Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte i ka kujtuar Europës së ka përgjegjësi përballë të ardhmes së rajonit të Ballkanit Perëndimor si edhe vetë Unionit. Gjatë fjalës së tij në edicionin e 5-të konferencës “Mediterranean dialogues”, të mbajtur në Romë, kreu i ekzekutivit italian u shpreh se e konsideron të pamendueshme që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat. “Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi aktualisht është në lojë, jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja, stabiliteti i sigurisë së kontinentit të vjetër. Dua t’ju them duke pretenduar se sot NATO vështron me vëmendje sfidat…
Author: tirana
Ndërron jetë aktori i njohur amerikan, Ron Libeman. Ron Libeman ka ndërruar jetë, gjatë ditës së djeshme në New York. Aktori i njohur u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur për TMZ, familjarë të tij. Mësohet se Libeman kandërruar jetë për shkak të pneumonisë. Ron është bërë i njohur për publikun nëpërmjet disa roleve, ku mund të përmendim atë të babait autoritar të Rachel Green, te seriali “Friends”. Libeman ka karrierë të gjatë artistike, prej më shumë se 60 vitesh. Ai gjithashtu është fitues i çmimeve “Emmy”, në vitin 1979.
Arkitekti italian, Marko Kasamonti, ndërsa foli për ndërtimin e stadiumit të ri në Shqipëri, “Air Albenia Stadium”, tha se ai do të ishte një model i përshtatshëm edhe në Itali. Në “Rai 2”, ndërsa po diskutohej për gjendjen e keqe të stadiumeve në Itali dhe pengesat në procedura për ndërtimin e një stadiumi të ri, Kasamonti tregoi se si “Air Albania Stadium” u ndërtua për vetëm 3 vite. “Stadiumi është projektuar, ka zhvilluar praktikat e tiij burokratike dhe ndëruar brenda tre viteve. Ky është fakti i jashtëzakonshëm. Ky është një model dhe për kulturën italiane që të reflektojë sepse ne…
Aleksia Peleshi është 18 vjeçe. Ajo ishte vetëm 14 vjeç kur u shfaq në kopertinën e një reviste italiane. Tiparet e bukura dhe veshja popullore bënë bujë në të gjitha mediat. Ajo është marrë me modeling, ndërsa tani duket se i është përkushtuar letërsisë, pasi së fundmi ka shkruar librin “Epiphany”, një libër me poezi që kanë në qendër tema të ndryshme të ndërlidhura. Aleksia merret gjithashtu me judo, ndërsa për dy vite ka qenë e aktivizuar në kickbox. E ftuar këtë të shtunë tek “Rudina”, vajza e deputetit Niko Peleshi zbuloi edhe dëshirën e saj për të qenë pjesë…
Këtë vit Adrola Dushi është e përzgjedhura e Ardit Gjebreas, për të prezantuar festivalin “Kënga Magjike”. Bukuroshja ka shkëlqyer në dy netët e para gjysmëfinale dhe presim të shohim se çfarë ka rezarvuar për sot. Paraqitja e saj në festival është komentuar shumë dhe sigurisht nuk kanë munguar komplimentat nga miqtë dhe të afërmit e saj. Por, mesa duket komentin më epik për Adrolën ia kanë dërguar ish- bashkëshortit të saj. Nëpërmjet një fotoje të publikuar në Instastory Adrola tregon komentin që dikush i ka çuar Adisit. ”Ça paske heq ti mor i shkretë. Muhabet me veten ke pas bo…
Një gol i Berat Gjimshitit në minutat shtesë i dhuroi një fitore të rëndësishme Atalantës përballë Veronës. Mbrojtësi shqiptar shfrytëzoi një pasim të Toloi dhe mposhti portierin mik me një gjuajtje të fortë nga afër. Verona ishte dy herë në avantazh, por ekipi bergamask përmbysi gjithçka dhe fitoi 3-2. Di Carmine zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë. Miqtë u treguan dinakë, kryen shpejt një rivënie anësore dhe sulmuesi italian mposhti Gollinin me një goditje diagonale. Atalanta reagoi dhe gjeti barazimin në minutën e 44-t me anë të Malinkovskyt. Gjuajtje fantastike me të majtën e ukrainasit dhe gol shumë…
Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako, ka folur sot për operacionet e kërkim-shpëtimit që janë bërë pas tërmetit të fuqishëm në 26 nëntor. I ftuar sot në studion e “Kjo Javë” në Neës 24, Çako tregoi dhe disa nga momentet e vështira gjatë operacioneve. Ndër të tjera drejtori i Emergjencave Civile, rrëfeu dhe operacionin për shpëtimin e Klajdi Qatos, ku tha se ishte një tra i kishte bllokuar daljen. “Grupet tona kishin mundësuar krijimin e një hapsire, e një tuneli deri në mbërritjen e Klajdit, djalit që u shpëtua por pozicioni i tij ishte shumë i vështirë pasi një tra…
Një balerinë indiane është qëlluar në fytyrë, sepse pushoi së performuari për disa sekonda, në një dasmë. Sipas mediave të huaja, balerina 22-vjeçare po performonte në një dasmë në Uttar Pradesh, kur një burrë hapi zjarr ndaj saj. Autori u identifikua dhe është policia është në kërkim të tij. Për fat të mirë balerina është jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë plagë të rënda në fytyrë.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi shprehet se mos reagimi ndaj ftesës së kryeministrit Edi Rama për diskutim, pas tërmetit nuk është refuzim. Për Kryemadhin ajo që bëri Rama ishte një gjë shumë e shëmtuar që Rama bëri. “Nuk ishte refuzim Nisida. Ajo që Rama bëri ishte një gjë shumë e shëmtuar në ato ditë fatkeqësie që kërkonte të largonte problematikën e mosveprimit me dashje. Sepse mosveprimi në pallatet e Thumanës për të nxjerrë familjet jashtë ka qenë një mosveprim me dashje dhe për këtë prokuroria duhet të kishte filluar hetim të menjëhershëm. Çfarë ka ndodhur, pse familjet…
Tirana është mposhtur me përmbysje 1-3 nga Kukësi në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore, duke u zhytur kështu në një krizë rezultatesh, teksa nuk fiton prej 3 javësh radhazi. Bardheblutë e Juljan Ahmatajt, e mbyllën pjesën e parë në avantazh, falë golit të realizuar nga Hasani në minutën e 10-të, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për kukësianët të cilët arritën të realizonin plot 3 herë me Shkurtajn, Gavazajn dhe Abazajn. Me triumfin e sotëm, blutë e Duros u ngjitën në vendin e dytë, me diferencë vetëm 1 pikë nga kryesuesit…
I ftuar në studion e ‘Kjo Javë’, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i përgjigj akuzave të ngritura se ekipeve e kërkim shpëtimit shqiptare nuk kishin kapacitetet e duhura. “Mos durimi apo padurimi i qytetarëve është i ligjshëm, për shkak të kushteve apo humbjes së banesave, por kurrësesi nuk është i ligjshëm interpretimi apo komenti i individëve apo subjekteve të caktuara të cilat gjatë këtyre 30 viteve kanë patur mundësinë dhe kanë patur në dorë vendimmarrje të caktuara për të ngritur një sistem të mirëfilltë për të përballuar emergjenca të tilla ose fatkeqësi natyre, që…
Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha dje se kontrata për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren “nuk bëhet”. Sipas Braçes, qeveria e ka bërë të ditur këtë që para një muaji “kur i pa se kompania nuk i përgjigjet dot kontratës”. Por Ndue Kola, drejtor i kompanisë ANK që ka fituar koncesionin, i tha BIRN se ai ishte informuar mbi deklaratën e Braçes vetëm të shtunën në mëngjes dhe se ai ishte duke vijuar punën normalisht për zbatimin e saj. “Unë jam duke aplikuar për kredi. Kontrata ka hyrë në fuqi më 4 tetor dhe unë kam afat deri në 4 tetorin e ardhshëm…