Author: tirana

Një vajzë 11-vjeçare nga Anglia me prindër shqiptarë ka dërguar një mesazh përmes një video në “E Diela Shqiptare”. Sara ka dëgjuar për tërmetet në vendin tonë dhe është tepër e prekur. Ajo dëshiron që të japë kursimet e saj për të ndihmuar sadopak bashkëmoshatarët e saj. Mes lotësh, ajo kërkon leje nga babai i saj, për ta bërë diçka të tillë. Gjithashtu, Sara shpreson që çdokush të japë diçka për familjet e prekura, sepse ata nuk e meritojnë çfarë ka ndodhur. Sara: Unë jam Sara, jam 11 vjeç. Jam shqiptare dhe jetoj në Londër. Më falni që Gjuhën Shqipe nuk…

Read More

Në një takim me Akademinë politike të FRPD-së, në përkujtim të 9 vjetorit të heqjes së vizave për Shqipërinë, kreu demokrat, Lulzim Basha, u bëri thirrje të rinjve që të ngrihen dhe rikthejnë shpresën. Kreu i opozitës shtoi se më dramatike është situata në spitalet tonë, duke premtuar se me ardhjen në pushtet, situata do të njohë ndryshim të menjëhershëm. Pagat e mjekëve do të rritet me 1.200 euro, dhe e infermierëve me 700 euro, premtoi më tej Basha, duke thënë se Rama nuk mund të gënjejë dot më as Merkelin dhe as Macronin, apo liderë të tjerë, me reformat,…

Read More

I ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se në një kohë shumë të shkurtër është bërë e mundur mbledhja e ndihmave të nevojshme si dhe akomodimi i të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti, në banesa me qira. Ai deklaron se Kinostudio dhe Kombinati do të rindërtohen. “Tirana u kthye në një qendër të ndihmave edhe për zonat e prekura nga tërmeti për disa arsye. Së pari sepse Tirana akomodoi në kohë rekord qytetarët e saj. Janë rreth 5 mijë banorë. Patëm një diskutim mes nesh, thamë të lëvizim shpejt, t’i vendosim…

Read More

Edhe pse e kishte dhunuar disa herë bashkëshorten e tij dhe kjo e fundit kishte marre urdhër mbrojtjeje, ai nuk ka hequr dorë nga dhuna. Ngjarja që tronditi opinionin, teksa i riu e plagosi ish-bashkëshorten me ujë të valuar pasi kjo e fundit kërkoi urdhër mbrojtjeje, ai nuk u ndal me kaq, por shkoi ta dhunonte edhe në spital. Besim Balla i cili është arrestuar dhe momentalisht ndodhet në burgun e Peqinit pasi ka dhunuar bashkëjetuesen, nuk ka hequr dorë nga kërcënimet, edhe pse ndodhet prej disa muajsh pas hekurave. Mësohet se 34-vjeçari ka kërcënuar ish-bashkëjetuesen e tij, D.S nëpërmjet…

Read More

Nga Andi Bushati Një mobilizim i pazakontë i komunitetit të gazetarëve po korr fryte të pa imagjinueshme ndërkombëtare, kundër prëpjekjeve të kryeministrit Rama për të mposhtur lirinë e fjalës në vend. 35 organizata të njohura botërisht (ndërmjet tyre komitetet e helsinkit të dhjetë vendeve) i bënë thirrje qeverisë shqiptare të tërheqë atë që tashmë njihet si paketa anti shpifje. Shtatë shoqatat më të njohura në mbrojtje të gazetarëve (Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe të Shtypit ( ECPMF), Artikulli 19, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), Federata Europiane e Gazetarëve (EFJ), Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI), Reporterët pa Kufij…

Read More

Ministri kosovar Behgjet Pacolli bëri bujë si ndër të parët nga shqiptarët e pasur, që u solidarizua me pasojat e tërmetit tragjik, në Durrës e Thumanë, ku premtoi 1 milion dollarë dhe nisi madje i pari në ndërtimin e kompleksit për rimëkëmbjen e Shqipërisë. Por e ka qenë e lehtë dhe si e ka vënë pasurinë Pacolli? Përmes një postimi, sot në Hamburg, ai tregoi se 46 vite më parë, kur ka qenë emigrant në këtë qytet, kishte bërë rënda fizike për të mbaruar studimet. “Ky postim u dedikohet miqve dhe dashamirësve të mi! Në këtë fotografi shihet porti i…

