Një në katër të rinj ose mesatarisht 23 për qind e fëmijëve dhe të rinjve, është i varur nga telefonat inteligjentë, sipas një sondazhi të fundit. Varësia nga telefonat inteligjentë, e cila përfshin nervozizëm kur telefoni nuk është i disponueshëm ose neglizhimi i aktiviteteve të rëndësishme, ka një efekt të dëmshëm për shëndetin mendor. Numri më i madh i të varurve nga telefonat mobilë janë vajza midis moshës 17 dhe 19-vjeç, sipas një studimi. “Analiza jonë tregoi pasojat e jo vetëm përdorimit të tepruar, por përdorimit jofunksional të telefonit. Ne gjetëm një lidhje midis kësaj sjelljeje dhe shëndetit mendor të…
Author: tirana
Rindërtimi i zonave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit është prioritet i qeverisë, por pa lënë mënjanë edhe sektorët e tjerë. Kryeministri, Edi Rama, duke ju referuar indirekt propozimit të Lulzim Bashës për të anuluar 150 milionë dollarë koncesione, deklaroi i prerë se nuk do të prekin asnjë nga programet e shërbimeve. “Ne do ta bëjmë rindërtimin por do të vazhdojmë të bëjmë edhe punët e tjera. Rindërtimi është prioritet i prioriteteve, por prioritetet e tjera mbeten prioritete. Nuk do të cënojmë parametrat kryesorë të buxhetit sepse duam që rindërtimi të jetë një plus në ekonomi, jo një shkak…
Shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm se ka 12 shenja të zodiakut bazuar në pozicionin e planetëve, diellit dhe hënës. Secila prej tyre ka një grup tiparesh, qëndrimesh, pikash të forta dhe të dobëta. Si çdo shenjë e zodiakut i përket një prej katër elementeve – ajrit, zjarrit, ujit dhe tokës – dhe ai element tregon energjinë tuaj. Shenjat e ujit (Gaforrja, Akrepi dhe Peshqit) kanë tendencë të jenë emocionale dhe të ndjeshme, ndërsa shenjat e zjarrit (Dashi, Luani dhe Shigjetari) janë më pasionante dhe temperamentale. Shenjat e Tokës (Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi) janë lloji më i qëndrueshëm, ndërsa shenjat…
Zbukurimi i ambientit për festat e fundvitit duhet të jetë ndër punët më të dashura që bëjmë në shtëpi, por në fakt mund të bëhet vërtet diçka e mërzitshme nëse kthehet në një rutinë të nxjerrjes së zbukurimeve të vitit të kaluar nga kutitë poshtë krevatit vit pas viti. Po ju ofrojmë 5 këshilla të reja për t’u marrë me zbukurimet e shtëpisë. 1- Fut brenda në shtëpi si dekor natyrën Mos harxho shumë për zbukurimet, shko në park dhe mblidh disa nga sendet e sezonit për t’i dhënë shtëpisë një pamje vërtet festive. mbush një tas të madh(mundësisht prej…
U mbajt dje në Pallatin e Koncerteve nata e parë gjysmëfinale e edicionit të 21 të festivalit “Kënga Magjike” nën prezantimin e Ardit Gjebreas dhe Adrola Dushit. Pas siglës hyrëse, Arditi dhe Adrola u habitën kur në skenë hyri Joeli nga “Power Kidz”. Joeli i kërkoi Arditit të largohet duke thënë se prezantimin e festivalit do e bëjë ai vetë. “Joel, çfarë do këtu ti, ka mbaruar Power Kidz”, i tha Arditi. Ndërsa Joeli u përgjigj: “E di Ardit, ka mbaruar, po kështu janë këto punë, nuk ke çfarë t’i bësh. Mbaron një epokë, fillon një epokë tjetër. Mbaroi epoka…
Ekspertët e Shoqatës Amerikane të Dermatologjisë shpjegojnë se mënyra se si lajmë fytyrën varet si do të duket lëkura jonë. Pastrimi i drejtë i kontribuon përmirësimit të shëndetit të lëkurës së fytyrës, ndërkaq zvogëlon mundësinë e dëmtimit të proceseve të përflakjeve. Mirëpo në asgjë nuk duhet tepruar, sepse larja e tepërt e fytyrës mund të irritojë lëkurën, derisa me rastin e pastrimit të parregullt grumbullohet papastërtia. Në mënyrë që lëkura të jetë e pastër dhe e freskët, ekspertët rekomandojnë dy herë në ditë pastrimin e fytyrës – në mëngjes dhe në mbrëmje, para se të shkoni të flini gjumë, prej…
Prej 2 ditësh ka nisur procesi i aplikimit për bonusin e qerasë nga familjet, shtëpia e të cilave është shpallur e pabanueshme nga Instituti i Ndërtimit pas tërmetit të datës 26 nëntor. Bashkia e Tiranës mbulon qeranë 100% për 1 vit. Dokumentet e nevojshme për aplikim për bonusin e qerasë janë: formulari i aplikimit, akt-konstatimin e Institutit të Ndërtimit, certifikatën familjare si dhe numrin e llogarisë bankare. Për familjet e prekura nga tërmeti është hartuar një formular i posaçëm që duhet plotësuar dhe dorëzuar, së bashku me dokumentacionin e mësipërm.
