Author: tirana

Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ka postuar në Facebook një video, ndërsa kujton ndihmën që u kanë dhënë shqiptarët, hebrenjve dhe tashmë ndihmën që po ua kthejnë izraelitët shqiptarëve pas tërmetit të 26 nëntorit.Në video janë përmendur emra personash dhe familjesh që kanë strehuar hebrenjtë gjatë Holokaustit. Sot pas 76 vjetësh, izraelitet i kthejnë ndihmën Shqipërisë, thuhet në video. “Ndonjëherë vendet e vogla mund të bëjnë gjërat të mëdha Dërgimi i  një delegacioni për të ndihmuar popullin e Shqipërisë pas një tërmeti, ka një kuptim shumë më të madh për popullin e Izraelit, nga sa dikush do të mendonte. Ja…

Read More

Një makinë tip ‘Golf 4’ është përfshirë nga flakët duke u djegur në afërsi të Urës së Tapizës në aksin Fushë Krujë -Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të makinës me targa AA 239 DK, ngjyrë e bardhë. Pacolli nxjerr fotot e projektit: Këto janë shtëpitë që do ndërtoj në Thumanë Pronari i makinës Ardit Maxhaku ka dalë me shpejtësi duke mos pësuar lëndime. Drejt vendit të ngjarjes shkuan zjarrfikëset e Kamzës dhe Krujës.

Read More

Pronarët e bizneseve që ndodhen në katet e para të pallateve të vjetra dhe ndërtuesit e pallateve të reja të dëmtuara janë angazhuar për të riparuar dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Ndërtuesit në Durrës dhe individë që kanë përshtatur shtëpitë e banimit në biznese duke dëmtuar kolonat dhe muret mbajtëse, i tremben burgut dhe kanë pranuar të kryejnë riparimet e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti në objektet e ndërtuara prej tyre. Këtë e pranuan edhe në një takim me autoritetet lokale. Kryetari në detyrë i Bashkisë së Durrësit, Zhulien Varfaj, zhvilloi një takim me një përfaqësi të…

Read More

Përplasje të forta mes gazetarëve dhe kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhit lidhur me transmetimin e kryeministrit Edi Rama gjatë ditëve të tërmetit të 26 nëntorit. Moderatorja e emisionit, Eni Vasili nuk i ka duruar akuzat e Kryemadhit, duke i kujtuar numrin e herëve që e kishte marrë në telefon për ta ftuar në emisionin e saj. Kryemadhi i është kundërpërgjigjur duke e quajtur se emisionet në Shqipëri bënin qoka ndaj kryeministrit. Jashtë debatit nuk ka qëndruar as moderatori tjetër i “Top Channel” Alban Dudushi, i cili gjithashtu është përplasur me Kryemadhin. DEBATI: Monika Kryemadhi: Bëni propagandën e Edi Ramës Eni…

Read More

Supa është pa dyshim një vepër arti në kuzhinë. Falë saj, jo vetëm që mund të ngopesh por edhe mund të marrësh ushqyesit më të nevojshëm për organizmin. Atë mund ta përgatisim jo vetëm me mish por edhe perime dhe jo domosdoshmërisht kemi nevojë për një recetë. Ekspertët e AgroËeb.org thonë se shumica e perimeve mund të transformohen në supa të shijshme e të shëndetshme. Por përpara se të ktheni perimet tuaja të preferuara në supa, duhet të dini cilët janë përbërësit bazë të tyre. Përbërësit bazë të çdo supe Sipas ekspertëve të AgroWeb.org përbërësit bazë të çdo supe janë:…

Read More

Monika Kryemadhi ka folur sot në lidhje me situatën për tërmetin dhe kujtoi deklaratat e Presidentit Ilir Meta, muaj më parë që jepte alarmin se në Shqipëri do bien tërmete. E ftuar sot në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se Presidenti i paralajmëroi tërmetin dhe tha se atëherë i thanë se u çmend. Ajo shtoi se “kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi”, duke ironizuar me deklaratat e Kryeministrit. “Thonit u çmend Presidenti se paralajmëroi tërmetin. Kot nuk thotë Rama se ka fallxhoren në shtëpi. Ja fallxhorja e parashikoi. Dhe askush nuk e dëgjoi Presidentin, e quajti të çmendur”,…

