Author: tirana

olicia e Shkodrës ka zhvilluar sot një operacion gjatë natës në një lokal nate, 3 persona, mes tyre dhe një këngëtar. Në bazë të njoftimit për mediat bëhet me dije se  dy menaxher dhe një këngëtar kanë rënë në pranga dhe pronari i lokalit, shtetasi me iniciale E.M. është shpallur në kërkim. Dosja raporton se të arrestuarit janë Aldo Vruçaj dhe Gesper Marku, dy menaxherët dhe Zamir Jakupi është këngëtari.

Read More

Në fshatin Fshat, Bashkia Klos, në ambientet e banesës së tij shtetasi Gëzim Zhuku,67 vjeç, dyshohet se ka qëlluar veten me armë gjahu, i cili po transportohet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë. Mësohet se ai ka marrë një plagë në nofull dhe është në gjendje kritike për jetën. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Read More

Mohimi i masakrës së Reçakut nga shteti i Serbisë ka bërë që në mesin e shumë arsyeve tjera, partitë politikë në Kosovë të kërkojnë nga Shqipëria një qasje tjetër ndaj Serbisë dhe të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë Veriore për të themeluar të ashtuquajtur “mini-shengenin” Ballkanik. Katër partitë parlamentare, përfshirë dy partitë fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë, Vetëvendosje dhe LDK thonë se nuk mund të flitet për asnjë bashkëpunim rajonal me një shtet që i mohon krimet e veta. Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu u shpreh kundër takimeve…

Read More

20-vjeçarja Xhesika Biqiku ishte viktima e vetme e tërmetit të 26 nëntorit në Tiranë. Studentja e Arkitekturës humbi jetën poshtë pallatit të saj në Kombinat, ku disa tulla u shkëputën nga tarraca dhe i shkaktuan vdekjen. Në rrezik shembjeje janë edhe parapetet e disa pallateve të tjerë ngjitur me atë ku humbi jetën 20 vjeçarja. ABC News ka ndjekur operacionin e forcave zjarrfikëse në Kombinat për largimin e një strukture të rrezikshme në lartësinë e një pallati që mund të sillte një tjetër tragjedi në këtë zonë. Lëkundjet e tërmetit që tronditën sërish Shqipërinë mëngjesin e dielës me magnitudë 4,…

Read More

Sara Hoxha dhe e motra e saj Lori Hoxha, njëkohësisht edhe trashëgimtarja e Top Channel, janë ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar dhe mjaft të përfolura në median rozë. Të dyja janë shumë aktive në rrjetet sociale nga ku ndajnë me ndjekësit e tyre momente të ndryshme nga jeta e tyre. Duket se dy motrat janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën, sidomos që pas kohës që Sara është bërë nënë e dy djemve, Lori është një teze shumë e përkushtuar pas dy nipërve të saj. Së fundmi ka qenë Sara ajo që ka publikuar një foto të një…

Read More

Është vetëdorëzuar në polici Albano Kusi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e teknikut të kondicionerit në Tiranë. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët, është bërë e mundur që në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të vetë dorëzohet shtetasi në kërkim Albano Kusi. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të …

Read More

Një tufë dokumentesh të publikuara këtë javë kanë nxjerrë në pah mungesën e koherencës në qasjen që ka pasur që në fillim Washingtoni në Afganistan. Të ashtëquajturat “Afghanistan Papers” , përmbledhin dëshmi të cilat japin tablonë e një lufte të shënjuar nga dështimi, thotë the Guardian, një kontrast i thellë ky me historinë e triumfit që tregojnë zyrtarë amerikanë e britanikë. Qindra intervista, të realizuara me gjeneralë të lartë dhe qeveritarë afganë, me ambasadorë, zyrtarë të ndihmës e këshilltarë politikë- tregojnë sesi presidentët njëri pas tjetrit, nga Bushi tek Obama e Donald Trump, nuk arritën gjë tjetër veçse krijimin e…

Read More

Albërije Hadërgjonaj mbetet një ndër femrat më të bukura dhe seksi në vend, kjo shpjegohet edhe me numrin e madh të fansave që ajo ka. E ftuara në “Klanifornia”, këngëtarja nuk ka nguruar që t’u përgjigjet disa pyetjeve ngacmuese nga Marina Vjollca. E pyetur se cila është pjesa e preferuar në trupin e një mashkulli, Albërija nuk i kurseu batutat teksa në fund tha se ajo që i tërheq vëmendjen tek një mashkull janë flokët… Marina Vjollca: Cila është pjesa e preferuar në trupin e një mashkulli? Albërije Hadërgjonaj: Uhaa… Çfarë të them? Shih çunat… Po ata e dinë të keqen halla.…

Read More

“Ka një mesazh për ty”, ka sjellë ditën e sotme historinë e dhimbshme të një familjeje nga Peja, e cila ka përjetuar ndarjen nga jeta të vogëlushes së tyre. Melisa është sot nënë e 4 fëmijëve, dy vajzave Elena dhe Elona, edhe dy djemve, Erzeni dhe Arkzeni. Në studio, Melisa ka treguar se vajza e tretë kishte lindur e sëmurë dhe deri në moshën 10-vjeçare, as mjekët nuk mund të përcaktonin dot sëmundjen e saj. Ajo nuk mund të thoshte mami, babi, madje nuk kërkonte as ushqim dhe as të pinte. Dhimbja për Melisën dhe familjen e saj u bë…

Read More

Periudha në të cilën gjendemi përkon me atë të dimërimit të shpendëve. Në këtë periudhë, shpendët shtegtojnë nga vendet më të ftohta në veri drejt atyre më të ngrohta në jug. Një prej këtyre llojeve është edhe dallëndyshja bishtgërshërë (Hirundo rustica). Ky lloj është folezues në vendin tonë. Në pranverë vjen në muajt mars-pril dhe largohet drejt kontinentit Afrikan në vjeshtë në muajt shtator-tetor, por me sa duket, ky cikël ka filluar të c’rregullohet së fundmi. Gazetari dhe kundruesi i shpendëve Louis Seiller, n’a njoftoi se kishte hasur tre individë të dallëndyshes bishtgërshërë në parkun e madh të liqenit në…

Read More

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Lupço Nikolovski ka nisur fushatën me këngë shqipe në një përpjekje për të tërhequr elektoratin shqiptar. Nikolovski propozoi në në profilin e tij në Facebook një nismë për të cilën thotë se ka për qëllim t’i ofrojë qytetarët e Maqedonisë në rrjetet sociale nga të gjitha komunitetet përmes artit, këngës dhe diversitetit në folklor. Politikani i cili nuk dëshiron që politika të përzihet në ofrimin e qytetarëve, ftoi të parin ministrin e diasporës, Edmond Ademi t’i përgjigjet sfidës. “Më bëri përshtypje të madhe “Se do t’i dua” nga qyteti i Korçës. Korça është e njohur…

Read More

Ky është parashikimi i shenjave të horoskopit për këtë javë 16 dhjetor deri 22 dhjetor 2019. Dashi Dashuria: Gjatë kësaj jave nuk do të ketë asnjë arsye të besueshme për xhelozinë tuaj ndaj partnerit. Sidoqoftë, nuk do të mund ta braktisni këtë ndjenjë derisa të keni një sqarim, i cili mbase do të bëhet gjatë fundjavës. Edhe për beqarët, ata do ta kenë të vështirë të bëjnë njohje të reja, ata nuk janë të sigurtë. Puna: Puna duhet të jetë më efikase. Për t’ju ndihmuar në karrierën tuaj profesionale do të jenë rastet e ndryshme që do të lindin dhe…

Read More