Nuk është e vërtetë që burrat janë të vështirë apo sipërfaqësorë. Meshkujt përfshihen në një lidhje me gjithë energjitë, ashtu si vajzat. Vetëm se më vonë ndodh diçka, nuk dihet se çfarë dhe ata të heqin dorë. Dhe pikërisht në atë moment kur ju prisni t’ju sistemohen gjërat, ata ju thonë se nuk duan ta vazhdojnë më dhe nuk përdorin fjalët që kanë në kokë, por arsyetimet më absurde. Më poshtë do të lexoni 10 frazat më të paarsyeshme, më të palogjikshme, të çmendura që shumë burra i përdorin për të mbyllur një lidhje… 1. Nuk dua të të shkatërroj…
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Raiuno, Itali, të drejtuar nga gazetari i famshëm italian, Bruno Vespa. Synimi i kësaj interviste, sipas Ramës, ishte për të ndërgjegjësuar sa më shumë njerëz që të kontribuojnë me ndihmën që i nevojitet aq shumë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit. Pasi falënderoi gazetarin për këtë mundësi, Rama tha se kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, tashmë një mik i shtrenjtë i Shqipërisë, iu përgjigj shumë shpejt thirrjes për ndihmë. “Tërmeti ndodhi shumë herët, në katër të mëngjesit. Unë telefonova kë munda, dhe Konte m’u përgjigj menjëherë.…
Luçiano Moxhi ishte ai që solli Zlatan Ibrahimoviç në futbollin italian në periudhën kur drejtonte Juventusit dhe e njeh shumë mirë suedezin, asokohe ende në fillimet e një karriere shumë të lavdishme. Ish-drejtuesi i Juventusit, në një intervistë dhënë për “Radio Bianconera”, ka zbuluar se sulmuesi është shumë pranë kthimit në Itali, por është ende i pavendosur se ku do të firmosë, pasi ka dy opsione. “Unë mendoj se do të shkojë ose te Milani, ose të Bolonja, por janë dy gjëra që bien në kontrast me njëra-tjetrën. Gruaja e tij do të dëshironte të shkonte në Milano, ndërsa ai…
Është publikuar lista e Bashkisë së Tiranës për banorët të cilët përfitojnë dëmshpërblim për dëmtimet e pësuara nga tërmeti i 21 shtatorit. Sipas listës, 500 banorë përfitojnë dëmshpërblim për dëmtimet e shtëpive të tyre nga tërmeti i 21 shtatorit. Njëkohësisht me këtë listë, me vendimin që u miratua dje në këshillin bashkiak të Tiranës, bashkia do të mundësojë 1 vit qera falas për të gjithë të prekurit nga tërmeti i fundit i 26 nëntorit në qarkun e Tiranës.
Specialistët në Shqipëri mendojnë se pasojat e rënda pas tërmetit të 26 Nëntorit në një pjesë të konsiderueshme të territorit, kanë si shkak përveç tërmetit edhe faktorin njerëzor. Gjeologë, inxhinierë dhe urbanistë konstatojnë se dëmet u shumëfishuan si rrjedhojë e ndërtimeve në zona të rrezikshme, pa kriter pa planifikim, me cilësi të dobët jashtë kushteve teknike, për të cilat prej vitesh i kanë tërhequr vëmendjen autoriteteve por pa rezultat. Ligjet për kontrollin e ndërtimeve dhe të cilësisë së tyre ekzistojnë por në mjaft raste ato nuk janë zbatuar thonë ekspertët. Ata shprehen se tërmeti zbuloi të gjitha defektet e ndërtimeve…