe duket se e ka lënë pak pas dore televizionin. Por, mbrëmjen e kaluar Agjenti 00Thumb, tha në emisionin “ThumbON”, se Kiara ka ndërmed të rikthehet sërish në “Top Channel”. Burime për ta thoshin se e kishin parë moderatoren në ambientet e këtij televizioni dhe flitet për një rikthim të mundshëm. Megjithatë Kiara Tito e kontaktuar nga “Iconstyle” tregoi se ky lajm nuk është i vërtetë. Moderatorja tregoi se nuk është konfirmuar…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është drejtuar shqiptarëve përmes një video-mesazhi duke i paralajmëruar për rrezikun që i vjen fjalës së lirë në vend nga miratimi i paketës anti-shpifje. Basha akuzoi qeverinë Rama se po bën spektakël me tërmetin, dhe se po shfrytëzon fatkeqësinë për të kaluar ligjin e “censurës” Basha kërkon nga qeveria të heqë dorë nga miratimi i kësaj pakete ligjore, si dhe i bëri thirrje SHBA dhe BE-së t’i bëjnë presion qeverisë shqiptare për të frenuar miratimin e ligjit “kundër lirisë së shprehjes”. “I bëj thirrje përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të…

Read More

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi mbrëmjen e sotme listën e radhës për bonusin e qirasë për 606 familje të tjera, shtëpitë e të cilave janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmeti‬. Pas përgatitjes së dosjeve në një kohë rekord, Bashkia e Tiranës ka bërë të mundur kalimin e listës së familjeve të prekura nga tërmeti i fundit të nëntorit që kanë aplikuar për bonos qiraje me kushtet e tregut, duke e çuar në 1794 numrin total të familjeve që përfitojnë këtë mbështetje financiare për përballimin e kësaj situate. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive…

Read More