Pas largimit të Bledi Shkëmbit, drejtuesit e Teutës do të vendosin nesër për trajnerin e ri që do të ulet në pankinë duke filluar nga ndeshja e radhës me Partizanin, që do të luhet të mërkurën më 18 dhjetor në “Niko Dovana”. Gazeta “Panorama Sport” mëson se gjasat më të mëdha janë që shkodrani Edi Martini të emërohet si trajner i Teutës. Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare nga klubi, mësohet se palët janë futur në bisedime dhe akordi duket shumë pranë
Author: tirana
Këngëtarja e njohur Soni Malaj mund të themi se provoi vërtet “shije tradhtie” nga kolegët në garën e festivalit “Kënga Magjike”, që shpalli fituese Eneda Tarifën një javë më parë. Kujtojmë se Soni konkurroi me baladën “Shije tradhtie”, por nuk mundi dot të kalonte as në 10-shen e parë, edhe pse ishte një pretendente për të fituar këtë garë, duke qenë se baladat i shkojnë shumë. E pasi festivali përfundoi, Soni është fotografuar në shoqërinë e vajzës së saj, Anna, stafit që e shoqëron në paskuinta për çdo performancë dhe partnerit të saj. Soni nuk e fshehu hatërmbetjen pas festivalit,…
Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ishte sërish në shtëpinë e re të familjes Greku me origjinë nga Thumana që është akomoduar te banesat sociale në Shkozë pas tragjedisë ku humbi tre anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit. “Në shtëpinë e re të familjes Greku, ku pas humbjes së pazëvendësueshme të Saimirit, Klodilda e Klejsa me besim e kurajo dhe me mbështetjen tonë të pakursyer do të vazhdojnë së bashku rrugën e jetës, duke e kujtuar gjithnjë babain e bashkëshortin që humbën në tragjedinë e 26 nëntorit” shkruan Rama. Surpriza e bukur ishte sërish takimi me mbesën e dy gjyshërve…
Linda Rei ka treguar se ka paguar shumë pak lekë për t’u kthyer nga mashkull në femër. E ftuar në emisionon “Late Night Show”, në RTV Ora, ajo ka folur për jetën e saj personale, me çfarë po merret pasi është larguar nga Shqipëria dhe për operacionin që ka kryer për të ndërruar gjini. Sipas Lindës, në Itali dhe në shumë vende të botës dhe Europës këtë operacion ta siguron shteti, ndryshe nga Shqipëria. “Shumë pak, në Itali të ndihmon shumë shteti. Kam marrë lekë edhe nga shteti. Ndoshta këtu mund të duket si diçka shumë e çuditshme, por si…
Është vendi ku ka shumë pak doktorë, dhe më shumë 100-vjeçarë se kudo tjetër. Ishulli Okinava në Japoni ka marrë nofkën “ishulli i të pavdekshmëve”, pasi ka numrin më të lartë të qind-vjeçarëve në të gjithë Japoninë. Më specifikisht, fshati Kitanakagusuku renditet i pari në vend për sa i përket jetëgjatësisë së grave. Por çfarë ka ky ishull që njerëzit jetojnë aq gjatë dhe pa mjekë rrotull?
