Pas 17 urdhër-ndalimeve, 9 prej të cilave u ekzekutuan, detaje nga dosja hetimore zbulojnë shkeljet për ndërtimin e hotel ‘Mira Mare’. Në këtë dosje del në pah abuzimi i ndërtuesit të ‘Miramare’, Rruzhdi Xheka, ku legalizimi i objektit përveçse nuk ka studim, është bërë me një akt ekspertimi që rezulton se është i falsifikuar pasi eksperti që ka bërë aktin ka ndërruar jetë 5 vite para se të bëhej legalizimi. PJESË NGA DOSJA HETIMORE PËR HOTEL “MIRA MARE” Në lagjen nr.13 Plazh Durrës, është shembur një objekt me 5 kate i quajtur Hotel Miramare i cili ishte ndërtuar para viti…
Author: tirana
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel deklaroi se vendi ka nevojë urgjente për më shumë punëtorë dhe se që procedurat të thjeshtësohen si për emigrantët, ashtu edhe për bizneset, do të miratohet një ligj i ri. Ligji i ri për Punësim dhe Aftësim do të hyjë në fuqi më 1 mars 2020 dhe synon të hapë rrugën për punëtorët nga vendet jashtë BE-së. Më shumë se 2 milion qytetarë nga vendet e tjera të unionit punojnë në Gjermani. “Kjo nuk është e mjaftueshme dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të kërkojmë punëtorë të aftë nga jashtë BE-së. Pa ekspertë të…
Një 74-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:20 në Milot të Kurbinit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Pjetër Marku, banues në Milot. Kanë qenë familjarët ata që kanë parë të moshuarin të mbulura në gjak dhe më pas kanë sinjalizuar policinë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, IGJEUM në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjeologjike në Potsdam kanë instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada gjermane në Tiranë, e cila thotë se këto aparatura do të qëndrojnë deri në fund të shkurtit “Për të kuptuar më mirë shkaqet e tërmeteve të fundit në Shqipëri Qendra për Studime Gjeologjike në Potsdam në bashkëpunim me studiues gjeologë shqiptarë ka instaluar 30 seismografë portabël në zonën mes Shëngjinit dhe Durrësit. Ata do të shënojnë edhe lëvizjet më të vogla deri në…
Një biznesmen shqiptar që kërkohej per trafik droge për një nga ngarkesat me banane nga Ekuadori, u lejua të bënte mbi 100 dërgesa shtesë, ekzaktësisht ne të njëjtën rrugë, deri sa një skanim rutinë zbuloi ngarkesën më të madhe të kokainës në Shqipërinë. Nga Lindita Çela dhe Susana Morán Zyrtarë të lartë të Policisë në Shqipëri dolën para kamerave në shkurt të 2018 për të njoftuar një moment historik të forcës së ligjit kundër drogës: sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehur mes bananeve të ardhur nga Amerika Latine. Ishte ngarkesa më e madhe me drogës e kapur ndonjëherë dhe…
Policia e Berlinit po përpiqet të zbulojnë se kush e hapi varrin e oficerit nazist, Reinhard Heydrich. Një punonjës në varrezat Invalids në qendër të Berlin zbuloi të enjten se varri ishte hapur. Por asnjë kockë e udhëheqësit të lartë nazist nuk u nxor nga varri. Heydrich ishte një nga organizatorët kryesorë të vrasjeve masive të Gjermanisë naziste ndaj çifutëve evropianë. Ai kryesoi Konferencën e Wannsee në janar 1942, ku u planifikua gjenocidi i Hitlerit “Zgjidhja përfundimtare”. Prekja e një varri mund të ndiqet penalisht sipas një ligji gjerman. Forcat Aleate në fund të Luftës së Dytë Botërore vendosën…
