Author: tirana

Të martën, Dojna Mema humbi të atin dhe këtë humbje të madhe ajo e përshkroi shumë qartë sot: “Nuk je asnjëherë gati t’i thuash lamtumirë një pjese të vetes tënde!” Moderatorja nuk mungoi në puntatën e radhës të “Pop Culture” në “Top Channel” dhe kjo jo sepse televizioni nuk i dha kohë të merrte veten: “Pavarësisht mbështetjes së pakushtëzuar të familjes sime të dytë ‘Top Channel’, që më dha gjithë kohën e botës për të rinisur, sot doja të isha pranë jush”, u shpreh Dojna sot. E veshur me të zeza, ajo kishte zgjedhur një mënyrë mjaft prekëse për të…

Read More

Funddhjetori pritet të sjellë Festivalin e 58-të. Ky eveniment i përvitshëm i këngës së lehtë ishte edhe një nga temat e trajtuara në “Java në RTSH”, ku protagonistë të festivalit sollën edhe risitë e këtij viti. Kryetari i jurisë, Zhani Ciko, shprehu keqardhjen e tij për debatet mbi “Fest’ 58”, teksa hodhi dritë rreth aktivitetit. “Ne jemi mësuar që të kemi një post-festival. Këtë vit patëm një anti-festival. Konkurrentët duhet të kuptojnë se gjykimet e jurisë janë të pakontestueshme në çdo vend të botës. Pasi që në momentin që je paraqitur para jurisë, ti ke pranuar të gjykohesh prej saj.…

Read More

I ftuar në studion e Abc News, gazetari Artan Hoxha zbuloi detaje të rendësishme nga atentati i mbrëmshëm në Peqin ku u vra Andi Zylyfi dhe mbeti i plagosur Andi Uruçi. Hoxha foli për një sherr në një lokal në Elbasan disa kohë më parë pas humbjes së 50 kilogramëve kokainë, gjë e cila sipas tij ka nisur serinë e vrasjeve në këtë qytet. “Vrasja e djeshme është në vazhdën e një skenari që vazhdon, nuk është një ngjarje e beftë. Policia dhe prokuroria përpiqen që të fsheshin lidhjet e ngjarjeve nga njëra-tjetra për të shmangur presionin ndaj tyre. Ka…

Read More

Kryetari i PS në Radë të Manzës, Armand Basha, ka reaguar pas akuzave të Partisë Dmeokratike se banesa e tij është e banueshme dhe ka përfituar pa të drejtë bonosin e qirasë. Ai ka treguar ambjentet e shtëpisë duke dëshmuar problemet e theksuara që ka pësuar banesa e tij pas tërmetit të 26 nëntorit. Siç mund të shihet edhe nga fotogratë, shtëpia e këtij të fundit ka pësuar çarje të mureve dhe kolonave. Më poshtë po përcjellim reagimin e plotë: “Të nderuar miq dhe të njohur, sic jemi në dijeni, me dt.26 Nëntor 2019, më së shumti Qarku i Durrësit,…

Read More

Presidenti Ilir Meta, nuk e ka mbajtur sekret afeksionin e tij për skuadrën skoceze Sëlltik. Si një tifoz, kurrsesi nuk mund të rrinte pa i përshëndetur për fitoren e tyre dhe mbi të gjitha kualifikimin në Europa Leage. Këtë të shtunë, Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit dhe është veshur me ngjyrat e ekipit të tij të zemrës. Bashkangjitur videos, presidenti shkruan: Nga bregdeti i Durrësit dua t’ju uroj sot edhe njëherë të gjithë tifozëve të celticfc për fitoren e BetfredCupFinal, si dhe për kualifikimin për në fazën tjetër të Europa League. Hail Hail!

