Një ndër rolet e preferuara të Visjan Ukcenajt në “Klanifornia” është ai i “laçjanit”, por shpeshherë aktori i humorit është akuzuar se ka kopjuar Bes Kallakun. Ky i fundit ka qenë i pari që e ka realizuar një rol të ngjashëm dhe prandaj të gjithë menduan se Visjani ishte frymëzuar nga Besi. Mirëpo i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rreze Dielli”, Visjani ka treguar se ka punuar shumë për këtë rol që të mos ngjasonte me të Besit. Ndër të tjera aktori ka thënë se mes tij dhe Kallakut nuk ka rivalitet për shkak të kësaj gjëje. “Nuk kemi…
Author: tirana
Dafina Zeqiri është padyshim një ndër emrat më të njohur të muzikës dhe ndër reperet më të preferuara nga publiku shqiptar. Ajo numëron plot 1.3 milionë ndjekës në Instagram, ku ndan me ta momente të shumta nga puna e përditshmëria. Mirëpo, ditën e sotme këngëtarja vendosi të bëjë një përjashtim duke dalë paksa jashtë “rutinës” së profilit të saj në Instagram dhe na tregoi një video shumë të ëmbël. Dafina postoi disa momente të filmuara kur ajo ishte ende fëmijë dhe vlen të theksojmë se muzikën e ka pasur gjithmonë në gjak!
Bashkëshortja e kryeministri Edi Rama, Linda Rama, i është bashkuar grupit të vullnetarëve për menaxhimin e fatkeqësisë natyrore, pas tërmetit, duke ofruar eksperiencën e saj në menaxhimin e krizave humane. Zonja Rama, duke folur për Klan, ka thënë se ekipet shqiptare janë mjaft profesioniste. Rama ishte e rezervuar të fliste për kontributin e saj, por shpjegon ndihmën që kanë dhënë ekspertët e huaj në këto ditë të pazakonta për Shqipërinë. “Siç jemi të gjithë të prekur, të gjithë kanë vend për të qenë vullnetarë, dhe për të kontribuuar, për ta lehtësuar të gjithë situatën. Nuk janë të dukshëm, por janë…
I ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në pesë” me Bieta Sulon ishte këngëtari i njohur Devis Xherahu dhe partnerja e tij, Ertemiona Mejdani. Çifti tregoi më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre, jetës private si dhe planeve që të dy kishin për të ardhmen. Të pyetur nga moderatorja nëse kishin në plan të zhvillonin një ceremoni martese, të dy e pohuan këtë gjë. Ata u shprehën se janë gati ta kurorëzojnë që nesër me martesë dashurinë e tyre 9-vjeçare. Gjithashtu, Devisi dhe Ertemiona folën për zgjerimin e familjes, gjë që të dy e dëshironin shumë. Ertemiona u shpreh…
Nëse 5 dhjetori i çdo viti simbolizon vendosjen e bredhit të festave, data 6 është dita kur ndizen dritat vezulluese. Duhet thënë se 6 dhjetori përkon me festën e Shën Nikollit, ipeshkv i shenjtë, të cilin Kisha e përkujton më 6 dhjetor. Shën Nikolli lindi në qytetin Patara në rajonin e Liçias në Azinë e vogël (Turqia aktuale) në një familje mjaft të pasur. Një legjendë tregon që Shën Nikolli ringjalli tre fëmijë që një kasap kishte vrarë e copëtuar për t’u shitur mishin. Për këtë episod Shën Nikolli është cilësuar si mbrojtësi i fëmijëve. Po kështu, Shën Nikolli gjithmonë…
Një shtetas maqedonas, banues në Tiranë ka pretenduar se është marrë peng nga dy persona dhe i kërkonin një shumë prej 25000 eurosh. OraNews ka publikuar video nga aksioni i policisë dhe forcave Shqiponja që është zhvilluar sot në Farkë për të kapur dy pengmarrësit. Pas aksionit të zhvilluar mbi godinën e Kryegjyshatës është arritur të lirohet pengu dhe është kapur një nga personat të cilit i është gjetur një silenciator të gjetur në zonë. Ndërsa personi tjetër ka arritur të largohet dhe po kërkohet nga policia. Pas dëshmisë së marrë, maqedonasi ka treguar se udhëtonte me dy persona të…
