Karlo Ançeloti ka arritur objektivin minimal që kishte në këtë edicion me Napolin, atë të kalimit të turit në Ligën e Kampioneve. Napolitanët u kualifikuan të dytët në grup pas Liverpulit në një ndeshje ku shumëkush mendonte se do të ishte e fundit për trajnerin në detyrë. Pas sfidës, të gjithë tifozët në stadium u ngritën në këmbë dhe duartrokitën gjatë teknikun në daljen nga fusha, si vlerësim për punën e tij, në pritje që të mësonin se çfarë do të bëhet me të. Por vetë ai la të kuptohet se nuk e mendon për momentin largimin nga radhët…
Author: tirana
Grupi i inxhinierëve ka kryer inspektimin në Shkozet, në atë që njihet si pallati 10-katësh pranë drejtorisë së AKU dhe e ka klasifikuar të pabanueshme godinën deri në kryerjen e rikonstruksionit të plotë. Situata brenda pallatit është tepër e rëndë. Muret e apartamenteve janë rrëzuar sikur të ishin copa kartoni. Aty gjejmë edhe arkitektin që ka ndjekur punimet për ndërtimin e pallatit, Erind Cami, i cili është djali i pronarit të kompanisë ndërtuese Er-Ar, Maksim Cami. “Nga kontrolli rezulton që struktura nuk ka dëme të dukshme, ndoshta për analizë tjetër duhen teste me i nstrumenta, valë jo shkatërruese. Ka dëme…
Një pjesë e mirë e ndërtimeve, kanë abuzuar edhe për shkak se kanë qënë të mbrojtur nga institucionet lokale. Tani do të fokusohemi te pallatet e një prej firmave më të mëdha ndërtuese që operon në zonë, me lidhje të forta politike. Bëhet fjalë për “Kristi Konstruksion” me aksioner Arkenad Gripshin. Në zonën e Plazhit, një prej pallateve të kësaj firme listohet ndër më të rrezikshmit. Aty, inxhinierët e huaj konstatuan mangësi të rënda strukturore dhe pallati u shpall me dëmtime të gradës D4, një shkallë larg gradës së fundit që është gjendja e shembur. “Kemi një rast që nuk…
Me tekst mizerabël e ka konsideruar Mustafa Nano në “Provokacija” këngën e Rovena Dilos, me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike”. Në monologun e tij, Nano u refeua një deklarate të dhënë nga këngëtarja për mediat, e cila ishte shprehur se “një numër halabakësh kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare”. Mirëpo, siç theksoi Nano, edhe vetë teksti i këngës së Dilos nuk bëri diferencën. “Para dy ditësh këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë në “Kënga Magjike” duke kënduar një këngë bashkë me dy artistë të tjerë dhe ne mund ta shohim në ekran. Rovena Dilo dha një intervistë dhe…
Politikani socialist, Stefan Çipa ndodhet i shtruar në spital. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë shëndetësore, ndërsa në rrjetet sociale ka dhënë lajmin se tani është mirë. Ai nuk ka lënë pa falenderuar Zotin, familjen, miqtë dhe mjekët që i qëndruan pranë në këto momente të vështira jete. “Të dashur miq! Doja të falenderoja Zotin, Familjen, Mjekët,Shoqërinë për mbështetjen e madhe që më dhatë në kalimin e situatës së vështirë shëndetsore. Në pamundësi për t’ju pergjigjur të gjitha telefonatave dhe mesazheve tuaja të cilat më dhanë forcë dhe kurajo. Ju jam mirënjohës”, ka shkruar Çipa. Kujtojmë që Stefan Çipa…
Presidenti Ilir Meta debatoi me analistët Ylli Rakipi dhe Andi Bejtja, në studion e “Çim Peka Live”. Rakipi tha se presidenti ishte në krye të një regjimi. ‘Unë jam në krye të një shteti, në mbrojtje të Kushtetutës,’ tha Meta. ‘Nuk pyet ai për Kushtetutë’, iu përgjigjën analistët. Meta: Presidenti është në krye të detyrës. Presidenti nuk po u ikën përgjegjësive të tij. Rakipi: Demokraci daneze, zgjedhje daneze mos prit në një vend që ka qenë Koreja e Europës. Duhet të luftosh çdo ditë. Mos e lësho parlamentin, mos i lësho pozicionet. Meta: Kam shumë besim që populli shqiptar do…
