Nëse keni planifikuar fluturime me datë 13 dhjetor nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas do të duhet që të bëjnë kujdes e të verifikojnë fluturimin e tyre. “La Stampa” shkruan se me datë 13 dhjetor është parashikuar që në Itali të zhvillohet një grevë kombëtare e transportit ajror që do të zgjasë 24 orë. Kjo grevë ka në fokus dhënien e një mesazhi për krizën në të cilën ndodhet sektori dhe pasiguritë që ka mbi të ardhmen e kompanisë.
Author: tirana
Gjatë gjithë këtyre ditëve Bes Kallaku ju ka qëndruar pranë të prekurve nga tërmeti në vendin e tij, Bubq. Së bashku me Xhensilën ai vizitoi familjet që ishin dëmtuar më shumë nga tërmeti i fuqishëm dhe i ndihmoi materialisht. Gjithashtu ai u mundësoi vizitat në Bubq edhe personazheve shumë të njohur si Bebe Rexha dhe Ardian Bujupi. Duke qenë se gjatë kësaj kohe Besi ka qenë mjaft i angazhuar me këtë punë, ai nuk është marrë më tej me promovimin e filmit të tij ‘Falco’. Por ditën e sotme aktori ka njoftuar se filmi do rikthehet në të gjitha kinematë,…
Një episod i pa preçedentë ka ndodhur në kampionatin Irianian. Trajneri Andrea Stramaccioni është larguar nga drejtimi i skuadrës së Esteghalit, pasi kontrata mes tij dhe klubit u shpall e pavlefshme nga FIFA për shkak të disa problemeve me ligjin e sportit. Nën drejtimin e ish trajnerit të Interit dhe ndihmësve të tij italianë, Esetghali kryesonte renditjen në kampionat ndërsa fansat e klubit dolën sot paradite në protestë para Ministrisë Iraniane të Sporteve. Stramaccioni ka deklaruar se nuk dwshironte qw ta mbyllte kwshu aventurwn me skuadrwn e Esteghalit: “Nuk kam nënshkruar me asnjë klub tjetër dhe unë e stafi im…
Dy javë pas tërmetit tragjik që goditi vendin duke lënë 51 të vdekur, mbi një mijë të plagosur dhe shumë dëme materiale, prokuroritë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe në Lezhë nisën hetimet, ndërsa Shqiptarja.com raporton se prej ditës së djeshme janë marrë në pyetje edhe kolauduesit dhe ndërtuesit. Ka shumë mundësi që brenda kësaj jave apo maksimumi javën tjetër mund të ketë arrestime. Hetimet janë shtrirë duke sekuestruar të gjitha dosjet e ndërtimit të objekteve që janë shembur me fokus të veçantë godinat që zunë brenda rrënojave 51 viktimat.Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë deklaroi se janë 60 firma…
Opozita e re në Kuvendin e Shqipërisë vazhdon të frekuentojë Kuvendin në karriget e lëna bosh nga kolegët e tyre të opozitës. Një ndër deputetët më të “famshëm” nga opozita e re është padyshim Kujtim Gjuzi. Ai u i njohur falë deklaratave të tij dhe përplasjeve me kryeministrin Rama. Por nëse mendoni se Rama dhe Gjuzi nuk njiheshin më para, e keni gabim! Fotografi Agim Rama ka shkrepur një foto të veçantë në Kuvend, ku duket Kujtim Gjuzi teksa shkëmben batuta me ish-ministrin e Financave Arben Ahmetajn. “Kujtim Gjuzi çdo ditë e më shumë afër VIP-ave të politikës. Më shumë…
Ky është horoskopi për ditën e martë 10 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Tregohuni të kujdesshëm me çështjet financiare, pasi gjatë kësaj periudhe keni pasur shpenzime të tepërta. Në sferën sentimentale do të ketë diskutime dhe marrje vendimesh të rëndësishme drejt një hapi të madh. Yjet favorizojnë punën, pavarësisht një sërë sfidash për tu përballuar. Demi E marta do të jetë…