44-vjeçarja Fatmira Cuka, së bashku me djalin e saj Sardin 18 vjeç, humbën jetën më 26 Nëntor si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi vendin tonë. Bashkëshorti Bujar ishte në banesë në momentin që ndodhi tërmeti, por fatmirësisht arriti të shpëtonte. Vajza ishte tek prindërit në Tiranë dhe mundi t’i shpëtonte tragjedisë. Dhimbja është e papërshkrueshme për ta. Bujari mes lotësh tregon momentet e fundit me gruan dhe djalin dhe si arriti të dilte i gjallë, pasi pallati u shemb mbi ta. Bujari tregon se banesa e tyre ishte shpallur e pabanueshme që pas tërmetit të 4 Korrikut të…
Por të gjithë sytë ishin në dollapin e bardhë, që binte në sy, nga dhoma e 39 vjeçares. Hapësira që ka Kim është padyshim ëndrra e çdo vajze pasi ishte e mbushur me gjëra që kapin vlerë mbi 1 milion dollarë të stilistëve të nivelit të lartë nga Hermes, Dior, Gucci dhe Louboutin. Pas nënës së katër fëmijëve ishin rreshta çantash Hermes Birkin – të cilat kushtojnë diku nga 20,000 deri në 300,000 dollarë në varësi të materialit të përdorur. Kishte lehtësisht mbi 30 nga çantat franceze, të cilat Kim dhe motrat e saj Khloe, Kourtney, Kendall dhe Kylie si…
Mbrëmjen e djeshme u mbajt nata e dytë gjysmëfinale e “Këngës Magjike”, ku këtë vit në juri është edhe këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi. Romeo nuk e la aspak vetëm Jonidën, por e shoqëroi në këtë mbrëmje. Teksa Jonida ndodhej në juri, Romeo ishte në rradhët e publikut së bashku me të vëllain, Donaldin dhe ‘kunatën’ Bora Zemanin. Këtë e ka bërë të ditur vetë Romeo duke postuar një foto nga salla ku shfaqet krah Borës dhe Donaldit. Kujtojmë që Romeo e Jonida e kanë konfirmuar tashmë lidhjen duke postuar foto me njëri-tjetrin e duke deklaruar se…
Një ndër episodet më të rënda të tragjedisë së 26 nëntorit u shënua në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës ku u shuan dy familje. Familja Reçi, me Eduartin, Dolorën, Klausin dhe Kristin, studente e Mjekësisë, jetonin një njërën prej apartamenteve të këtij pallati, i cili nuk i rezistoi dot lëkundjeve të forta të tërmetit të datës 26 nëntor. Në këtë pallat jetonin edhe Diena me vajzën e saj Esiela si edhe gjyshja e tyre. Jetët e tyre morën fund në pak sekonda. Tirananews sjell foton e pallatit 6 katësh në gjëndjen e tij të mëparshëm. Godina…
Këngëtarja Bebe Rexha u gjend pranë popullit të saj pas tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërinë. Ajo u nis drejt vendit tonë dhe përzgjodhi dy familje për t’i rindërtuar shtëpitë pas tërmetit. Bebe pa nga afër situatën e dhimbshme të shqiptarëve dhe dëgjoi kërkesat e tyre, ndërsa disa prej momenteve i ndau me ndjekësit e saj në Instagram. Mirëpo, këngëtarja nuk e ka lënë me kaq. Gjatë një interviste për emisionin “Pasditja ime”, ajo rrëfeu se ka në plan të kthehet sërish në Shqipëri, kësaj here për të mbajtur një koncert.Gjithashtu,Bebe shprehu dëshirën për një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën…
Rrjeti social Instagram vjon me një risi, ku për hapjen e faqes kërkohet mosha e saktë. Përdoruesit nën 13 vjeç nuk do të lejohen të kenë një llogari në këtë rrjet për t’i mbrojtur kështu të miturit nga përmbajtjet e papërshtatshme. Informacioni mbi moshën e përdoruesve do të përdoret për t’u dhënë të rinjve më shumë privatësisi. Ditëlindja do të jetë personale dhe nuk do të publikohet, ashtu si ndryshimi i aplikacionit disa kohë më parë, ku mesazhet nga persona të panjohur u bllokuan.