Gjatë gjithë periudhës së emergjencës civile për shkak të tërmetit, kryeministri Edi Rama mbante të veshur një xhup të zi ku ishte edhe stema e flamurit tonë kombëtar. Të shumtë ishin ata që e shihni edhe si një simbolikë që Rama e përdorte për të dhënë mesazhin e bashkimit në ato momente, disa të tjerë e shihnin thjesht si një veshje sportive, por me ndryshimin e vetëm që në vend të atij me stemën e Juves, kishte stemën e Kombëtares. Por a e dini se sa kushton një xhup i tillë? Sipas një kërkimi që bëri tirananews.al, rezulton se xhupi…
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, ku edhe ka folur lidhur me situatën post-tërmet. Moderatori i emisionit, Peka e ka pyetur kreun e shtetit se ku ka qënë në momentin kur vendi ynë u godit nga tërmeti i 26 nëntorit. Pjesë nga intervista: Çim Peka: Ku keni qënë në momentin kur ra tërmeti? lir Meta: Kam qënë në shtëpi kur ka ndodhur tërmeti. Fillimisht kam menduar që nuk ishte tërmeti i këtyre pasojave. Nuk kam pasur një informacion për situatën, që ishte gjendje lufte. Nuk do të ishte serioze t’ju thosha…
Skuadra e Liverpoolit pasi e mbylli pjesën e parë në barazim pa gola kunder Red Bull Salsburg, janë zgjuar në pjesën e dytë në kuadrër të kompeticionit Champions League. Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar 2 gola për 60 sekonda me Naby Keita dhe Mohamed Salah. Egjiptiani shënon një gol fantastik në minutën e 58-të.
Me shumë gjasa trajneri që do të drejtojë Tiranën deri në fund të dhjetorit do të jetë Emanuel Egbo. Menjëherë pas përfundimit të bashkëpunimit mes Julian Ahmataj dhe Tiranës, seancat stërvitore të bardhebluve u zhvilluan nën drejtimin e Egbos. Egbo është prej kohësh është pjesë e stafit bardheblu, me konkretisht në rolin trajnerit të portierëve te Tirana, teksa tashmë është vënë provizorisht trajner i parë i ekipit, deri në një zgjedhje parësore nga ana e drejtuesve të klubit. Kështu në derbin e së premtes kundër Partizanit, Egbo do të përgatisë skuadrën në mënyrë që të marrë maksimumin nga kjo sfidë.
Edicioni i 21 i festivalit të “Këngës Magjike” u kthye në kryefjalën e mediave këto ditë. Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën” mori çmimin e parë të festivalit, ndërsa çmimet e ndara u diskutuan gjatë nga publiku. Mirëpo, teksa rrjeti ende vazhdon të ziejë nga kometet për preazantimin e Adrolës. Megjithatë ajo ka një mesazh për Gjebrean, të cilin e shoqëroi 3 netë në prezantim. Modelja ka publikuar foto krahas Arditit nga të treja netët në llogarinë e saj në Instagram, ndërsa krahas postimit shkruan: “Mirenjohje pa fund per kujdesin dhe dashamiresin qe ke treguar ndaj meje. Faleminderit qe…
Të gjitha pallatet e ndërtuara përpara vitit 1993 do t’i nënshtrohen rikonstruksionit. Për këtë, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Durrës është vendosur të krijohet armata me 100 punëtorë ndërtimi që do të riparojnë pallatet e ndërtuara para këtij viti. Kjo forcë do të jetë në varësi të Drejtorisë së Rrugëve pranë Bashkisë së Durrësit. Gjithashtu, ditën e sotme u miratuan edhe disa ndryshime në bonusin e qirasë që do të përfitojnë familjet e dëmtuara nga tërmeti.