Read More

Pasi ra tërmeti i 26 nëntorit që mori 51 jetë njerëzish, plagosi qindra persona dhe shkatërroi mijëra banesa, sopranoja, Inva Mula shkoi të shohë nga afër familjet që u strehuan në çadra. E ftuar në emisionin “Rudina”, nga Rudina Magjistari, Inva u shpreh se, mori edhe vajzën Nina me vete në çadër, për t’i treguar asaj sesi është jeta. “Mora me vete edhe Ninën, por jo për ta trembur. E mora për t`i treguar si është jeta. Ka prindër që nuk munden tua plotësojnë dot fëmijëve të tyre të gjitha kërkesat.”, u shpreh sopranoja. Ndërkohë, Inva ka zbuluar ndër të…

Read More

Turqia do të jetë vendi i parë që do të blejë një dron të ri ushtarak të armatosur me mitraloz dhe të pajisur me krahë robotikë që shërbejnë për të zbutur zmbrapsjen nga të shtënat e plumbave. Mitralozi ka aftësinë të lëshojë 15 plumba në një breshëri të vetme, dhe droni mban në total 200 fishekë. Droni është zhvilluar nga Asisguard, një kompani teknologjike në Ankara, e specializuar për teknologji ushtarake. Droni do të përdorë një sistem me laser për të garantuar sa më shumë saktësi në shënjestër, ndërkohë që krahët robotikë do ta mbajnë të qëndrueshëm duke eliminuar shtytjet.

Read More

Dashi Fundjava do të nisë me shumë ngarkesë dhe lodhje. Bëni kujdes ndaj asaj që do ju ndodhë në këto ditë. Do të viheni në provë. Ndërkohë ata që janë vetëm, mund të jetojnë një histori intriguese. Demi Fundjava do të sjellë përmirësime të ndjeshme. Kjo periudhë favorizon vendimet e mëdha për çiftet që duhen. Nëse jeni larg njeriut të zemrës, kjo është koha e duhur për tu afruar. Veçse do ju duhet që të veproni shpejt. Binjakët Yjet nuk do të jenë më në kundërshti me shenjën tuaj, ndaj bëni mirë që të ecni përpara. Keni kaluar një moment…

Read More

Ndërkohë që disa studime sugjerojnë që ushqimet e ngurta të mos i fillohen fëmijës para se të mbushë 6 muajsh, ka plot pediatër të tjerë që sugjerojnë fillimin e lëngjeve apo pureve në moshë më të hershme. Sipas atyre që mbështesin tezën se ushqimet e ngurta nuk duhet të fillohen para moshës 6 muajsh, fëmija akoma nuk mund ta tresë ushqimin dhe këto ushqime fillojnë ta forcojnë para kohe trupin e tij. Mirëpo çfarë ndodhte para 16 vitesh me këto këshilla? Një nënë e re ka dërguar një mesazh pranë faqës “përnënat.al” ku na tregon një libër udhëzues për ushqyerjen…

Read More

Dhjetëra mijëra Grekë kanë ikur nga vendi gjatë dekadës së kaluar në kërkim të perspektivave më të mira të karrierës. Tani qeveria Greke ka filluar një program stimulues të krijuar për të inkurajuar punëtorë të rinj të kualifikuar të kthehen në shtëpi. Programi “Rebrain Greece”(Risjellja Mendjes në Greqi) drejtohet nga Ministria e Punës. Për të kthyerit shumë të kualifikuar, qeveria do të paguajë 70% të pagave deri në 3000 euro në muaj. Subvencioni do të zgjasë për një vit. “Nuk është fjala për djemtë e artë”, tha Ministri Grek i Punës, Giannis Vroutsis për Euroneës. “Bëhet fjalë për grekë të…

Read More

Shkencëtarët kanë zbuluar se më shumë se nëntë orë gjumë gjatë natës dhe 90 minuta dremitje gjatë ditës rrit rrezikun nga paraliza. Rezultatet e këtij studimi janë publikuar në revistën “Neurology” dhe në këtë studim janë ekzaminuar 31 750 persona në Kinë mosha mesatare e të cilëve është 62 vjeç. Në fillim të studimit u vëzhgua se gjumi prej të paktën nëntë orësh rrit me 23 % rrezikun nga paraliza sesa ata që flenë më pak se tetë orë. Mundësia për paralizë është rritur me 25 % tek ata që flenë më shumë se 90 minuta gjatë ditës në krahasim…

Read More