Këtë vit, “Festivali i RTSH-së” do të jetë në drejtimin e dyshes së njohur të ekranit, Alketa Vejsiut dhe Vera Grabockës.
Në dorën e tyre, festivali do të vijë plot ndryshime të reja e surpriza, ndërsa Alketa Vejsiu ka zbuluar njërën prej tyre.
Për “Aperitiv Fest” me Eni Shehun, moderatorja ka zbuluar se këtë edicion do të jenë të ftuar specialë tre këngëtarë me famë botërore, , Mahmood dhe Eleni Foureira.
“Muzika shqiptare është zemra e këtij festivali, do të këndohet shqip, do të flitet me dashuri për gjuhën shqipe përmes poezisë dhe poetëve shqiptarë, por do ketë edhe të ftuar nga jashtë. Giusy Ferreri për shembull, do të jetë një nga të ftuarat e festivalit. Po kështu edhe Mahmood, fituesi i “Sanremo-s” dhe përfaqësuesi i Italisë në ‘Eurovision’”,- ka treguar Alketa, ndërsa ne mezi presim të shohim risitë e këtij festivali.