Read More

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka propozuar disa emra për president të shtetit. Sipas disa mediave të Kosovës në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LVV-së, lideri i kësaj partie ka dal me propozime për njërin prej posteve kryesore të vendit. Figura e parë që ka propozuar Kurti është shkrimtari, Rexhep Qosja, për të cilën LDK-ja nuk ka aspak afërsi. Ndërsa, i dyti është nga familja Jashari. Bëhet fjalë për Murat Jasharin, i cili edhe më parë përflitej për postin e presidentit. Mirëpo, këto propozime të Kurtit duket të jenë larg realitetit pasi LDK-ja kusht…

Read More

Tërmeti tragjik i 26 nëntorit, veç pasojave të rëndë në vend, la pas frikën dhe ankthin e vazhdueshëm që përndjek qytetarët, ku më së shumti i tremben një tjetër lëkundjeje. Në Durrës, qyteti që u godit më rëndë nga tërmeti, qytetarët duket se janë në panik të vazhdueshëm, ndërsa në pamjet të kapur nga kamerat e sigurisë së një lokali, era e fortë që fry në një moment, e cila lëviz tendën, i bën të mendojnë se ra një tjetër tërmet, shkruan Panorama. Sikurse shihet edhe në video, ata dalin menjëherë jashtë, ndërsa vetëm pak sekonda më pas e kuptojnë…

Read More

Partia Demokratike Durrës ka denoncuar ish-kryebashkiakun Vangjush Dako si përgjegjësin e dramës që po kalon qyteti pas tërmetit të 26 nëntorit. Kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferaj deklaron se Dako ka qenë për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës dhe se prokuroria ka ndaluar cironka. Sipas tij Dako është jashtë juridiksionit të Prokurorisë pasi është nën juridiksionin e kryeministrit Edi Rama. DEKLARATA E XHAFERAJT Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.…

Read More

Vetëm pak ditë pasi Ministria e Financave nxori një shkresë të brendshme institucionale ku i Kërkonte Degës së Thesarit të mos pranonte asnjë faturë shpenzimesh pas datës 15 dhjetor për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, në pikëpyetje tashmë janë edhe shpërblimet për pensionistët dhe për familjet me ndihmë ekonomike. Mirëpo në një situatë të tillë ku është shpallur gjendja emergjencës në Tiranë, Durrës, Laç dhe Lezhë, edhe bonusi për pensionistët mund të mos realizohet. Pavarësisht se ishte deklaruar nga Ministrja e Financave Anila Denaj se vendimi do të merrej javën e parë të dhjetorit, ende nuk ka asnjë reagim zyrtar.…

Read More

Vetëm 17 ditë kohë iu ka mbetur të gjithë qytetarëve për të regjistruar makinat që kanë zhdoganuar dhe që nuk janë Euro 4. 31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura që kanë hyrë në vendin tonë dhe që janë me kategori mjedisore nën EURO 4. (EURO 4 është një sistem i instaluar në makinat e prodhuara dhe që kanë nivel ndotje shumë të ulët. Ky kriter është një standard për makinat e reja të prodhuara pas vitit 2005) Ky vendim është marrë nga që ka njoftuar për…

Read More

Ishte duke buzëqeshur, teksa kishte fotografët përballë dhe i duheshin vetëm disa sekonda për të dalë në skenë. Por Anxhela Peristeri nuk e kishte parë që njëri nga gjokset i kishte dalë puthuajse përjashta. Emocionet e daljes në skenë dhe gjithë meraku se si do të jetë performanca, ka bërë që Anxhela të mos shihet në pasqyra para se të nisej për të kënduar këngën e saj në natën finale te “Kënga Magjike”. E rëndësishme është që gjithçka është sistemuar dhe Anxhela si gjithmonë ka qenë e mrekullueshme me të kënduarit e saj live, që e ka thjesht një perfeksion.…

Read More

Fansat për hir të dashurisë ndaj një idoli bëjnë shpesh veprime jo të zakonshme dhe kështu ka vepruar edhe një fans i këngëtares shqiptare, Bebe Rexha. Fansi ka bërë tatuazh në krah portretin e këngëtares, veprim i cili e ka emocionuar Beben. Ajo e ka postuar foton e tatuazhit të fansit në Instagram dhe shkruan: “Dedikim i vërtetë”. Ndërsa fansi e quan Beben mbretëreshë. Kujtojmë që Bebe pak ditë më parë erdhi në Shqipëri ku ofroi ndihmën e saj për njerëzit e prekur nga tërmeti dhe do ndërtojë dy shtëpi.

Read More