“Këndoj për të ndërtuar” është kjo nisma që ka ndërmarrë Kënga Magjike këtë vit, për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që goditi më fort Durrësin dhe Thumanën. Kësaj nisme, ku të ardhurat e biletave do të shkojnë për familjet në nevojë, përveç artistëve shqiptar i janë bashkuar edhe emra të njohur ndërkombëtar, siç është këngëtarja e famshme Anna Oxa. Ajo është ngjitur këtë mbrëmje në skenën e ‘Kënga Magjikë”, ndërsa u shpreh se duhet të mësojmë të jetojmë me forcat e mbinatyrshme, që ndonjëherë na lëvizin dhe lëvizin edhe ndjenjat tona. “Është…
Author: tirana
Nga Nikoleta Kovaçi/ Rruga për në Laç është si gjithmonë e dashur. Mbase ka të bëjë me efektin e Kishës së Shën Ndout. Gjithnjë më jepet të mendoj se gjithçka që ka të bëjë me atë vend lidhet pikërisht me atë Kishë… Sigurishte edhe të besoj, së Shën Ndou (Fernando), nuk e zgjodhi atë vend thjesht për të lënë gjurmët e tij por edhe ta veçojë këtë popull. Kështu ka ndodhur shumë kund, por në Shqipërinë tonë gjërat nuk kanë rregulla, besimi është thyer me kohë, e mendimi pasohet nga një frikë dhe ankth se: Ky vend s’bëhet më kurrë!Tërmeti,…
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” tha se qeveria shqiptare ka bërë sa ka mundur për t’ju gjendur afër qytetarëve të prekur nga tërmeti. Ahmetaj premton se qeveria do të ndërtojë qyteza në Tiranë, në Durrës, Thumanë dhe në Lezhë. “Brenda krishtlindjeve do të pastrojmë qytete si Durrësi, Kavaja etj. Do të bëjmë vlerësimin me ekspertë dhe specialistë. Ne mendojmë se janë rreth 5000 familje që nuk do munden të kthehen më në shtëpinë e tyre, por vlerësimi do e tregojë. Mund të ketë shumë më shumë, sepse lëvizja është gjithmonë e…
Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e 4 nëntorit në emisionin e Bruno Vespës “Porta a Porta” në përpjekje edhe për të siguruar më shumë kontribute për vendin pas katastrofës që la pas tërmeti i 26 nëntorit. Para nisjes së emisionit “Porta a Porta”, Rama ka shpërndarë një video ku ndodhet se bashku me Bruno Vespën dhe historianin e politikanin Vittorio Sgarbi, të cilët kanë dhënë një mesazh solidariteti për shqiptarët e prekur nga tërmeti. Sgarbi thotë se shpreson që kur të rikthehet në Shqipëri dhe ta shoh atë edhe më të bukur dhe të ringritur pas tërmeti katastrofik.…
Gjendja apo ndjesia e dëshpërimit në dimër është një gjendje që prek shumë persona. Në fakt, dy milion njerëz në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se janë përballur me çrregullimin sezonal, një “dëshpërim dimëror”, siç njihet ndryshe. Kjo është një gjendje sezonale, pra kur individi ka një gjendje normale gjatë stinëve të tjera të vitit, por në dimër përballet me lëkundje emocionale. Kjo thuhet se ndodh për shkak se dita është më e shkurtër se nata dhe çrregullimin e gjumit, duke rritur prodhimin e melatoninës duke i lënë ata me ndjesinë e përgjumjes dhe letargjisë. Por cilat janë 5 shenjat që…
Xherdan Shaqiri ka arritur të gjej rrugën e rrjetës në takimin e parë si titullar këtë sezon me skuadrën e Liverpool. Në minutën e 16, shqiptari përfitoi nga një asit i Manes dhe e dërgoi topin në rrjetë. Ndërkohë 5 minuta më vonë mbrojtësi Keane ngushton shifrat për Evertonin.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Heraklion të Greqisë. Një 22-vjeçare greke ka goditur me thikë disa herë një 26-vjeçar me origjinë shqiptare. Identiteti i personave të përfshirë në ngjarje nuk bëhet me dije. Mediat greke shkruajnë se gruaja është e njohur për policinë si përdoruese e lëndëve narkotike, ndërsa ka dyshime se edhe shqiptari është konsumator. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Burri u transportua me ambulancë për në spital, fatmirësisht pa rrezik për jetën, ndërsa 22-vjeçarja u arrestua nga policia.
