Ditën e sotme vajza e vogël e këngëtares Aurela Gaçe, Abigail feston ditëlindjen e saj të tretë. Duke publikuar një fotografi të vogëlushes me flamur në dorë, ajo kujdeset që të mos ia zbulojë fytyrën, në dallim nga e madhja, të cilën tashmë e njohim. Mami Aurela ndihet e emocionuiar në këtë ditë dhe shkruan, “Sot 3 vjeç. Sa shumë të duam Abushja jonë, e vogla jonë, e ëmbla jonë, jeta jonë… sa herë i marr erë, mbushem me jetë. Zot faleminderit”. Aurela është nënë e dy vajzave ku më e madhja është Graçe dhe erdhi në jetë rreth një…
Author: tirana
Emiratet e Bashkuara Arabe i janë bashkuar nismës së vendeve që kanë kontribuar me mjete logjistike apo ekipe në vendin tonë, pas tërmetit të 26 nëntorit. Të premten mbërriti në Shqipëri një cargo nga Emiratet e Bashkuara me ndima logjistike prej 460 çadra familjare dimërore për të lehtësuar sado pak vështirësitë e hasura në vend, nga tërmeti që goditi vendin tonë me 26 nentor. Në Rinas, avioni u prit nga drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes civile Haki Çako, i cili falenderoi perfaqësuesit nga Emiratet e Bashkuara per gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar. Mjaft shtete të tjera kanë shprehur solidaritet të…
Këtë vit, “Festivali i RTSH-së” do të jetë në drejtimin e dyshes së njohur të ekranit, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës. Në dorën e tyre, festivali do të vijë plot ndryshime të reja e surpriza, ndërsa Alketa Vejsiu ka zbuluar njërën prej tyre. Për “Aperitiv Fest” me Eni Shehun, moderatorja ka zbuluar se këtë edicion do të jenë të ftuar specialë tre këngëtarë me famë botërore, , Mahmood dhe Eleni Foureira. “Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të…
Ditën e djeshme, aktori i njohur i humorit Gëzim Kruja ka zhvilluar ditëlindjen e tij të 80-të, i cili e ka gjetur me probleme shëndetësore. Ditën e ditëlindjes, Kruja është vizituar nga miku i tij, aktori Zef Deda, i cili i ka dërguar edhe një tufë me lule. Gazetari e ka pyetur Krujën nëse ishtë vizituar nga ndonjë përfaqësues shteti. Në emër të tij është përgjigjur Zef Deda, i cili me nota humori është shprehur se të gjithë e kujtojnë humorin e tij dhe duan ta shohin në skenë. Por ka pranuar më pas se askush nuk është interesuar më…
IGJEUM ka monituar disa pasgoditje. Lista e pasgoditjëve të tërmetit nga ora 00.00 e deri në mëngjes, datë 7 dhjetor është si më poshtë: Data: 07/12/2019Ora: 06:18:36M=2.9Place: 4 km V-P Fushe-Kruje41.5° N, 19.67° EThellësia: 34 KM Data: 07/12/2019Ora: 05:32:02M=2.1Place: Kepi i Rodonit41.54° N, 19.48° EThellësia: 8 KM Data: 07/12/2019Ora: 03:58:32M=1.9Place: 4 km J-P Fushe-Kruje41.45° N, 19.69° EThellësia: 19 KM Data: 07/12/2019Ora: 03:55:41M=2.1Place: 5 km V, Vore41.43° N, 19.66° EThellësia: 19 KM Data: 07/12/2019Ora: 04:09:41M=2.1Place: 2 km J, Fushe-Kruje41.46° N, 19.73° EThellësia: 35 KM Data: 07/12/2019Ora: 01:30:47M=1.8Place: Kapidanaj, Durres41.52° N, 19.6° EThellësia: 6 KM Data: 07/12/2019Ora: 00:28:29M=2Place: 3 km V, Kepi i Rodonit41.6° N, 19.48° EThellësia: 19.4 KM
Një 49-vjeçar nga Durrësi është arrestuar pasi mori para për ndihma për tërmetin. Musliaj i mori 13 mijë lekë një personi me arsyen se do blinte ndihma. Policia: Në pranga Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Tiranë, pak minuta para mesnatës. Shpërthimi ka ndodhur pranë Kopshtit Botanik. Një sasi tritoli ka shpërthyer në Bar kafe “Roma”. Fatmirësisht nuk ka viktima.
Dy makina janë përfshirë në aksident pranë Kopshtit Botanik. Aksidenti mësohet se ka ndodhur si pasojë e motit me shi.
Presidenti francez Macron përsëriti në Londër qëndrimin se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë gati për nisjen e negociatave me BE. Ai sfidon strategjinë e presionit publik evropian ndaj tij, shkruan Auron Dodi. Presidenti i Francës Emanuel Macron dërgoi disa mesazhe në drejtim të Shqipërisë. Fillimisht, me një mesazh në shqip në rrjetin e twitterit ai njoftoi dërgimin e ekipit francez për rastet e katastrofave natyrore në Shqipëri. Pas kësaj, ai ofroi në një konferencë shtypi edhe që të organizojë një konferencë donatorësh për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit. Në Watford pranë Londrës, Macroni përsëriti njëkohësisht se nuk pranon…
Kryeministri i vendit, Edi Rama, njihet nga shqiptarët si tifoz i zjarrtë i skuadrës së Juventus, ndërsa këtë e ka dëshmuar duke mbajtur veshur në publik xhupin me logon e klubit të “Zonjës së Vjetër.”. Shefi i qeverisë ka surprizuar dy fëmijët nga Thumana Aurelin dhe Alesjon, të cilët fatmirësisht shpëtuan mrekullisht nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për të larguar tmerrin e përjetuar, Rama u mundësoi atyre një takim me Kristiano Ronaldon dhe me ish-gardianin e Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon. Në videon e publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama ka biseduar me portierin legjendar të bardhezinjve, të cilit…
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka provokuar personin që po filmonte takimin e tij me dy fëmijët shqiptarë që shpëtuan nga tërmeti duke u hedhur nga dritarja. Teksa Ronaldo po firmoste bluzën e tij dhe t’ja jepte tifozit të vogël Aurel Lalës, pa kamerën që e filmonte gjithë kohës, ndërsa ishin live në facebook-un e kryeministrit Edi Rama. “Të pëlqen të filmosh?”- e pyet Ronaldo personin që ndodhej pas kamerës dhe fillon të qeshë. “Po…”- përgjigjet vetë Rama si për të mbyllur bisedën dhe të gjithë fillojnë të qeshin. S’dimë të themi se kush ishte personi që qëndroi pas kamerës,…
26 nëntori shënoi një ndër ditët më të vështira për shqiptarët për shkak të tërmetit që mori 51 jetë e shkatërroi qindra banesa. Shqipëria, pas një jave të trazuar ka rënë në qetësi, pasi nuk është lëkundur më nga ndonjë tërmet qoftë edhe i lehtë, në dy ditët e fundit. Nga EMSC, janë regjistruar disa tërmete të vogla, por që kanë qenë edhe më të rrallë për vendin tonë, tërmete që konsiderohen edhe të zakonshme. Por nëse ka gjetur qetësi Shqipëria, tërmetet janë shtuar në vendin fqinj, Greqi. Në Kretë janë shënuar më tepër tërmete sot, ndonëse nën 4 ballë,…