Author: tirana

Pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili e quajti masakrën e Reçakut si një histori të trilluar nga ish-Ambasadori i OSBE-së, William Walker, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinës, edhe sot e ka ripërsëritur se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Ambasada nëpërmjet një komunikate thotë se janë të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. “Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e…

Read More

Një 28 vjeçar është gjetur pa ndjenja nga familjarët e tij në orët e vona të mbrëmjes së shkuar. Sipas policisë, i riu është gjetur pranë një kanali vaditës në afërsi të banesës së tij në fshatin Kullaj të Shkodrës. Ai ishte larguar disa ditë më parë nga banesa. Njoftimi i policisë: Më datë 07.12.2019, rreth orës 22.30, nga familjaret e tij është gjetur i mbytur në ujë në një kanal vaditës afër banesës së tij në fshatin Kullaj, Shkodër, shtetasi L.B., 28 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa para disa ditëve dhe vuante nga depresioni. Nga këqyrja paraprake…

Read More

Të hënën, reshjet e shiut do të nisin prej orëve të para të 24 orëshit, me kohëzgjatje deri në mesditë. Në jugperëndim, do të marrin karakter rrebeshesh. Situata do të vazhdojë të jetë e tillë dhe ditën e mërkurë pritet të kemi ndryshime. Vetëm për një ditë do të kemi mot të kthjellët dhe pa reshje shiu. Dita e enjte i rikthen vranësirat dhe reshjet e shiut, për të zgjatur deri në fundjavë.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në emisionin “Shiko kush luan”. Ai u përball me disa pyetje të drejtuara nga fëmijët e prekur nga tërmetet dhe një nga pyetjet lidhej me zgjerimin e familjes. Fëmijët e pyetën se nëse do të bëjë një vajzë si do ja vendosë emrin. Kryetari i Bashkisë na tregoi se po të bëhet baba i një vajze emrin do e huazonte nga një libër i gjyshit të Ajolës, shkrimtarit të njohur Jakov Xoxa. “Nëse do kem një vajzë besoj që do ja vë emrin nga një libër i Jakov Xoxës…

Read More

Në një mesazh në kuadër të Ditës së Rinisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta shkruan se mijëra të rinj po udhëheqin kauzën e solidaritetit për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Duke e konsideruar një fatkeqësi natyrore të pabesë që goditi vendin, kreu i Shtetit thekson se ata të rinj janë shembulli më konkret i Shqipërisë njerëzore për të cilën kemi nevojë më shumë se kurrë. Reagimi i plotë i kreut të Shtetit: Me mijëra të reja e të rinj shqiptarë, të organizuar vullnetarisht brenda e jashtë vendit që në momentet e para të tërmetit tragjik të 26…

Read More

Në tërmetin e 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona, në pallate e banesa private që u dëmtuan nga lëkundjet e forta sizmike, mes viktimave ishte edhe kryekomisari Bajram Hajdarmataj. Ndryshe nga 24 viktimat e Durrësit, 25 viktimat e Thumanës dhe vajza 20-vjeçare nga Tirana, që ndodheshin në shtëpitë e tyre kur ra tërmeti, Hajdarmataj ndodhej në një godinë shtetërore, në varësi të Ministrisë së Brendshme. Profesori i Akademisë së Sigurisë ndodhej konkretisht në godinën nr. 4 të Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme, në Durrës, e njohur si Kavalishenca. E bashkë me të, në këtë godinë qëndronin edhe…

Read More

Një lëkundje e fortë tërmeti është regjistruar në orët e para të mesnatës së kaluar, në Shqipëri, duke rikthyer panikun te qytetarët. Siç raporton qendra evropiane e tërmeteve (CSEM), lëkundja ka qenë me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në orën 00:14, me epiqendër në fshatin Shetaj të Durrësit. Ndërkohë, kjo lëkundje e fortë është ndjekur nga një tjetër lëkundje më e lehtë, me magnitudë 3 të shkallës Rihter, në orën 00:34, me një thellësi 29 kilometra nga Durrësi. Më 26 Nëntor vendi ynë u godit nga një tërmet shumë i fortë me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter,…

Read More

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Suk 1 të Fierit. “BalkanWeb”shkruan se banesa është në pronësi të shtetasit Enver Hatija, ndërsa nga zjarri janë ndjekur rreth 1000 dengje bari dhe një furgon me karroceri. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të Roskovecit dhe Patosit, si dhe kryebashkiaku i Roskovecit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Read More

Fituesja e edicionit të 21 të festivalit më të madh të këngës moderne është Eneda Tarifa, me këngën “Ma zgjat dorën”. “Ju falenderoj nga zemra për të gjithë suportin e vazhdueshëm që i keni bërë këngës, suportin profesional, suportin rastësor që ndodhi për atë që ndodhi. Mos harrojmë që jemi për një mision, mos harrojmë që ky festival i dedikohet shtëpive të rrënuara prej tërmetit dhe neve të gjithë bashkë keni bërë të pamundurën që të ndërtojmë qoftë edhe një shtëpi, sepse kjo është mundësi jonë si artistë. Prandaj një duartrokitje të gjithë artistëve të mrekullueshëm që pranuan në një…

Read More

Përmes rrjetit social Twitter, kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar pak më parë sa i takon deklaratës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili u shpreh se Masakra e Reçakut është e fabrikuar. “Miq atje! Ndaloni të vetëdeklaroheni për një luftë të ndyrë që e bëri një regjim i vjetër i përgjakshëm në Beograd! Lëvizni përpara! Lëreni pas të shkuarën dhe le të bëjmë atë që duhet: Ndërtoni paqe dhe prosperitet për të gjithë fëmijët tanë dhe filloni ta bëni rajonin tonë një model! @avucic Si mundet që dikush të mohojë sot një krim lufte të mirëdokumentuar! Pse është…

Read More

Mbrëmja e sotme në “Shiko Kush Luan” është një nga më të veçantat që është transmetuar më parë. Siç është bërë e ditur protagonistët e emisionit janë 8 fëmijët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Falë lojërave argëtuese, të vegjlit po harrojnë sadopak tragjedinë që kaluan. Pjesë e lojërave ishte dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Në njërën prej lojërave fëmijët u ndanë në dy grupe, ata që do ndihmonin Erionin për të ngritur murin dhe të tjerët do drejtonin pyetje, e një prej tyre ishte dhe kjo: “A e lyeve murin që të tha xhaxhi Edi?” Erioni tregoi…

Read More

Janë dënuar me 2.6 vite burg Nehat Foljeta dhe Sehar Xhenje, pasi sulmuan ish-trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka. Treshja e gjyqtarëve Tonin Stërkaj, Arben Çela dhe Sokol Shehu, në vendimin e tyre përfundimtar kanë vendosur të ndryshojnë akuzën e ngritur nga prokuroria e Shkodrës për dy të pandehurit Foljeta dhe Xhenje, duke i dënuar ata për akuzën e “Goditjes për shkak të detyrës”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 22 shkurt 2018, në orën 18:00 kur në Komisariatin e Policisë Shkodër është paraqitur Ernest Gjoka, me detyrë trajner i ekipit të futbollit “Vllaznia”, i cili ka bërë kallëzim në lidhje…

Read More