Read More

Në “Ka një mesazh për ty”, Odesa kishte ardhur nga Italia për të kërkuar nënën e saj biologjike. Ajo në moshën 13-vjeçare kishte mësuar se ishte e birësuar. Odesa gjithmonë ka hezituar të kërkojë nënën e saj biologjike për shkak se ka frikë se mos ajo e refuzon sërish. Por pas shumë vitesh ka marrë guximin dhe i është drejtuar emisionit për të mësuar kush janë prindërit e saj biologjikë. Ardit Gjebrea fton në studio një zonjë që quhet Irfani Bozo. Ajo është nëna biologjike e Odesës. Ka ardhur nga Gjermania dhe historia e saj është tepër prekëse. Irfani ka…

Read More

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme, si pasojë enjë aksidenti në aksin Milot-Mamurras. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një mjet tip “Benz” dhe “Volkswagen”, ndërsa mësohet se gjendja e personave të plagosur është e rëndë, dhe çifti është duke u transportuar për në spitalin e traumës në Tiranë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

Read More

Juventusit i mjaftoi pjesa e parë për të mposhtur 3-1 Udinesen në “Allianz Stadium” e sigurisht edhe për të marrë vendin e parë, qoftë për disa orë. Bardhezinjtë shënuan tri herë brenda 45 minutave me Cristiano Ronaldon (realizoi dygolësh) dhe Leonardo Bonuccin (në limitet e kohës së rregullt të fraksionit të parë). CR7 shfaqi instiktin e tij vrasës në minutën e 9-të, me një gjuajtje të befasishme në hyrje të zonës. Portugezi gjeti për herë të dytë rrjetën në minutën e 37-të, pasi u shërbye nga Gonzalo Higuain. Bonucci, ndërkohë, u gjend në vendin dhe kohën e duhur për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot familjen Cakoni që humbi shtatë anëtarë nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë vizitës te 10-vjeçari Alesio Cakoni, i cili humbi babanë dhe motrën, Rama kishte marrë me vete edhe 7-vjeçarin Aurel Lala. Të dy fëmijët u hodhën nga dritaret e banesës në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrimtar. Kryeministri Rama i ka treguar edhe dhomën e re Alesios, ndërsa disa ditë më parë ai u plotësoi ëndrrën fëmijëve duke i mundësuar të takohen me idhujt e tyre në futboll, Cristiano Ronaldo dhe Gigi Buffon. Rama tha se dy fëmijët do të kenë edhe një…

Read More

Paketa fiskale tashmë e miratuar në komisionet parlamentare do të kalojë në seancë plenare janëvn e ardhshme, për t’i hapur më tej rrugën hyrjes në fuqi. Por cilat janë disa nga lehtësitë që do të aplikohen për qytetarët dhe bizneset gjatë vitit të ardhshëm? Rivlerësimi banesave për ti sjellë ato nga vlera historike në vlerën reale të tregut me tatim fitim në masën 2 për qind është një nga lajmet pozitive të 2020-ës. Përfitues do të jenë 50 mijë pronar pasurish të paluajtshme, ndërsa për hërë të parë do të përfitojnë edhe ata që i kanë të pahipotekuara. Gjithashtu, edhe…

Read More

Në fillim të dhjetorit, Alketa Vejsiu, drejtuese artistike e “Festivalit të Këngës” zbuloi se gjatë tre netëve do të ngjiten në skenë tre këngëtarë me famë ndërkombëtare: Giusy Ferreri, Mahmood dhe Eleni Foureira. Sot, Rtsh.al zbuloi detaje të mëtejshme. Mahmood do të performojë natën e parë. Ai përfaqësoi Italinë vjet në Eurovision me këngën “Soldi” dhe u rendit në vendin e dytë. Albumi i tij i parë, “Gioventu bruciata” u publikua në shkurt të këtij viti dhe debutoi në vendin e parë të klasifikimeve italiane. Me shumë mundësi, ai do të performojë dy hitet single, “Soldi” dhe “Barrio.” Giusy Ferreri…

Read More