Kreu i PD, Lulzim Basha, ka propozuar një paketë me 5 pika për rimëkëmbjen e biznesit të prekur nga tërmeti në Durrës. Basha thotë se kjo paketë është ndihma më e mirë për ruajtjen e mijëra vendeve të punës. Por për kryeministrin, Edi Rama, një pjesë e sugjerimeve të publikuara nga Basha lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit dhe Ministrja e Financave. Megjithatë, Rama insiston se refuzimi i tryezës së përbashkët nga ana e shefit të opozitës është gabim i madh. Kryeministri në vijimësi e ka ftuar…
Author: tirana
Tërmeti 6.4 ballë i datës 26 nëntor i shkallës Righter që goditi Durrësin dhe Shqipërinë, ka shkaktuar dëme në materiale edhe në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë. Ekspertët izraelitë u pritën nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Kjo vizitë është e veçantë, sepse në Shqipëri ndodhet edhe Kryegjyshata Botërore. Ekspertët po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme, duke parë të gjitha pasojat që mund të jetë shkaktuar në ndërtesë. Ky është grupi i dytë i ekspertëve izraelitë që ka mbërritur në Shqipëri, pas atij të kërkim-shpëtimit. Ky grup ekspertësh pritet të japin verdiktin mbi pasojat që ka pësuar…
Deputeti i opozitës së re parlamentare, Ligoraq Karamelo, ishte i vetmi nga kuvendi që votoi kundër dhurimit të 17 apartamenteve në varësi të Bashkisë së Tiranës, për familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit. Në një prononcim për Shqiptarja.com, Karamelo thotë se kjo votë kundër erdhi për shkak se sipas tij, ato janë banesa sociale që u hiqen të pastrehëve dhe u jepen të prekurve nga tërmeti. Deputeti Ligoraq Karamelo tha se këto apartamente nuk duhej të dhuroheshin pa ndryshuar më parë ligjin. “Ai fond për familjet, dhurimi i apartamenteve është në shkelje të ligjit, është për propagandë. Sepse ato…
Në American Music Awards, ka qenë nata e Taylor Swift. Këngëtarja ka bërë histori dhe është tani artistja më e vlerësuar e të gjitha kohërave, me 29 çmime në total, duke thyer kështu rekordin që mbahej deri më tani nga Michael Jackson. 29 vjeçarja ka triumfuar në kategoritë kryesore: artistja më e mirë e vitit, artistja më e mirë pop femër, albumi më i mirë, videoja më e mirë dhe artistja më e mirë e muzikës bashkëkohore. Qershia mbi tortë ka qenë çmimi i gjashtë që iu akordua, artistja më e mirë e dekadës. E veshur si një “wonder women”…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në shtetin fqinj, Greqi. Një 36-vjeçar u gjet i vdekur në burg. Shtetasi shqiptar është gjetur i vdekur sot në mëngjes në burgun e Agias në Hania. Autoritetet kanë lajmëruar se në trupin e shqiptarit nuk janë gjetur shenja të dukshme të dhunës. Trupi i pajetë i 36-vjeçarit është transportuar drejt Spitalit të Hanias për ekspertizë mjeko-ligjore. Po vazhdojnë hetimet për ngjarjen tragjike. Lexo edhe: Burgjet greke, “gijotinat” për të dënuarit shqiptarë
Jeta na takon me njerëz të ndryshëm, dhe ndonjëherë nuk është e rëndësishme se sa gjatë qëndron dikush në jetën tonë, por çfarë gjurme lë tek ne. Para 22 vitesh, familja e zonjës Nurie ka strehuar në shtëpinë e tyre një familje nga Kosova. Ata kanë qëndruar vetëm 1 muaj e gjysmë së bashku, por kanë arritur të bëhen një familje. Nuria ishte shumë e lidhur me nusen e asaj familjeje, Elmazen. Ajo i kishte kërkuar të ishte e pranishme në dasmën e saj. Por pas largimit nga shtëpia e tyre, familjet humbën kontaktet. Nuria është përpjekur vazhdimisht t’i gjejë…
Mbrëmjen e djeshme, në Pallatin e Kongreseve, u mbajt nata finale e “Kënga Magjike 2019”, ku fituese u shpall Eneda Tarifa. Pas fitores së saj, sot Ardit Çuni ka bërë një postim me të cilin tregon hatërmbetjen me Enedën. Ai ka ndarë me ndjekësit një video ku shihet krah saj teksa Eneda dëgjohet duke i thënë se këngën e ka shumë të bukur. Më pas Arditi pranë postimit ka thënë se i vien keq se si miqtë më të mirë të mbështesin e më pas të japin zero pikë në festival.
