Author: tirana

Dy javë kanë kaluar nga tragjedia që mori 51 jetë njerëzish pas tërmetit të 26 Nëntorit që tronditi vendin dhe shkaktoi një plagë të madhe për gjithë shqiptarët. Fotot e mëposhtme të publikuara nga “Zëri i Amerikës” tregojnë atë çfarë ka mbetur sot nën rrënojat e godinave të shembura në Thumanë nën të cilat mbetën dhjetra njerëz ku një pjesë e tyre nuk arritën të dilnin dot të gjallë. Flamuj kuqezi, batanije fëmijësh, veshmbathje, lapse me ngjyrë, lodra fëmijësh, enë kuzhine, mobilje të shkatërruara, janë disa nga gjërat që duken mes rrënojave që pastrohen prej mjeteve të rënda.

Read More

Është zbardhur dëshmia e autorit të vrasjes në Kavajë mbrëmjen e sotme. 60-vjeçari Xhevdet Lecini me duart në kokë, i shokuar për atë që ndodhi, është shprehur para grupit hetimor se me viktimën dhe një tjetër person kishin që prej orës 11:00 të paradites së sotme dhe deri kur ndodhi ngjarja, që pinin së bashku në lokal. AI thotë se shkak i ngjarjes ka qenë një debat që degjeneroi nga sharjet në përdorimin e armës. “Kemi qenë të pirë, ishim prej orës 11:00 në tavolinë. Nuk e di si ndodhi, u errësova dhe e vrava” mësohet se ka thënë Lecini.…

Read More

Skuadra e Interit do të luaj nesër në mbrëmje kundër Barcelonës në kuadër të Grupit F në kompeticionin Uefa Champions League. Zikaltrit në këtë sfidë do tentojnë maksimumin për të shpresuar kualifikimin në raundin me eliminim direkt. Duke parë rëndësinë e këtij dueli biletat e stadiumit “San Siro” kanë mbaruar pasi janë shitur 72 mijë të tilla. Ajo që vlen të theksohet është fakti se sipas “Corriere dello Sport” shuma që do të përfitoi skuadra milaneze është 8 milionë euro. Një shifër rekord për një skuadër italiane në Champions.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një prej familjeve të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit, që janë strehuar në pallatet e Shkozës. Pasi ka vizituar familjen, Rama ka vijuar për të shkuar në një tjetër familje, por në shkallët e pallatit është ndaluar nga një qytetare e cila i ka treguar problemin e saj.

Read More

Jona Spahiu ka publikuar shpeshherë në rrjetet sociale momentet më të ëmbla krah vogëlushit të saj, Raiden dhe partnerit Frenklin. Në prag të Krishtlindjeve moderatorja ka ndarë me fansat e saj në ‘Instagram’ një video ku duket se i vogli është duke qëndruar pranë pemës së fundvitit. “Brenda 3 ditësh, kjo pemë është prishur dhe është bërë 3 herë”, ka shkruar Jona bashkangjitur videos, ku duket se Raiden nuk mund të qëndrojë pa kapur zbukurimet duke i rrëzuar ato. Me siguri kjo duhet të jetë një nga periudhat më të bukura për Spahiun, pasi festat i gëzon pranë më të…

Read More

Cindy Marina është bukuroshja shqiptare që na përfaqësoi në Miss Universe 2019”, që u mbajt këtë vit në SHBA. Të gjithë e njohëm përmes këtij eventi madhështor, por vajza është pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit në Shqipëri. 1-vjeçarja pasi triumfoi në eventin e bukurisë “Miss Universe Albania 2019”, ku arriti që të zinte vendin e gjashtë në eventin “Miss Universe 2019”. Mes 90 vajzave më të bukura të globit Cindy Marina, arriti të renditej e gjashta. Kur doli në skenë ajo u pyet nga drejtuesi i eventit se ku është ndryshimi mes volejbollit dhe Miss Universe. “Në lojën e…

