Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mos çelja e negociatave, Konte: BE ka përgjegjësi, në lojë është edhe e ardhmja e familjes europiane

21:21 / December 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Conte
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Kryeministri i Italisë Xhuzepe Konte i ka kujtuar Europës së ka përgjegjësi përballë të ardhmes së rajonit të Ballkanit Perëndimor si edhe vetë Unionit.

Gjatë fjalës së tij në edicionin e 5-të konferencës “Mediterranean dialogues”, të mbajtur në Romë, kreu i ekzekutivit italian u shpreh se e konsideron të pamendueshme që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk iu hapën negociatat.

“Europa ka një përgjegjësi të veçantë pasi aktualisht është në lojë, jo vetëm e ardhmja e rajonit, por dhe e ardhmja, stabiliteti i sigurisë së kontinentit të vjetër.

Dua t’ju them duke pretenduar se sot NATO vështron me vëmendje sfidat që vijnë nga Jugu, siç u konfirmua në samitin e fundit të NATO-s në Londër, falë këmbënguljes italiane. E nga NATO na vjen dhe një tjetër tregues.

Në samitin e fundit rreth tavolinës së punës u ulën dhe përfaqësuesit e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut. E unë shpresoj që dhe BE të kuptojë rëndësinë e përfshirjes strategjike me këto vende, te rolit strategjik të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë dalje pikërisht në Mesdhe.

E pra hyjnë në perspektivën e arsyetimit tonë. Është e pamendueshme që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut nuk iu ofrua mundësia e nisjes së një rruge dialogu me perspektivën e përfshirjes së tyre në BE”, tha Konte.

BE Konte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy shpërthime me eksploziv në Durrës brenda pak minutash, shënjestër një lokal dhe një garazh

09:26 / September 3, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Mirditë, dyshohet për një të vrarë

09:22 / September 3, 2026

Pesë celularë gjenden në burgun e Durrësit, pajisjet i kalojnë SPAK-ut për ekspertizë

09:16 / September 3, 2026

Spanjë/ Dhjetëra mijëra protestues në mbështetje të Ceutës dhe kundër Sanchez

08:04 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.