Author: tirana

Qira është një nga fjalët që po përdoret më shumë këto ditë, pas fjalës tërmet. Katastrofa natyrore ka tronditur edhe çmimet e qirave të banesave. Ka një rritje të madhe të kërkesave për shtëpi me qira, dhe në këto kushte çmimet kanë bërë të vetën. “Nga 180 mijë lekë kanë shkuar në 250, nga 300 në 350 mijë lekë, thotë një studente. Ka rritje të qirave, njoh njerëz që po kërkojnë dhe që ankohen për rritjen e tyre”,shprehen qytetarët. “Aktualisht ne kemi shumë herë më tepër kërkesa si agjenci imobiliare. Kërkesat janë 5 fishuar mund të them. Qiratë janë rritur…

Read More

Qindra banorë të Durrësit e Thumanës të cilëve tërmeti u dëmtoi shtëpinë janë strehuar në hotele. Një prej hoteleve që hapi dyert në ditët e para pas goditjes së Shqipërisë nga tërmeti ishte dhe hotel “Bonita”. Blendi Klosi, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, ka ndarë sot me qytetarët disa foto nga jeta e përditshme e banorëve në hotel. Fëmijet shihen teksa luajnë e pikturojnë, ndërsa për gratë ka surpriza më të këndshme. Të ulura të gjitha në karrige, ato po bëjnë disa trajmime për flokët si prerje apo lyerje. Tashmë premtiet e Ramës për banorët e prekur nga tërmeti kanë…

Read More

Një grua nuk e ka duruar shumë gjatë faktin që burri i saj frekuentonte shpesh lokalet e natës dhe i ndërton një pub në oborrin e shtëpisë. Menjëherë ajo njoftoi një kompani për të nisur ndërtimin pranë shtëpisë në Devon të Britanisë. “Nuk e shihja kurrë në shtëpi, pas pune vetëm në pub donte të rrinte. Kështu që mendova që pub-in t’ia bëja në shtëpi”, thotë gruaja për “Daily Mirror”. Pub-i personal ka kushtuar rreth 20 000 euro.

Read More

Një aksident ka ndodhur pak pasditen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Rrëmbec. Mjeti ka dalë nga rruga ndërsa raportohet se drejtuesi i saj ka ndërruar jetë. Mediat raportojnë se makina ka zënë poshtë drejtuesin duke i shkaktuar vdekje të menjëhershme. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit tragjik, ndërkohë që policia hetimore po punon për zbardhjen e rrethanave.

Read More

I kishte kuruar dhëmbët te stomatologu Burim Buzhala në Ferizaj. Eloida Alija nga po i njëjti qytet, me sindromën Down ishte lidhur aq shumë me doktorin saqë ky i fundit ka propozuar që ta punësojë atë me orar të shkurtuar. Ky shembull ishte ndjekur edhe në rajon. Pos doktorit zemërgjerë, edhe Eloida apo Ela si e quajnë në ordinancë ka dëshmuar se ka një shpirt human. Pas tërmetit në Shqipëri ajo i ka propozuar doktorit që të jap gjysmën e pagës së saj për familjet e të prekurve atje. Por ajo e kishte sfiduar Buzhalën në mënyrë që shuma e…

Read More

Dy shqiptarë, të afërm me njëri tjetrin, janë arrestuar nga Byroja e Pasurive Kriminale në Irlandë, pasi akuzohen se janë kreret e një bande. Duke u referuar mediave vendase bëhet me dije se të arrestuarit ishin në kërkim prej kohësh për shumë ngjarje të ndodhura në Irlandë. Hetimet e kryera kanë zbuluar se dy shqiptarët, e emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, rezultojnë të jenë përfshirë në veprimtari të paligjshme si trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore. Më tej mediat vendase shkruajnë se përfitimet që siguronin shqiptarët nga ky aktivitet…