Ish-sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Shkodrës Muho Asllani i ftuar në studion e emisionit “Kjo javë” në “News 24” tregoi sesi u punua për të ndërtuar sërish Shkodrën, e cila u godit nga një tërmet i fuqishëm në vitin 1979. Asllani tregon se cilat figura të rëndësishme politike të kohës mbërritën në Shkodër në atë kohë dhe rolin e direktivat e Enver Hoxhës në këtë tragjedi. “Të plagosurit u morën nga ushtria. Lindte problemi ku ti marrim arkivolat. Deri te arkivolat kanë marrë. Shkodra për të hyrë dhe dalë ka 5 vende. Iu kam thënë që nëpër…
Kryeministri Rama gjatë lidhjes së tij live në Facebook ka përshëndetur opozitën për vetëpërmbajtjen, por nuk ka lënë pa kritikuar kreun e demokratëve për faktin se refuzoi të ulej në tryezën e bashkëpunimit dhe ka dhënë shenjat e para të një lufte të egër balte. “Opozita ka qenë inekzistente përjashto daljet rutinë të Bashës, që e përshëndes për një vetëpërmbajtje në momente tejet të vështira për njerëzit që u përpoq të mos bëhej i rëndë me fjalorin e tij. Por nuk mund të mos e kritikoj për refuzimin që të japë një dorë për këtë situatë duke u ulur në…
Në një lidhje direkt në facebook, Rama u shpreh se për ata banorë në fshat, që kanë humbur banesat e tyre, do të futen në banesat e reja brenda 2020, ndërsa për banorët e qyteteve, kryeministri u shpreh se do të jenë në apartamente të reja brenda qershorit të 2021. “Kemi sistemuar dhe vazhdojmë dhe mijëra të tjerë në çadrat dimërore. Kemi angazhuar qindra inxhinier dhe specialistë, për të inspektuar shkallën e dëmeve, kemi nisur punën për rindërtimin nën bashkëpunim me organizatat solidare për njerëzit në nevojë, me Elvisin me Arbrin, me Marinin. Në Thumanë do të përqendrohemi për një…
Modelja Trejsi Sejdini është përmalluar për makinën e parë që i ka blerë I dashuri I saj Leonard Duka. Në një postim në Instagram, Sejdini shihet që ka pozuar krah një makine super luksoze të llojit “Audi”. E veshur me pellush të kuq, Trejsi e bën mjaft të dukshme faktin që është kombinuar me mjetin e saj, të cilin e quan ‘lodër’. “Kombinuar me lodrën time të vjetër,”– shkruan modelja krahas fotos dhe këtë përshkrim e shoqëron me një fytyrë të trishtuar, si për të treguar që i mungon kjo makinë. Trejsi Sejdini është një nga modelet shqiptare që reklamon…
Pas shkëputjes nga ekrani Albana Osmani është angazhuar me shumë projekte të tjera, të cilat pritet që t’i zbulojë shumë shpejt me detaje për fansat e saj. Moderatorja e njohur, që me profesion është piktore, së fundmi ka marrë rolin e drejtueses artistike të markës franceze ‘Reine Ana’. Ditën e sotme Albana ka zbuluar se ka dizenjuar çantat e kësaj firme, të cilat do të dalin në shitje në shkurt të 2020 si një edicion i limituar. Osmani ka treguar se këto çanta janë tepër të rëndësishme për të, pasi ka punuar me kujdes për çdo detaj të tyre, madje…
Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj arbitrit në ndeshjen e kategorisë së parë mes Shkumbinit dhe Dinamos. Arbitri Sokol Bebja në këtë ndeshje u godit me grushte nga disa tifozë vendas pas përfundimit të ndeshjes, e cila u mbyll 1-1. Në reagimin e saj FSHF i bën thirrje policisë të marrë masat dhe të dënojë agresorët sipas kodit penal, i cili në këtë rast jep nga 1 deri në 3 vite burg. Postimi i FSHF-së “Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit…
Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike, Grida Duma ndërsa foli për përjetimin nga ajo dhe familja e saj për tërmetin tragjik të 26 nëntorit, tha se trauma është kudo. E furar në “Kjo Javë”, në “Neës24”, Duma u shpreh se ditët pas tërmetit kanë qenë “ditë të kobshme”, ndërsa theksoi se shqetësuese është mungesa e ndihmës psikologjike ndaj qytetarëve, të cilët janë akoma në ankth dhe frikë. “Trauma është kudo, gjyshërit e mi, edhe për shkak të moshës dhe lidhjes me banesën e tyre, as që largoheshin dhe disa ditë kanë fjetur në oborr. Disa prej të afërmve kanë pasur…