Policia e Kamzës ka arrestuar një tjetër person i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17.09.2018. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim: R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë; Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. Ky shtetas…
Author: tirana
Një grup prej 35 organizatash nga vende të ndryshme të botës, 34 prej të cilave janë pjesë e “Platformës së Solidaritetit” i bashkohen deklaratës së organizatave shqiptare të medias dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë paketën ligjore anti-shpifje që i është propozuar Kuvendit dhe në rast mostërheqje, i bëjnë thirrje Kuvendit ta rrëzojë atë menjëherë. “Organizatat nënshkruese nënvijëzojnë se dy projektligjet e paketës kundër shpifjes i japin Autoritetit të Mediave Shqiptare dhe Autoritetit të Komunikimeve Postare dhe elektronike kompetenca kuasi-gjyqësore për të sanksionuar mediat, ndërsa këto organe administrative, megjithëse të pavarur nga përcaktimi…
Ne vëmë bast që juve as ju kishte shkuar ndonjëherë mendja për këtë gjë…Gjyshërit krenarë veçanërisht duan të mbajnë fotografitë e nipërve të tyre në kuletat e tyre. Edhe disa prindër, halla dhe xhaxhallarë gjithashtu dëshirojnë ta bëjnë këtë. A nuk keni një foto bebi në portofolin tuaj? Nëse jo, nga sot duhet t’a vendosni për një arsye shumë të fortë. Askush nuk e pëlqen mendimin e humbjes së portofolit. Ju mund të mos keni para në të, por menjëherë mund të humbisni kartat bankare, dokumenta, e plot gjëra të tjera që nuk do t’i shihni kurrë më. Hulumtimet tregojnë…
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka kujtuar sot 9-vjetorin e lëvizjes së lirë, ditën e liberalizimit të vizave me një videomesazh drejtuar të gjithë shqiptarëve. Basha kujton se para 9 vitesh si Ministër i Brendshëm i asaj kohe kishte shoqëruar grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që udhëtuan pa viza në BE. Ai premton se do të bëjë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje dhe për të plotësuar dëshirën për Shqipërinë anëtare të BE. “Të dashur bashkëqytetarë! Para 9 vitesh, si Ministër i Brendshëm, shoqërova grupin e parë të studentëve dhe të të rinjve shqiptarë që…
Miti i Steve Jobs mbetet ende i gjallë. Një disketë e nënshkruar nga bashkëthemeluesi i Apple u shit për shifrën rekord të 84 mijë dollarëve, pasi ishte vlerësuar 7 500 dollarë. Floppy Macintosh ishte në gjendje të shkëlqyeshme, nënshkruar me një lapustil të zi nga Jobs, i cili zakonisht ishte i gatshëm të vinte autografin e tij. Pjesa e historisë së shkencës kompjuterike ishte certifikuar dhe shitur nga kompania RRAuction, e njëjta kompani që vuri në ankand kartëvizitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Apple deri në vitin 2011, kur ai dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.
Jonida Maliqi është një ndër femrat më tërheqëse të ekranit shqiptar. Falë stilit të saj të veçantë këngëtarja ja ka dalë gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes dhe çdo dalje e saj në ekran shoqërohet me shumë komente pozitive. Së fundmi Jonida ishte pjesë e emisionit “Prive”, në rubrikën “60 sekonda”. Ajo u përgjigj për disa pyetje të përgjithshme dhe një prej tyre ishte: “A mendon se je seksi?”. “Jo, mendoj se jam një femër sensuale. Seksi kam format ndoshta”, u shpreh këngëtarja. Kujtojmë se ajonida sapo mbylli me sukses rrugën si anëtare e jurisë në “Kënga Magjike”, ku…
Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit, ka vënë në pranga 3 persona, për vepra të ndryshme penale. Një 23-vjeçar me iniciale S.C., është arrestuar nga forcat e Komisariatit numër 1, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” pasi në rrugën “Sotir Kolea”, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Nr. 1 duke transportuar me automjetin e tij në mënyrë të paligjshme 5 shtetas të huaj marokenë në drejtim drejt Shkodrës, me qëllim destinacionin final vendet e BE-së. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u arrestua në flagrancë, për veprën penale…
Dosja ‘Tërmeti’, një hetim që kryhet për herë të parë në Shqipëri ka angazhuar autoritet shqiptare për të çuar para drejtësisë personat përgjegjës për shembjen e banesave nga tërmeti i 26 Nëntorit që shkaktoi 51 viktima. Report Tv mëson se 4 nga 9 personat e shpallur në kërkim të cilët akuzohen si përgjegjës humbjen e jetëve nga ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 Nëntorit janë larguar drejt Italisë. Policia i ka bërë kërkesë autoriteteve italiane për të bërë të mundur lokalizimin e tyre. Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme në Tiranë po kryhen operacione për kapjen e tre të…
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të partisë së tij.Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Ahmeti, ka njoftuar se ka vendosur që të mos kandidojë për asnjë pozitë në parti. Postimi i tij i plotë: Të nderuar, Meqenëse tani kanë kaluar më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit, kemi pas kohë si Parti Socialdemokrate që të vlerësojmë rezultatin zgjedhor dhe arsyet për rezultatin zgjedhor. Gjatë kësaj periudhe kemi diskutuar në kryesi disa herë. Përderisa janë diskutuar arsye të ndryshme, ka qenë një emërues…
Pushimet po afrohen dhe bashkë me to edhe “Krishtlindjet” dhe nata e ndërrimit të viteve! Këtu është një truk interesant për ju! Zgjidhni një nga këto nëntë pemë të Krishtlindjes, sigurisht atë që ju pëlqen më shumë dhe zbuloni se çfarë ju pret në vitin 2020! Gati? Mbani shënime! Pema nr.1 Viti në vazhdim do të jetë një nga më të suksesshmit në jetën tuaj. Do të keni sukses, por do të duhet të vendosni përparësi, fushën e veprimit dhe qëllimet tuaja menjëherë pa humbur kohë dhe energji për gjëra të tjera. Pema nr.2 Viti i ardhshëm do të jetë…
Përveç përdorimit në kuzhinë dhe të vlerave për shëndetin, xhenxhefili mund të shfrytëzohet edhe për bukurinë e lëkurës. Për fytyrat me yndyrë, xhenxhefili ndihmon në fshirjen e shkëlqimit të tepërt, pastrimin e poreve dhe largimin e puçrrave. Për fytyrat e ndjeshme, maska e mbron atë nga ndikimi i motit, largon skuqjet dhe i jep asaj shkëlqim dhe freski. Për fytyrat normale dhe të thata, maska me xhenxhefil e gjallëron lëkurën dhe i jep asaj freski. Maska Kundër Akneve Grijeni xhenxhefilin dhe përdorni një lugë gjelle me grimca të vogla. Lërini ato në në një sasi prej 250 ml ujë. Më…
Policia e Shkodrës ka zhvilluar një aksion në orët e mbrëmjes së djeshme deri në mëngjesin e sotëm. Janë zhvilluar kontrolle në disa lokale dhe mjedise të ndryshme teksa janë konstatuar lojëra fati të paligjshme, baste sportive të paligjshme ndërsa është gjetur edhe lëndë narkotike e dyshuar si kanabis dhe kokainë por në doza të vogla. Dyshohet për 5 të arrestuar nga policia ndërsa numri i të shoqëruarve ka qenë rreth 20 persona 5 prej të cilëve mendohet se janë vënë në pranga.