Siç duket humbja ndaj Lazios te Juventusi është harruar dhe mendja është te ndeshja e Ligës së Kampione ndaj Bayer Leverkusenit. Në stërvitjen e mbajtur sot te Juventusi duhet atmosferë e mirë në skuadër. Në një moment Cristiano Ronaldo u ngatërrua me topin dhe ishte radha e tij të futej në mes. Të qeshurat e bashkëlojtarëve filluan, ndërsa ai çdo top që i vinte e largonte nga fusha. Sa herë që ai e godiste një top, të brohoriturat nuk ndaleshin. Juventusi pas stërvitjes është nisur për Gjermani ku nesër do të përballet me Bayerin nga ora 21:00.
Author: tirana
Një ilaç për diabetin COMMON po hetohet për një agjent të mundshëm shkaktues të kancerit, është zbuluar. Metformina, e cila përdoret gjerësisht për të trajtuar diabetin tip 2, mund të përmbajë nivele potencialisht të rrezikshme të kancerogjenit N-Nitrosodimethylamine. Administrata Federale e Barnave (FDA) lëshoi një raport javën e kaluar duke treguar se është duke hetuar pilulat e Metformin për praninë e NDMA. Ajo nisi hetimin pasi disa ilaçe të diabetit Metformin në vendet e tjera u raportua se kishin nivele të ulëta të NDMA. Edhe pse të gjithë janë të ekspozuar ndaj niveleve të vogla të NDMA përmes disa ushqimeve…
Jennifer Lopez di gjithmonë si të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, duke qenë se ajo i kushton rëndësi kurimit në çdo detaj. Megjithatë JLo duket bukur edhe kur është e zhveshur nga çdo lloj veshje apo bizhuterie luksoze, apo kur nuk ka pikë ‘make up-i’ në fytyrë. Së fundmi aktorja 50-vjeçare ka publikuar në ‘Instagram’ një ‘selfie’, në të cilën shihej pa grim përkrah binjakëve Emme dhe Max. “Shtëpi e ëmbla shtëpi. E ulur këtu me arrat e kokosit të miat dhe ndihem mirënjohëse. Faleminderit ‘La film critics Association’!”, ka shkruar Jennifer përkrah fotos me fëmijët. Pavarësisht se aktorja nuk…
Vjedhjet e vilave të futbollistëve më në zë në Serie A, tashmë janë bërë modën në Itali. Së fundmi pre ka rënë mesfushori serb Sergei Milinkoviç-Saviç. Lojtari që luan me fanellën e Lazios ndërkohë që po shkëlqente në fushë në ndeshjen ndaj Juventusit, hajdutët kanë përfituar nga rasti për të hyrë në vilën e tij dhe për të vjedhur sende me vlerë. Policia e Formello-s raportoi se ka marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë dhe ka vënë re që kanë qenë tre grabitës që kanë zhvilluar aksionin dhe më pas janë larguar me një makinë që erdhi t’i marrë aty…
“Holanda nuk e kundërshton zgjerimin e BE-së”. Kështu u shpreh sot Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i cili beson se Shqipëria nuk është e gatshme të fillojë bisedimet e pranimit në BE, ndërsa shtoi se Maqedonia e Veriut është afër këtij qëllimi. “Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi.”- tha Rutte për revistën malaeze “Pobjeda” Ai shtoi se disa vende nuk e dëshirojnë shkëputjen e procesit të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me Brukselin.
