Dashi Qielli do të jetë mjaft i favorshëm gjatë kësaj dite. Më në fund do të jeni gati në sferën sentimentale. Nëse e keni lënë pas dore parnterin/en, ka ardhur momenti për të rregulluar gabimin. Ky është një moment i rëndësishëm sa i takon punës. Përgjegjësitë e reja, do ju çojnë larg. Demi Dita do të jetë nën ritmin e duhur sa i takon çështjeve ekonomike, pasi ka një sërë shpenzimesh me të cilat duhet të përballeni, sidomos sa i takon shtëpisë. Megjithatë jeni duke ndërtuar një të ardhme më të qetë. Në dashuri do të ketë momente krizash, por…
Author: tirana
Meri Shehu është një ndër astrologet më të njohura në Shqipëri. Sipas shenja e horoskopit që do të ketë më shumë fat gjatë muajit dhjetor dhe që do t’i plotësohen dëshirat është Ujori. Personat që i përkasin kësaj shenje do të marrin lajme shumë të mira gjatë këtij muaji dhe jeta e tyre do të mbushet me ngjyra. Po ashtu Ujorët do të kenë edhe takime mjaft interesante dhe ata që janë në kërkim të dashurisë prej vitesh më në fund do ta gjejnë atë. Emocionet e forta dhe lumturia do t’i shoqërojë personat që i përkasin kësaj shenje gjatë…
Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë? Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin. Mbajini paratë poshtë tapetit Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli romun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme…
Seks apo 1 mijë euro për një notë në Fakultetin Ekonomik. Profesori Bobek Shuklev në mënyrë indirekte i ka ofruar studentes t’i japë gjashtë kaluese, por ajo e ka refuzuar ofertën, duke pranuar më mirë pagesën në lekë. Kjo ka ndodhur në vitin 2015 dhe 2016, ku profesori ka qenë një 65-vjeçar. Këto detaje, në gjykimin e “Erasmus” i bëri të ditura Dejan Trajkoviq, i cili në atë kohë ka punuar në lokalin e fakultetit. Mësohet se ndërhyrje për notë ka pasur nga dy vajza, njëra prej të cilave ka qenë shtatzënë dhe ku profesori ka kërkuar vetëm lekë në…
Në një njoftim të shpërndarë nga ana e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit janë njoftuar aplikantët se dhënia e lejeve të reja të ndërtimit është e bllokuar pas tërmetit të 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima në zonën e Durrësit dhe të Thumanës. “Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11.2019, si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë…
Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale të “pornografisë”. Ato janë fajësuar për publikimin e fotove intime të një minoreje në ëeb-site +18 në internet. Hetimi ndaj të pandehurave me iniciale E. S., B. S. dhe M. A. të moshës 28, 31 dhe 41 vjeç, një prej të cilave nëna e të miturës, nisi në mars të vitit 2018. Sipas vendimit, ato kishin hapur profile në faqe me përmbajtje pornografike në internet, ku zhvillonin video-biseda erotike me meshkuj nga gjithë bota, kundrejt pagesave që kryheshin përmes kartave të kreditit, transmeton A2 CNN.…
Me vendim të kryeministrit Edi Rama, këtë vit nuk do të ketë shpërblime për atë pjesë të administratës që kanë përfituar gjatë viteve të fundit. Sëfundmi është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi në fjalë, i cili ndalon përdorimin e fondit të veçantë për shpërblime apo aktivitete social-kulturore të punonjësve. Gjithsesi, kjo është vetëm për pjesën nga fondi i veçantë i institucioneve, enteve. VKM flet vetëm për ato shpenzime e shpërblime që rridhnin nga fondi i veçantë i tyre. Ndërsa ka shpenzime me ligj, p.sh ato nga performanca për taksat, etj, që kjo VKM natyrisht s’i prek. Është një masë për…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë të mërkurën Shqipërinë. Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edi Rama. Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit…
Nga Janari 2020 bizneset do të përballen me kosto të kripura që rrjedhin nga projekti i fiskalizmit, ku vetëm për instalimin fillestar të sistemit të ri do të paguajnë afro 1300 euro dhe mirëmbajtja vjetore llogaritet në 350 euro. Përllogaritjet janë bërë nga përfaqësues të kompanive të kasave fiskale, sipas të cilëve, bizneset do të paguajnë disa herë më shumë se aktualisht. Përfaqësuesit e kompanive të kasave fiskale që janë aktualisht në funksion, kanë propozuar që të rishikohet projektligji për fiskalizimin dhe të bëhet një ndërthurje midis sistemit aktual dhe sistemit të ri për të arritur qëllimin final, luftën ndaj…
Metrotë janë të mbushura me punëtorë që kthehen në shtëpi, rrugët plot me taksi të verdha dhe makina, ashensorët e rrokaqiejve të mbushur me njerëz … kur papritmas energjia elektrike ndërpritet. Eshtë ora 17.00 në pasditen e 9 nëntorit 1965. Qyteti i parë që “u fik” ishte Bostoni, pastaj Nju Jorku mbetet pa drita dhe gradualisht qindra qendra të tjera urbane, gjithsej tetë shtete amerikane në veri-lindje dhe shteti kanadez i Ontarios. Në vetëm 12 minuta, për shkak të një serie defektesh të nisura në hidrocentralin Sir Adam Beck në Kanada, rrjeti i energjisë elektrike bie, duke lënë 30 milion…
Ka shumë pikëpyetje nga çiftet lidhur me marrëdhëniet seksuale gjatë shtatzënisë. Pasiguria rritet sidomos në muajt e fundit. Sipas ekspertëve, po. Ju mund të vazhdoni aktivitetin tuaj seksual edhe në këtë fazë drejt fundit të shtatzënisë. Arsyet që mund t’ju pengojnë të keni marrëdhënie në tremujorin e tretë: Një histori aborti; Lindje e mëparshme e parakohshme; Placenta që mbulon qafën e mitrës ; Prania e një membrane shpërthyese para kohe; Probleme me qafën e mitrës. A shkakton lindje të parakohshme? Ekziston një perceptim se nëse kryeni marrëdhënie seksuale në muajt e javët e fundit të shtatzënisë, kjo mund të çojë…
Xheli i aloe verës njihet ndër shekuj për vetitë e tij shëruese, por dekadat e fundit, nutricionistët kanë këshilluar gjithashtu konsumin në trajtë lëngu. Lëngu i aloe vera përgatitet duke përdorur gjethet e bimës duke i shtrydhur të gjitha. Pas hapave të ndryshëm të filtrimit, lëngu mund të konsumohet për vlerat e tij ushqyese të përqendruara. Ndonëse era e bimës së Aloe verës mund të jetë pak e fortë, lëngu është mjaft i butë në shije e kjo është arsyeja pse kohët e fundit është bërë e njohur si një pije dietike. Përfitimet shëndetësore të lëngut Aloe Vera: Konsumi i…