E dini që industria e modës është një nga ndotësit më të mëdhenj në planet? Nëse ju pëlqen të ricikloni, bëjeni me veshjet tuaja. Më poshtë do t’ju tregojmë se si t’i ricikloni në mënyrë kreative pulovrat që nuk i vishni më. Mund të bëni çizme të ngrohta, byzylykë për kyçin e dorës, kapuçë për dimër, etj. Duke ndjekur hapat si në foto, mund të përgatisni një çantë prej cohe të cilën mund ta përdorni për pazar, por edhe si objekt stili në shtëpi. Gjithashtu, duke ndjekur hapat në foto mund të bëni një mbulesë për ndriçuesin tuaj dhe rezultati…
Author: tirana
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka bërë publike rezultatet e Këshillit Europian, të mbledhur një ditë më parë, në kuadër të solidaritet për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit, si pasojë e të cilit 51 qytetarë humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur. Me një shënim në “Twitter”, Soreca thekson se BE-ja është në solidaritet të plotë më Shqipërinë në këtë kohë tepër të vështirë, pasi qindra persona kanë mbetur pa banesa. “Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret…
Ndodh shpesh që personazhet e njohur të Showbizit të kthehen pas në kohë, me anë të një videoje ose fotoje nga e kaluara, ndërmjet së cilës tregojnë një periudhë të ikur të jetës së tyre. Kështu ka bërë së fundmi dhe këngëtarja e njohur Ingrit Gjoni. Ajo ka publikuar një foto të saj nga fëmijëria, shkëputur nga faqja e një gazete. Aty vihet re se Ingriti ka qenë gjithmonë e apasionuar pas televizionit. Në foton në fjalë, shihet e veshur me një fustan balerine. “Kjo vogëlushe është Ingrit Gjoni, 12 vjeç. Pretendon të konkurrojë regjisoren e njohur, Vera Grabocka. Madje…
Është e integruar në mendjen tonë ta shohim ngjyrën rozë si ngjyrë për vajza dhe ngjyrën e kaltër për djem, e veçanërisht kur është fjala për fëmijë. Por, nuk ka qenë gjithmonë kështu. Dikur ‘burrëri’ kishte qenë edhe veshja e djalit me rroba me ngjyrë rozë, transmeton Telegrafi. Eksperti i ngjyrave dhe ligjëruesi Gavin Evans ka treguar për ‘Business Insider’ se ekzistonin reklama në vitet e fundit të shekullit 19 dhe në vitet e hershme të shekullit 20, të cilat u sugjeronin nënave t’i vishnin djemtë bebe me ngjyrë rozë për t’u bërë burra të mëdhenj në të ardhmen, dhe…
“S’duhet të lejojmë frikën të ndryshojë rrjedhën e jetës sonë”. Tirana i është rikthyer normalitetit, pas ditëve mjaft të trazuara nëpër të cilat u end gjatë dhe pas 26 nëntorit, ku tërmeti, përveç dëmeve materiale, shkaktoi dhe jo pak gjendje ankthi dhe shqetësimi. Por cila është kura më e mirë për të filluar për të mbyllur plagët e hapura, dramat sociale që ajo shkaktoi, si dhe gjendjet e rënduara psikologjike tek të gjitha grupmoshat? Ajo çka është më e vështirë nuk është thjeshtë ndërtimi i një shtëpie për të futur kokën. Tashmë Bashkia e Tiranës ka ofruar zgjidhjet maksimale, që…
Kur vjen puna te stili, Mbretëreshë Rania e Jordanisë gjithmonë godet aty ku duhet Ajo arrin të balancojë kodin e ngatërruar të veshjes me zgjedhjet moderne dhe guximtare. Veshja e saj gjatë një ceremonie të mbajtur pardje ishte shembulli perfekt i kësaj balance, transmeton Telegrafi. Bluza dhe fundi, të dy nga Zara, kanë printe që bien në sy dhe s’mund t’i injorosh lehtësisht. Për të zbutur pamjen, ajo zgjodhi një çantë nga Gabriela Hearst. Gjithë veshja kushton 61 euro, por nuk duket apo jo? Në dallim nga Mbretëresha Elizabeth – që përdor çantat e vetëm një dizajneri, Launer – mbretërorë…
