Author: tirana

Vazhdon shembja e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ditën e sotme është shembur dhe një pallat 6 katësh në zonën e Shkozetit në Durrës. Kjo godinë është hedhur në erë me tritol përmes shpërthimit të kontrolluar. Një ekip xhenierësh i Ministrisë së Mbrojtjes është duke punuar krahas ekipeve të ekspertëve, të cilët në të gjitha rastet kur marrin vendimin e rrëzimit të godinave fillojnë punën për hedhjen në erë përmes shpërthimit të kontrolluar. Ndërkohë shembja do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, teksa inspektorët po vlerësojnë ndërtesat.

Read More

Zyra e Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore raporton se deri tani janë 39 objekte të shembura në Durrës dhe në Krujë, gjithashtu ka bërë edhe një bilanc të banesave të inspektuara në terren. Sipas Zyrës së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore janë 4200 banorë që janë të akomoduar në hotele dhe po u dorëzohen nga ekspertët akt-konstatimet e objekteve për shtëpi dhe apartamente të cilat janë të banueshme. “Banorët nuk vijnë në institucione për të mësuar mbi rezultatin e akt-konstatimit, por shkojnë vetë ekspertët në hotelet ku janë akomoduar” thuhet në raport.

Read More

Presidenti Meta ka qenë ditën e sotme në Armathë të Durrësit ku vizitoi disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti. “Biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare”, shkruan presidenti në postimin e tij në Facebook.

Read More

Aktorja e dashur e humorit dhe moderatorja e programit “Mos i fol shoferit”, Rudina Dembacaj, është fotografuar pak ditë më parë nga paparazzi ynë. Nuk e dimë se për çfarë situate bëhet fjalë, por ajo shihet që po flet me një police dhe më pas Rudina zbret nga makina. Nuk e dimë nëse policja i tërheq vëmendjen për diçka, si p.sh. përdorim celulari apo parkim i gabuar, ose mund ta njohë, ose… mund të jetë edhe fansja e Rudinës, sepse në fund të fundit edhe policët njerëz janë. Gjithsesi, pas këtij momenti ne shohim Rudinën që zbret dhe mund të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë në Konferencën e Investitorëve në Turqi, duke kërkuar ndihmën e tyre pas tërmetit që dëmtoi banesa në Shqipëri. “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes. Të moshuar me një pension vetëm prej 200 dollarësh në muaj. Nënat kanë liruar shtretërit për fëmijët jetimë. Unë nuk kërkoj një ringjallje por kërkoj dritën në sytë tuaj. Mes dhimbjes së jetëve…

Read More

Ka nisur puna këtë mesditë për shembjen e godinës nr.15 në Qytet Studenti. Kjo godinë u vlerësua si e pabanueshme nga ekspertët pas tërmetit të 26 nëntorit, që la pas pasoja katastrofike. Fillimisht është menduar që prishja të bëhej me eksploziv, pasi një ditë më parë u panë në terren edhe ekspertët luftarakë të Forcave Xheniere. Por, duket se ndryshimi i planit ka të bëjë me shmangien e rrezikut, që mund të sjellë përdorimi i eksplozivit te ndërtesat që janë pranë, si shtëpi banimi dhe konvikte të tjera, ku aktualisht ka studentë. Godina nr.15 ka vite që e ka humbur…

Read More

Koloneli Izraelit Golan Vach po drejton grupin e tij të inxhinierëve në zonat e prekura nga tërmeti ku është shpallur gjendja e emergjencës. Grupi i inxhinierëve, urbanistëve dhe arkitekteve nga Izraeli kanë mbi 5 ditë që po punojnë në terren dhe po asistojnë me grupet shqiptare. Me eksperiencë të gjatë antisizmike, koloneli Golan Vach thotë se mbi 90% e objekteve janë riparueshme dhe se po punohet ngushtësisht me Ministrin Çuçi dhe Zv.Ministrin Shkreli për të zgjidhur sa më shpejt situatën. “Ne po asistojmë në disa drejtime për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti. Kemi inspektuar qindra objekte…

Read More

Pas dëmeve nga tërmeti i 26 Nëntorit, Kruja ka rihapur dyer e Kalasë dhe Muzeumeve, atij Kombëtar dhe atij Etnografik. Pas verifikimit nga ekspertët zviceranë dyert e tyre janë hapur për të pritur sërish vizitorët. Pak ditë pas tërmetit, Kalasë së Krujës iu vu shiriti i sigurisë dhe dhe u evakuzan bizneset dhe katër familje në zonën e rrezikut. Kulla e Kalasë së Krujës ose siç quhet ndryshe Kulla e Sahatit është ndërtuar në shekullin e 12, ku shërbente si kullë vrojtimi. Ndër shekuj Kulla ka pësuar dëmtime të rënda si pasojë e tërmeteve. Pjesa e sipërme e saj i…

Read More

Mbrëmjen e së shtunës në afërsi të Aquilas në Itali janë regjistruar tre lëkundje tërmeti brenda 30 minutave. Lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 22:55 e shkallës 3.7 ballë me epiqendër 2 km nga qyteza Barete e me thellësi 14 km nën sipërfaqen e tokës. Pak minuta më vonë në ora 23:16 minuta është regjistruar një tjetër lëkundje në shkallën 3.4 ballë me epiqendër përsëri në Barete e me thellësi 13 km nën tokë. Ora 23:22 minuta është pasuar nga një tjetër e shkallës 2.2 balla. Të shumta kanë qenë telefonatat e banorëve në Departamentin e Mbrojtjes Civile e…

Read More

Anti informaliteti mbyll për herë të dytë një Lolipop, një nga klubet më të frekuentuara në Tiranë, për shkak se nuk lëshonte kupon tatimor. Pas verifikimeve të kryera inspektorët tatimorë kanë konstatuar se ky klub fshihte fitimet duke kryer evazion fiskal. Për këtë arsye “Loli Pop” është gjobitur dhe i është bllokuar aktivitetit deri në momentin e shlyerjes së detyrimit/Shqiptarja.com

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha kujton sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 1990 për të rrëzuar regjimin komunist, duke i hapur dyert demokracisë, pas 45 vitesh diktaturë. Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Berisha shkruan se 8 dhjetori është një ndër datat më të rëndësishme në historinë e lirisë së popullit shqiptar. Levizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirise dhe ndertimit te shoqerise se lire ne Shqiperi të daljes se vendit nga izolimi, te hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik te tij. Kjo levizje, ceshtjen kombetare, nga nje…

Read More

Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Në vendimin e këshillit bashkiak, të siguruar nga “BalkanWeb”, thuhet se pagesa do të bëhet sipas vlerës së tregut. Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi: 1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin…

Read More