Në qytetet e mëdha koha ecën, në shumë fshatra koha ka ngecur ose ecën ende pas dhe ata që vuajnë janë të rinjtë, të cilët kanë ëndrra që nuk u realizohen dot. Fatbardha vjen nga një fshat i Peshkopisë dhe është vetëm 18 vjeç. Ajo ka shumë dëshira, por më e rëndësishmja të vazhdojë shkollën e lartë. Por familja e saj nuk e pranon diçka të tillë, madje shpeshherë kanë tentuar edhe ta fejojnë, por për shkak të refuzimit të vazhdueshëm nga ana e saj, kjo gjë nuk është arritur. Fatbardha ka ardhur në studion e rubrikës “Ka një mesazh…
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit informoi mbi rregullat e përdorimit të xhamave të errët në makina. Xhamat e errët bllokojnë rrezet UV dhe IR të rrezikshme për shëndetin, sigurojnë në raste thyerje xhami, janë më të freskët në ditë të nxehta dhe sigurojnë një shikim më të mirë kundërvezullues. Në udhëzuesin për qytetarët që kërkojnë të pajisen me certifikatë miratimi për xhamat e errësuar në autoveturë sqarohet se një xham konsiderohet që është i errësuar nëse tejçueshmëria e dritës është më pak se 70%. Me errësim të xhamit kuptojmë përdorimin e materialeve errësuese, por që vlera/niveli i errësimit…
Shqiptarët ia kanë dalë të hapin biznese gati kudo në botë dhe kanë korrur mjaft sukses. I tillë është edhe rasti disa shqiptarëve, që kanë hapur një restorant në Helsinki. Emri i restorantit është “La bella Trattoria” dhe nëse i flisni shqip personelit të këtij restorani do të paguani gjysmën e faturës. Kjo mund të duket e pabesueshmë, por është e vërtetë. Kjo gjë është bërë në shenjë respekti të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve. Restoranti në fjalë është në pronësi të pesë shqiptarëve të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e kanë harruar se nga janë por po nderojnë gjuhën…
Moderatori i njohur, Florian Agalliu ishte i ftuar në emisionin e Kastro Zizos “Late Night show”, ku gjatë intervistës tregoi shumë të pathëna. Floriani foli edhe për largimin e tij nga Top Channel dhe sherrin me Ben Blushin. Gjatë emisionit, Kastro i kërkoi Florianit të kërcejë i zhveshur dhe i ofroi para. “Janë të tuat po u zhveshe”, i tha Kastro Florianit. Kastro i dha 100 euro ndërsa Flori u shpreh “Më mirë e bëj me dinjitet se sa të marrë para”. Më pas moderatori zbërtheu këmishën dhe tregoi trupin e palestruar.
Në ditën kombëtare të Rinisë, ish-kryeministri Sali Berisha ka kujtuar 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore e cila nisi me një mashim në 8 Dhjetor 1990 për të rrëzuar regjimin komunist. Berisha thotë se 8 dhjetori i vitit 1990 është dita e nderimit të lirisë dhe nderimit të veprës së pavdekshme të Azem Hajdarit dhe studenteve liberator. Ish-kryeministri thotë se Shqipëria ndodhet përsëri në udhëkryq dhe rinia është shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e Edvin Kristaq Mafisë dhe narkomafies së tij shtetërore. Ai i bën thirrje të rinjve shqiptar të ngrihen të frymëzuar nga lëvizja e vitit 1990 e drejtuar nga Azem Hajdari…