Vitet 1970 kanë qenë shumë të trazuara në Sicilinë e asaj kohe, për shkak të fuqisë që vazhdonte të ushtronte mafia, dhe luftërave të përgjakshme midis klaneve. Ndjesitë e asaj periudhe përcillen në ditët e sotme nëpërmjet fotografive të bëra nga fotografja Leticia Batalja, e cila nuk i është trembur asnjëherë dokumentimit të kësaj dukurie të frikshme. Fotot e saj tregojnë ndikimin që ka pasur mafia në familjet dhe komunitetet e atyre qyteteve. Batalja ka një arkiv prej 600 mijë fotosh, dhe dokumentari që ka sjellë kohët e fundit tregon për dhunën dhe tmerrin e mbjellë nëpër qytet nga Korleonezët,…
2019-ta ishte një vit shumë i vështirë për disa shenja të zodiakut, por pikërisht këto shenja do të venë re se gjërat do të jenë shumë më ndryshe dhe më të mira në vitin 2020. Do të jetë shumë më e lehtë për ju në Vitin e Ri të gjeni lumturinë dhe kuptimin e jetë dhe këtë do ta kuptoni më së miri vetë. LUANI Pa marrë parasysh se a do t’ju buzëqesh fati apo jo, do të bëni çdo gjë që të bëheni yll midis të gjitha shenjave të tjera të Zodiakut. Me gjithë situatën në të cilën gjendeni,…
Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Farkë të Tiranës, ku një person ka rënë në një pus me thellësi 20 metra, duke rrezikuar seriozisht jetën. Mësohet se burri, identeti i të cilit nuk bëhet me dije, po punonte në një pus pa leje, kur ka humbur kontrollin. Fatmirësisht, ai u shpëtua nga forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe grupet e emergjencës. Nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të personit në fjalë. Sipas të dhënave paraprake, raportohet se pusi po hapej për lavazh.
Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka bërë thirrje qytetarëve q ëtë tregohen të kujdesshëm gjatë periudhës së dimrit me ngrohjen. Ai thekson se ngrohja me dru, qymyr dhe gaz mund të jenë fatale. “Po vjen dimri! Kujdes me ngrohjen me dru, qymyr dhe gaz. Mund të jenë fatale!…. …. Thëngjijt e padjegur mirë të mangalleve, të sobave me dru dhe atyre me gaz, mund të na vrasin shpejt dhe pa u ndjerë!………….. Ky ishte fati i hidhur dhe tragjik i çiftit të ri nga Librazhdi…. Monoksidi i karbonit, i çliruar nga djegia e paplotë, e zëvendëson rrufeshëm oksigjenin e…
NASA kërkon vullnetarë për të qëndruar dy muaj në shtrat, e për këtë do të marrin një pagesë prej 19 mijë dollarësh. Por, ndërkohë, për 60 ditë nuk duhet të ngrihen nga krevati për asnjë herë të vetme. Studimi i zhvilluar në bashkëpunim me Agjencinë Hapësinore evropiane dhe atë Hapësinore gjermane synon të kuptohen reagimet e trupit në mungesë të gravitetit, e sigurisht të shihen edhe efektet negative. Kjo do të bëhet duke simuluar një situate të ngjashme me atë të hapësirës, që do të thotë dy muaj pa lëvizur nga shtrati. Gjithsej kërkohen 12 burra dhe 12 gra, të…
UEFA ka marrë vendim ditën e sotme për të gjobitur Kombëtaren shqiptare të Futbollit. Kjo për shkak se tifozët fërshëllyen himnin francez në ndeshjen e fundit eleminatore që u zhvillua në “Air Albania”. Komisioni I Disiplinës ka vendosur që të gjobisë me 5000 mijë euro FSHF-në. Po dënimi nuk mbaron me kaq, Disiplina ka vendosur të gjobisë edhe për hedhjen e sendeve në fushën e lojës e në total, FSHF-ja do të paguaj 23500 euro. Fërshëllimi I himnit francez erdhi pasi në ndeshjen e parë të luajtur në Francë, vendasit ngatërruan himin tonë e për këtë arsye tifozët vendosën ta…