Një këmbësor ka humbur jetën pasditen e kësaj të hëne në Tiranë si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Prezë. Informacionet bëjnë me dije se automjeti me drejtues A. L. aksidentoi 60-vjeçarin që po kalonte në rrugë. Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ndërroi jetë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit me inicialet A. L është shoqëruar në komisariat, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Author: tirana
Babai i motrave të famshme, Bella dhe Gigi Hadid, Mohamed është sërish beqar. Mediat e huaja shkruajnë se 71-vjecari dhe e dashura e tij, Shiva Sfari, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Pas një viti që janë bashkë, duket se Hadid e ka tradhtuar të dashurën e tij 32 vite më të re. Edhe pse thuhet se fundi i marrëdhënies së tyre erdhi për shkak se nuk po binin dakord për vazhdimësinë, mediat e huaja thonë të kundërtën. Madje është bërë e diur se Shiva kërkonte një fëmijë tjetër, ndërsa Mohamed nuk binte dakord pasi ai ka…
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu përshëndet kryeministrin Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale dhe shpreh solidaritetin me Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit. Netanyahu ka shpërndarë një video të kryeministrit Edi Rama, i cili takoi sot një grup ekspertësh izraelitë që po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth. “Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri izraelit Netanyahu në Twitter.
Në prej mbrëmjeve më të bukura të vitit, e sidomos në festat e fundvitit që organizohet në Britani, dje kanë marrë pjesë tre shqiptarë duke performuar e duke argëtuar publikun anglez. Rita Ora, Ava Max dhe DJ i njohur nga Kosova, Dardan Aliu, i cili për publikun britanez njihet si ‘regard’, kanë performuar gjatë vikendit në skenën e madhe të ‘jingle Bell Ball’. E Dardani është siguruar që të shkojë ta takojë Ritën, pasi të dytë janë ndodhur në një vend, shkruan Gazeta Express.. Me këtë rast, dyshja kosovare kanë bërë një fotografi bashkë, e këtë fotografi Rita e ka…
Pasditen e sotme në ambientet e Kryeministrisë është duke u zhvilluar Mbledhja e Dytë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit. Pas fjalës së Kryeministrit, foli imami Elvis Naçi i cili tha që fodacioni “Firdeus” ka mundur të mbledhë, rreth 7 milion dollarë donacione, për të prekurit nga tërmeti. “Aktualisht siç e kemi lënë edhe me fondacionet e tjera, fondi i mbledhur do të menaxhohet nga vetë fondacionet, por nuk përjashtohet që në veçanti, atyre që kanë donatuar, do ti bëjmë transparencën maksimale të mundshme. Fondacioni Firdeus ka arritur në kuotën e 7 milion dollarëve, besoj shkojnë në 10 milionë euro por…
Gjykata franceze dënoi me tre muaj burg dhe 8 mijë euro gjobë liderin e Partisë Socialiste, Jean-Luc Melenchon për shantazh ndaj autoriteteve të cilët po hetonjnë rreth pasurisë së tij. Në vitin 2018 Prokuroria lëshoi urdhër për hetim ndaj partisë së tij dhe kontroll në banesë e zyrë. Madje Melenchon është filmuar duke i bërtitur dhe duke shtyrë një officer policie. Më pas ai sëbashku me anëtarë të tjerë të partisë u munduan të futen me forcë në zyrat e tyre në momentin që po bëhej hetimi. Melenchon garoi në 2017-ën në zgjedhjet presidenciale kundër Macron ku mori vetëm 19.5%…
Nga ARTUR AJAZI Ajo ç’ka po ndodh prej 6 vitesh në këtë vend, natyrisht nuk ka vend shumë për komente dhe “opinione” të atyre që nuk e njohin shtetin, nuk njohin dhe nuk kanë zbatuar asnjëherë ligjet e shtetit, dhe atyre që kanë 30 vjet që bëjnë vetëm zhurmuesin. E ndërsa Edi Rama, e mori pothuajse nga zero shtetin për nga niveli i njohjes dhe zbatimit në terren të ligjeve kushtetuese, duket se bilancet sot janë më shumë se pozitive. Shqipëria e kaosit ndërtimor, e rrumpallës institucionale, e mbingarkesës së administratës publike, Shqipëria e zyrtarëve defiçentë që merreshin me punët…
Në mbledhjen e Komitetit të Rindërtimit, Kryeministri Edi Rama tha se shumë shpejt do të bëhet me detyrim sigurimi i banesës në rast të fatkeqësive natyrore. Rama tha se nuk duhet të paguajë shteti lekë të banesave që janë ndërtuara pa kriter, prandaj u bëri banorëve që të sigurojnë banesat. “Ne nuk do japim më lekë për banesat që nuk janë të siguruara. Ne duhet të bëjmë ligjin për sigurimin e detyrushëm të shtëpive në rastin e fatkeqësive natyrore. Nuk mund të pagujmë më lekë ne si shtet për këtë gjë. Duhet të gjithë që të sigurojnë banesat dhe të…
Roberti ka folur për këngën e tij më të re ‘Ajo nuk është unë’, këngë kjo me të cilën ai merr pjesë në ‘Festivalin e Këngës në RTSH’. Në mesin e artistëve që po marrin pjesë në festivalin e RTSH’së këtë vit po merr pjesë edhe Robert Berisha, kënga e të cilit supozohet të jetë dedikim. Robert Berisha do të performoj në këtë festival me këngën “Ajo nuk është unë”, këngë kjo e cila po thuhet se mund të jetë dedikim për Norën. Mirëpo Roberit ka thënë krejt diçka tjetër. “Kjo është kënga ime qē do marr pjesë ne festivalin…
Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo theksoi se Shtetet e Bashkuara do t’i shtojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin në mbarë botën. Korrupsioni, thotë kryediplomati amerikan, fuqizon dhe mbështet udhëheqësit autokratë, dobëson besimin tek sistemet demokratike dhe krijon mundësi për aktorë të tretë që të shfrytëzojnë vendet partnere të Shteteve të Bashkuara. Sekretari Pompeo njoftoi se gjatë vitit 2019, për shkak të përfshirjes në korrupsion madhor, rreth 40 zyrtarë të huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre janë përfshirë nga Departamenti i Shtetit në listën e atyre që u ndalohet hyrja së bashku me…
Të gjithë personazhet e njohur shqiptarë u angazhuan në mënyra të ndryshme për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti që goditi vendin në 26 nëntor. Së fundmi edhe Era e Nora Istrefi kanë vendosur të japin kontributin e tyre duke organizuar një mbrëmje bamirësie. Era ka zbuluar se të premten e kësaj jave do të jetë bashkë me Norën në Tiranë për të performuar në një nga ‘clubet’ e kryeqytetit dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë në ndihmë të personave në nevojë. Këngëtarja është shprehur se nuk ka mundur të mbajë koncerte për shkak të angazhimeve…
Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Richter ra pak më parë në det, pak kilometra larg bregut të detit, në veri-perëndim të Durrësit. Raportohet se tërmeti kishte një thellësi rreth 20 kilometra. Një tjetër tërmet me magnitudë më të vogël, rreth 3.1 ra 7 minuta më herët në të njëjtën zonë, ç’ka tregon se zona është ende aktive edhe pse tërmetet kanë një intensitet shumë më të vogël. Mijëra pasgoditje janë regjistruar që pas tërmetit të 26 nëntorit i cili shkaktoi 51 viktima.