Sonte është nata e parë e Këngës Magjike. Ndryshe nga çdo herë tjetër, këtë vit Kënga Magjike ka një mision tjetër, atë të bamirësisë.Fillimisht u tha se, ky festival do të shtyhej, por Ardit Gjebrea tha se, Kënga Magjike do të mbahej në datat e paracaktuara, dhe se të ardhurat nga biletat do të shkonin në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit. Këtë vit, Kënga Magjik vjen në vjen në formatin international. 30 artistë Big dhe 18 New Artist, në 3 net do të sjellin performanca magjike dhe në vazhdim ju sjellim artistët që do të këndojnë…
Ish-deputetja Albana Vokshi është përplasur mbrëmjen e sotme me deputeten e PS-së Vasilika Hysin, gjatë një vizite që patën në qytetin Studenti, teksa banorët e godinës nr.15 kanë dalë jashtë. Ata kërkojnë shkarkimin e drejtoreshës së konvikteve dhe riinspketimin e banesave të tyre dhe shprehen se kanë frikë të futen brenda pasi theksojnë se godina ka marrë dëme të konsiderueshme nga tërmeti. Në momentin që Vokshi po fliste për të pasistemuarit, Hysi shprehet se ka qenë prej katër ditësh në Thumanë, dhe s’ka vend për politikë. Pjesë nga debati Hysi: t’ju vijë turp që bëni politikë, unë kam katër ditë…
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha sjell rrëfimin e një dëshmitari që ka parë se si u shemb hotel “Mira Mare”. Ajo ndodhej në lagjen 13, në Durrës, aty ku automjete të shumta po përpiqen të largojnë nga zona e plazhit inertet e shumta të objekteve të shkatërruara nga tërmeti i datës 26. Shumë banorë nuk janë kthyer ende ndonëse ekspertët ju kanë thënë të kthehen sepse nuk ka asnjë rrezikshmëri. Oficeri i Ushtrisë, Agimi është dëshmitari okular i tërmetit, i cili ka dal nga shtëpia në orën 3 e 20 min të mëngjesit për të rrëfyer shembjen e hotelit…
Donte të shtynte provimin dhe gjeti një mënyrë që një njeri normal as nuk do e çonte ndër mend. Momente paniku ka pasur ditën e sotme në Buenos Aires, ose më saktë në stadiumin e skuadrës argjentinase River Plate. Policia argjentinase kishte marrë një telefonatë ku thuhej: “Kam vënë një bombë në stadium”. Pikërisht kjo ka vënë në lëvizje policinë, e cila evakuoi menjëherë zonën, duke bërë kontrolle të imtësishme. Pas shumë kontrolleve, policia nuk gjeti asnjë bombë, por zbuloi të vërtetën. Kjo telefonatë ishte bërë nga një student, i cili kishte një provim në shkollë dhe dëshironte që ta…
Tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri renditet ndër më shkatërrimtarët në botë për këtë vit. Portali gjerman i specializuar për informacionet që kanë të bëjnë me lëkundjet e tokës “Erdbebennews” e rendit këtë tërmet me mangitudë 6.4 Rihter, të katërtin në shkallë globale, për nga numri i personave të cilëve u ka shkaktuar dëme. Të dhënat e kësaj tabele tregojnë se 3 083 persona u prekën nga pasojat e tërmetit shkatërrimtar, duke humbur të afërmit, shtëpitë e pronat. Në krye të listës së këtij viti janë Filipinet, të ndjekura nga Indonezia dhe Kina. Ndërsa Qendra Europiane për Monitorimin e Aktivitetit…