Kur vjen puna tek gjumi, shumica e prindërve kanë ankesa për fëmijët e tyre. Nuk flenë me orar, flenë vonë, zgjohen herët. Mjekët këshillojnë që fëmijët të flenë maksimumi në orën 9 të mbrëmjes, por janë prindërit ata që duhet t’ju bëjnë fëmijëve zakon. Rritja është pjesë e rëndësishme e jetës së fëmijës dhe në vitet e para rritja ndodh vetëm atëherë kur fëmija është në gjumë. Hormoni i rritjes humane (HGH) zakonisht aktivizohet gjatë fazës së katërt të gjumit, diku rreth orës 00.00. Nëse fëmijët rrinë deri vonë dhe shkojnë në gjumë në mesnatë, atëherë koha për prodhimin e…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Librazhdit. Një 19-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një banesë, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë. Mësohet se çifti kishte pesë ditë që ishin martuar, ndërsa dyshohet se janë vetëhelmuar. Çifti i të rinjve janë identifikuar si Rezarta dhe Olsian Hajdari. Ata u gjetën në banesë nga nga nëna e 27 vjecarit. Informacion paraprak: Në Spitalin e Librazhdit ka shkuar pa shenja jete shtetasja R.H., rreth 19 vjeçe, si dhe bashkëshorti i saj shtetasi O.H., 27 vjeç, në gjendje të rëndë shëndetsore dhe ndodhet nën kujdesin e…
Shkencëtarët në Qendrën Mjekësore në Universitetin Columbia në Nju Jork kanë zbuluar se drita ultravjollcë me gjatësi dhe fuqi të përcaktuar të valës mund të shkatërrojë viruse dhe baktere në një dhomë. Hulumtimet kanë treguar se mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe e lirë për të hequr virusin nga ajri brenda shtëpive siç janë spitalet, shkollat, autobusët, aeroplanët dhe të ngjashme. Të gjitha hapësirat e mbyllura ku qarkullimi i njeriut është më i lartë në këtë mënyrë do të ishte shumë më i sigurt se përhapja e virusit. Aktualisht, kjo metodë UV përdoret për të dekontaminuar pajisjet kirurgjikale.…
“Paketa antishpifje ndan prerazi lajmin profesional nga haberet e moçalit”, deklaroi sot ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Spiropali tha se paketa nuk do të thotë kurrsesi kontroll ndaj fjalës së lirë, por një mburojë për medien dhe për të drejtën për informim, si dhe një mjet për të luftuar fake-news, shpifjet, dhe tregtarët e dizinformimit”. “Kjo paketë e propozuar synon të disiplinojë nëpërmjet ndërhyrjeve në ligj shërbimet e medieve online, në një kohë ku sot më shumë se kurrë teknologjia dixhitale, kur e keqpërdorur, ka aftësinë të minojë deri dhe proceset demokratike, të shkelë dinjitetin dhe…
Jemi në dhjetor, festat e fundvitit janë afër, ngricë ka kudo, por Genci e gjen ngrohtësinë në sytë e Enit, ashtu siç është shprehur vetë ai. Këngëtari ka publikuar një foto pranë së shoqes në profilin e tij të Instagramit dhe frazat romantike për të fejuarën nuk kanë munguar. Fotoja është realizuar në shtëpinë e tyre, e cila shihet se është zbukuruar me rastin e festave dhe dyshja qëndrojnë të ulur pranë njëri-tjetrit.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një debat me ekonomistin Besard Kadian ka folur për pasurinë e saj. Në fjalën e saj në emisionin “Open”, Kryemadhi i tha Kadias, se çdo pasuri të saj e kishte me djersë pasi ishte hetuar nga çdo kryeministër i vendit pas rrëzimit të diktaturës. “Kam çdo gjë me djersë. Fatos Nano, Sali Berisha, Edi Rama kanë hetuar ata mos ki merak ti. I kam kaluar të gjithë unë këta. Më kanë hetuar çdo fije floku. Dy partitë e kryesore ia kanë bërë shqiptarëve: Në ato maja rripa-rripa, njëherë ma hipe, njëherë…