Read More

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka deklaruar se kryeministri Rama deri më tani po zbaton me përpikmëri rekomandimet e kreut të PD-së Lulzim Bashës. Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Paloka theksoi se Ramës tashmë i mbetet të plotësojë edhe rekomandimin e fundit të Bashës, që 150 milionë eurot që ka parashikuar buxheti tja japë 10 oligarkëve, t’i përdorë për të rikthyer në normalitet jetën e qindra e mijëra familjeve të dëmtuara. Duke ironizuar Paloka shkruan se pasi t’i përmbushë rekomandimet e Bashës, atëherëë kryeministri mund t’i marrë të gjitha ‘meritat’. Postimi i plotë i Palokës:…

Read More

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja, që tronditi këtë mbrëmje Kavajën, ku 60-vjeçari Xhevdet Leçini vrau me armë gjahu 29-vjeçarin Marjus Ismailaj. Sipas “Balkan Ëeb”. ngjarja e rëndë ka ndodhur në pallatin ku banon edhe 30-vjeçarja Marsida Qatja, e cila “pushtoi” mediat në fillim të muajit tetor, pasi në apartamentin e saj u vra Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi Bledar Toçi. Autori i vrasjes së 29-vjeçarit Ismailaj është banor i këtij pallati, ndërsa është edhe pronar i lokalit, ku ndodhi ngjarja. Në momentin e konfliktit me njëri-tjetrin, të dy personat kanë qenë nën efektin e alkoolit

Read More

Nëse rrobat i lani në temperatura më të ulëta se 60 gradë Celsius, do të mund të jetë rrezik për shëndetin tuaj Bakteret e rrezikshme si Escherichia coli lehtë barten nëpërmjet rrobave, nëse i lajmë në temperatura më të ulëta. Ka mundësi që bakteret të qëndrojnë në rroba edhe pas larjes në temperatura nga 60 apo 90 gradë. Edhe pse bakteri është banues normal në zorrët e njeriut dhe të kafshëve të shumta, llojet e caktuara mund të shkaktojnë infeksione urinare dhe infeksione të zorrëve, andaj edhe të çojnë deri në forma të rënda të sëmundjeve me rezultat të mundshëm…

Read More

Me siguri se i kryqëzoni këmbët të paktën një herë kur jeni duke ngrënë darkë, duke punuar në tavolinën e punës, apo thjesht kurdo që jeni ulur. Por ekspertët thonë se duhet ta ri-mendoni mirë këtë shprehi: kryqëzimi i këmbëve faktikisht mund të sjellë shumë efekte negative shëndetësore. Ulja me këmbë të kryqëzuara shkakton dhimbje në shpinë dhe qafë Në një botë të përsosur, ju nuk duhet t’i mbani këmbët e kryqëzuara asnjëherë, por kjo rrallëherë ndodh. Shumica prej nesh e shpërngulim peshën e trupit vetëm në një anë, duke i kryqëzuar këmbët. Por terapeuti fizik-ortopedik Vivian Eisenstadt, kryqëzimi i…

Read More

Nga Luljeta Progni Një dhomë me derë xhami, në katin e parë sa hyje në godinën nr.15 të Qytetit Studenti, u bë streha e studentëve që ishin ngritur kundër regjimit komunist më 8 dhjetor 1990. Mesnatën e datës 8 dhjetor, aty u mblodhën për tu organizuar, studentët që pak orë më heret kishin nisur protestën e madhe për shëmbjen e regjimit komunist në Shqipëri. Është vëndi ku u ngrit grupi i parë organizator, asambleja studentore që do të drejtonte lëvizjen përgjatë katër ditëve historike deri në rrëzimin e diktaturës dhe shpalljen e pluralizimit politik në Shqipëri. Katër ditët që pasuan,…

Read More

Pas dy javëve sfiduese, në Tiranë kanë mbërritur zyrtarisht festat e fundvitit. Në një ceremoni të organizuar mes dhjetëra qytetarëve, mes të cilëve edhe fëmijë, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndezën dritat e pemës së madhe për Festat e Fundvitit, në sheshin “Skënderbej”. Atmosfera filloi me një koncert të korit të fëmijëve nën drejtimin e artistes Suzana Turku që ishin kujdesur për të krijuar një atmosferë festive duke përzgjedhur një repertor të pasur. “Dua vetëm t’ju uroj të gjithëve një vit të ri të gëzuar, si këto drita që do të ndizen dhe dua…

Read More