Author: tirana

Mëlçia luan një rol vital në trup pasi lidhet me tretjen, metabolizmin dhe lëndët ushqyese. Ajo gjithashtu mund të sekretojë kimikate që i nevojiten trupit, prandaj ky organ funksionon edhe si një gjendur Një mëlçi që funksionon mirë ndihmon në eliminonim e toksinave nga gjaku dhe konverton lëndët ushqyese që mund të përdoren nga trupi. Ajo gjithashtu ruan hekurin, vitaminat, glukozën, etj. Fatkeqësisht disa lloj ushqimesh që hamë e dëmtojnë mëlçinë. Si mund të ndihmojmë në rigjenerimin e mëlçisë së dëmtuar? Lajm i mirë është se ka shumë ushqime që mund të ndihmojnë në pastrimin e mëlçisë në mënyrë që…

Read More

Hailey Bieber është e njohur sikur dikush që di t’i bashkojë më mirë trendët e pabashkueshëm dhe dikush që ka ndjenjë të hollë për modën, mirëpo veshja e saje fundit ka zhgënjyer të gjithë njohësit e modës Me dëshirën që të ndjekë të gjithë trendët, manekinia ka bërë kundërvajtje serioze të modës, transmeton Telegrafi. Xhaketa tepër e dimensionuar, modeli i këtillë i çizmeve, si edhe pantallonat lateks janë në trend, mirëpo kur gjenden në të njëjtin vendin bëhen debakël i vërtetë mode. Se ndonjëherë është shumë më mirë t’u përmbaheni kombinimeve të thjeshta dhe të mos ndiqen symbyllur bash të…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ka bërë inspektime në QSUT për dëmet e shkaktura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në këtë inspektim ai ishte i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu, të cilët i dha urdhër që të mos lejohen më qytetarët të futen në oborrin e spitalit të QSUT-së, pasi gjendja atje duket si stacion treni. Ndër të tjera ai ka takuar në spital një mikeshë të vjetër të tij, një doktoreshë, ku theksoi se është rritur me të. “Tani do të doja rrugë që të mbyllet kjo lloj situate, këta si stacion treni këtu, si stacion vaporash që rrinë…

Read More

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Krimeve të Rënda Klodian Kurushi si dhe prokurorin e Apelit në Tiranë Genti Xholi. Gjyqtari Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ndërsa prokurori Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sot situatën e dëmeve në QSUT, të krijuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe qindra të lënduar.ram Nga tërmeti i fortë pësuan dëmtime të shumta edhe pavijone në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku në dy kardiologjitë ka pasur dëmtime të shumta në pjesën e mirëve dhe suvave të rëna dhe janë transferuar pacientët. Teksa ka inspektuar dhomat e dëmtuara në këtë pjesë të spitalit, Rama ka pyetur nëse ka pasur pacientë brenda në momentin e dëmtimit. Rama: Qenka shkundur mirë, por kishte njerëz këtu brenda? Ministrja:…

Read More

Aurenc Bebja, Francë. “Le Temps” ka botuar, të premten e 2 shtatorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me shkëputjen e kishës ortodokse shqiptare nga ajo greke, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Kisha shqiptare ndahet nga ajo greke Na shkruajnë nga Korça : “Lëvizja separatiste fetare në Shqipëri e udhëhequr nga imzot Fan Noli, president i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, sapo mori formë. Kisha shqiptare është shkëputur nga ajo greke dhe ky lajm, i shpallur nëpërmjet një manifesti, është përshëndetur me entuziazëm nga…

Read More

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëri kritikoi të hënën homologun e tij francez Emmanuel Macron, duke i thënë atij se Islami, i cili ka kuptimin e paqes, është i gabuar të shoqërohet me terrorizmin dhe se do të ishte më mirë që të merrej me “jelekverdhët” në rrugët e Parisit. Nga samiti i ministrave të Çështjeve Sociale të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OIC) në Stamboll, Erdogan iu referua një fjalëmbajtje të Macronit në samitin e NATO-s pak ditë më parë në Londër, duke thënë: “Ne patëm mundësinë që të dëgjonim presidentin francez të fliste në samitin e…

Read More

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pressing” në ABC News, për të folur rreth situatës tek Shqipëria. Reja e pranoi se sot ishte takuar me Dukën për të diskutuar për të ardhmen, pas akordit të gjetur me presidentin e FSHF-së. AKORDI PËR KONTRATËN E RE – Po, e kishim konkluduar akordin 20 ditë më parë akordin. Sot u ritakuam për të ardhmen tonë, dhe jo vetëm për pjesën teknike që më takon mua, por edhe ato mjekësore, përgatitësin atletik, video-analistin, dhe për perspektivën tonë për të ardhmen. MË HERËT TRAJNER? – Më…

Read More

Pavarësisht rrezikut të vazhdueshëm nga tërmetet, qasja e qeverive në Shqipëri ndaj këtij rreziku nuk ka ndryshuar shumë përgjatë dekadave, si në komunizëm ashtu edhe tani. Profesori i sizmologjisë, Shyqyri Aliaj, tha në emisionin “Open” në Top Channel se edhe gjatë periudhës së komunizmit, ashtu si sot, nuk është marrë fillimisht në konsideratë harta e sizmologjisë e përgatitur prej tyre. “Harta e ’56-ës u mor parasysh pas tërmetit të ’79-ës. Atëherë vajti te kryeministri i kohës, Mehmet Shehu, për t’u zëvendësuar me hartën e vjetër”, tregoi Aliaj. Profesor Shyqyri Aliaj, së bashku me tre kolegë të tjerë, Eduard Sulstarova, Siasi…

Read More

Ajo që mund të konsiderohej si një garë rutinë me kuaj, është rikthyer në një “fushë betejë” në Australi. Pas mbarimit të garave, disa gra janë grindur me njëra tjetrën, veprim ky që ka përfshirë edhe meshkujt për ta rikthyer zënkën në përmasa masive. Në fotot e publikuara shikohen burra që grinden me njëri tjetrin, duke gjuajtur grushte të panumërta. Madje një grua përdori një tufë lulesh për të gjuajtur një person që po dhunonte të dashurin e saj. Nga ana tjetër shikojmë shumë taka të larta që përdoren nga gratë për të goditur njëra tjetrën, duke e kthyer situatën…

Read More

Një histori e dhimbshme është bërë sot pjesë e emisionit “Me Zemër të Hapur”, ku një nënë e re është në ankth për të ardhmen e dy vajzave të saj të mitura. Gjithçka nisi kur familja Uka do të emigronte në drejtim të Francës për të kërkuar azil. Matilda Uka, nëna e dy vajzave, njëra 1 vjeçe dhe tjetra 5 vjeçe, në një lidhje me skype nga Franca tregoi historinë e saj të jetës, ndërsa pohoi se ishte martuar me shkuesi në moshën 17-vjeçare me një burrë që vuante nga epilepsia. Ajo këtë gjë e merr vesh më vonë dhe…

Read More

Njerëzit e perceptojnë edukimin si një nevojë të domosdoshme. Në disa raste, prindërit që kanë mundësi i dërgojnë fëmijët në universitete të kushtueshme, pasi mendojnë se sa më i kushtueshëm të jetë aq më mirë do të jetë në kushte dhe në staf pedagogjik. Ekzistojnë shkolla prestigjioze të njohura në botë që kushtojnë shumë. Por ka persona që kanë provuar se edhe arsimi falas mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për studentët. Ekzistojnë vende që studentët mund ta përfundojnë arsimin e lartë pa paguar asnjë monedhë. Ju mund të merreni vetëm me një punë me kohë të pjesshme…

Read More