Jo të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në qytetin e Durrësit janë akomoduar në apartamente me qera. Kjo sepse ka pak apartamente për tu marrë me qera në qytet dhe kryeministri dha një propozim tjetër. “Po punojmë për një zgjidhje jo aq optimale, jashtë Durrësit dhe shikojmë mundësinë e akomodimit në periferinë perëndimore të Tiranës. Nuk ka apartamente” tha Rama. Sa i takon familjeve të prekura në Tiranë të gjitha janë drejt akomodimit në apartamente me qera. “Nga 1120 familje të prekura në Tiranë mbi 900 janë të akomoduara, ndërsa pjesa tjetër janë në akomodim e sipër.” Ndërkohë Rama tha…
Shqipëria u godit nga dy termete të fuqishme, brenda dy muajve: Ai i 21 shtatorit me dëme materiale dhe termeti fatal i 26 nëntorit, që mori jetën e 52 personave, plagosi mbi 900 të tjerë dhe la në qiell të hapur me mijëra qytetarë, kryesisht në Durrës e Thumanë. Tashmë pyetja që shtrojnë të gjithë me shqetësim është: A mund të rrezikohemi sërish nga termetet? Sizmiologët kanë deklaruar shpesh se termetet nuk mund të parashikohen, ndërsa nga Israeli vjen një lajm i mirë: Brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon termetet 8 deri në 12 orë para…
Shifrat dhe raportimet mediatike janë një tregues i qartë i situatës së rëndë që po ndodh me shqiptarët në burgjet greke. Në harkun kohor të 1 viti janë regjistruar 6 shqiptarë të vrarë në burgjet e Greqisë. Dhe këtu nuk janë llogaritur të burgosurit shqiptarë që kanë kryer vetëvrasje apo rastet kur vdekjet kanë qenë të dyshimta. Burgu i Koridhalos, më famëkeqi në Greqi, është institucioni ku vuajtja e dënimit është kthyer në një arenë të përgjakshme të larjes së hesapeve mes të burgosurve, ku të dënuarit kontrollojnë nga qelitë trafikun e drogës jashtë burgut dhe diktojnë veprimtari të tjera…
Blogerja Armina Mevlani teksa i është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj në Instastory, ka zbuluar më shumë për lidhjen e saj me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. “Do ia pranoje të dashurit të mbante ish-in e tij si shoqe të ngushtë?”. Kësaj pyetje, blogerja i është përgjigjur prerë: ”Sigurisht që JO”. Ndërsa e pyetur se si e menaxhon xhelozinë në lidhjen e saj, Armina thotë se nëse në një lidhje nuk ka xhelozi, ajo s’ka as pasion por që blogerja ka treguar që i beson shumë Shkëlzenit dhe nuk bëhet shumë xheloze.
Tregu imobiliar, pas tërmetit të 26 Nëntorit ka pësuar ndryshime dhe Tirana është bërë vendi më I kërkuar për banim. Kërkesat në rritje për qiramarrje të apartamenteve, për shkak të shpalljes së pabanueshme të shumë pallateve në Durrës, ka shkaktuar edhe rritje të çmimeve. Agjentët imobiliarë thonë se çmimet e qirave në kryeqytet kanë pësuar 2 javët e fundit një rritje prej 10 deri në 15%. Qytetarët që janë në kërkim të apartamenteve ne qira, vijnë kryesisht nga zonat e prekura nga tërmeti, Tirana dhe Durrësi, por edhe studentë konviktet e të cilëve janë dëmtuar. Agjentët imobiliarë thonë se pavarësisht…
Pas përfundimit të festivalit Kënga Magjike artistët kanë treguar preferencat e tyre. Dje producenti i këtij festivali tregoi se cila këngë ishte e preferuara e tij dhe bëhej fjalë për këngën e Orgesa Zaimi “Verën ku ma le”! Lexo edhe:Ardit Gjebrea zbulon këngën e tij të preferuar nga ‘Kënga Magjike 2019’ Capital T ka qenë një tjetër këngëtar i cili ka treguar se cila këngë është më e bukur, sipas tij. Në një postim në Instastory, shihet teksa këngëtari në makinë dëgjon këngën e Fifit, “Marova” dhe shkruan: “ Njo prej baladave ma t’mira t’viteve t’fundit” Kënga e Fifit zuri…