Read More

Teksa Ameli rritet dita ditës, së bashku me mamin duket se zbulon edhe pasionet e saj të para. Pak më parë ka qenë Miriami ajo e cila ka ndarë një foto të vogëlushes në rrjetet sociale, duke treguar se çfarë ka dëshirë të bëjë më shumë tani Ameli. “E kemi gjetur tashmë vendin tonë të preferuar”, ka shkruar Cani krah fotos ku shfaqet Ameli pranë një tryeze plot me ngjyra duke vizatuar. Mesa duket Miriami sapo ka zbuluar një nga talentet e vajzës. Kujtojmë se në vetëm pak javë këngëtarja pritet të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë,…

Read More

Dy muaj më parë çifti i njohur i ekranit, Sara Hoxha dhe Ledion Liço, u bënë prindër për herë të dytë. Në jetë erdhi një djalë dhe ata e pagëzuan me emrin Roman. Kështu djali i tyre i madh London u bë me një vëlla. Në familjen e tyre u bënë katër anëtarë dhe sigurisht barrën më të rëndë e ka pasur Sara. Si një nënë e re dhe me dy djem të vegjël, ajo e ka pasur të vështirë të balancojë kohën midis fëmijëve të saj. Nëpërmjet një postimi në Instagram, Sara tregon se nuk është aspak e lehtë…

Read More

Për herë të parë prej kur Basha është emëruar në krye të PD, ai po i dikton aksionin politik opozitës, duke tërhequr pas vetes, ose duke bërë nervozë, dy aktorët më të rëndësishëm dhe realë të opozitës, Sali Berishën dhe Ilir Metën. E di që shumë vetë ndahen, nëse sjellja e Bashës është e dobishme, apo e dëmshme për opozitën, në rastin e tërmetit, por është e qartë se sjellja e tij diktoi sjelljet politike të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan ta kthejnë tragjedinë e tërmetit, në një fushatë agresive nekrofile. Qëndrimi i tij i matur, ditët e…

Read More

Në Durrës janë me qindra bizneset që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Dëmet janë ë jo vetëm në godina, por edhe në forca pune, që janë larguar nga Durrësi, duke shkaktuar rënien e prodhimit për prorositë e marra. Ky është shqetësimi kryesor që i ngritën disa prej bizneseve kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimeve të sotme në zonën e Durrësit. “Neve, më tepër na janë dëmtuar shtëpitë e punëtorëve, që me forcat tona, i kemi stabilizuar deri diku. Nuk po stabilizojmë ata që na kanë ikur nëpër rrethe”- i tha kryetarit Basha pronari i një mobilierie…

Read More

Një takim i mbrapshtë për Partizanin dhe një fitore e madhe për Bylisin që rigjen suksesin pas dy humbjeve. Kampionët e Shqipërisë bien në transfertën mallakastriote, por më shumë sesa humbja e pësuar, që nuk ua cëon kryesimin e renditjes, dhembin kartën ndaj Brojës dhe Telushit, me të dy mesfushorët titullarë që humbasin derbin ndaj Tiranës. Bylisi do të kalojë në epërsi në minutën e 6-të, kur një devijim i Belicës pas harkimit të Ndrecës, kap në kundërkohë Hoxhën me struganin që shënon një autogol në portën e tij. Megjithatë kryeqytetasit reagojnë dhe do të barazojnë në minutën e 27-të…

Read More

Ky është horoskopi për ditën e diel 8 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi E diela do të jetë mjaft interesante ndaj përfitoni për të përveshur mëngët, por edhe për të sqaruar ndonjë keqkuptim të mundshëm. Shfrytëzoni ndikimin pozitiv të planeteve, pasi kjo ditë do ju japë shumë. Mundohuni vetëm që të tregoheni të matur me shpenzimet. Demi Kjo ditë do të jetë mjaft e favorizuar nga yjet. Jeni në një fazë rikuperimi, ku një sërë situatash do të…

Read More