Letra e vogëlushes Klea Pushi dedikuar Forcave të Armatosura pas tërmetit të fuqishëm të 26 Nëntorit, u bë menjëherë virale. Mes rreshtash vogëlushja tregonte se si në atë ditë, kur ajo priste të festonte 9-të vjetorin e lindjes, u zgjua mes tronditjesh e britmash, por fatmirësisht ndodhej larg shtëpisë së saj në Durrës. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, vogëlushja tha se e ka shumë të vështirë të shprehet dhe të gjitha mendimet i hedh në bllokun e saj, aty ku kishte shkruar edhe letrën falenderuese ndaj ushtarëve. Tepër e lidhur me bashkëshortin e hallës, i cili…
Policia e Vlorës ka arrestuar 3 të rinj të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh të kryera në qytetin bregdetar. Sipas njoftimit të uniformave blu, shtetasit me iniciale M. A., M. B. dhe A. A. Në nëntor kanë grabitur dy banesa në Vlorë, duke vjedhur sende me vlerë deri në 90.000 lekë. Njoftimi i plotë i policisë: Bien në prangat e Policisë tre shtetas të dyshuar për një sërë vjedhjesh në qytetin e Vlorës. Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore dy raste të vjedhjes dhe vijon puna për dokumentimin me prova edhe të rasteve të tjera, të cilat dyshohet se…
Prej disa javësh, në media është përfolur gjatë për një lidhje dashurie mes këngëtarit Alban Ramosaj dhe modeles Kleoniki Delijorgji. Madje, ata vetë e kanë ndezur edhe më shumë “zjarrin” me postimet e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin në rrjete sociale. Së fundmi, Niki na ka habitur me një foto të publikuar në InstaStory-n e saj. Ajo ka pozuar me barkun e rrumbullakosur dhe dy duart që i mban rreth tij, ndërkohë që përgëzon Alban Ramosajn, i cili sipas saj është babai i fëmijës. “Urime babush”- shkruan Niki duke etiketuar Albanin në postimin që me siguri është një shaka prej…
Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen duke u larguar për arsye personale nga detyra. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ka miratuar vendimin që i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të Zelës, ndërsa në vendin e tij është propozuar Tomi Frashëri. Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.
Në 2020-tën, Britney Spears ka vendosur të rihedhë në gjyq ish-bashkëshortin e saj, Kevin Federline. Qëllimi i saj është të rrisë kohën që kalon me dy fëmijët e saj, Preston 14 vjeç dhe Jayden 13 vjeç. Ajo dëshiron të ndajë me të vegjëlit të njëjtën kohë sa ndan me ta edhe babai i tyre. Burime për “Us Weekly” kanë treguar se ajo do të kalojë kohën me fëmijët për mbrëmjen e Krishtlindjes dhe ata do të shkojnë te babai i tyre po në ditën e Krishtlindjes. Kujtojmë se në muajin shtator, gjykata vendosi që Britney të kalonte vetëm 30% të…
Para disa javësh në programin “Historia ime” në Tv Klan është sjellë historia e veçantë dhe e pazakontë e Arian Begës. Ai është braktisur nga bashkëshortja e tij dhe ka mbetur i vetëm me 3 fëmijët. Ariani tregoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej, mungesën e përkrahjes nga ana e familjarëve të cilët e kanë paragjykuar, ndërsa bëri gjithashtu thirrje në emision për ndihmë, për 3 fëmijët e mitur. Historia me bashkëshorten e tij është tepër e komplikuar sepse në rrëfimin e tij, ai ka treguar se Elida e kishte denoncuar dy herë në polici për dhunë dhe si pasojë,…
60% e shqiptarëve pinë rregullisht alkool. Statistikat e Instat konfirmojnë traditën e një raporti të ngushtë mes meshkujve dhe gotës në Shqipëri. Studimi i fundit demografik dhe shëndetësor ka treguar se konsumi i rregullt i alkoolit gjatë 12 muajve të vitit është veçanërisht i theksuar në Qarkun e Fierit, me 88% dhe atë të Beratit, me 87%. Në përgjithësi, duket se lidhja e meshkujve me alkoolin është më e fortë në qarqet e Shqipërisë se Mesme dhe të Jugut, ndërsa në Shqipërinë e Veriut konsumi i pijeve alkoolike është mesatarisht më i ulët. Qarku ku burrat pinë më pak alkool…