Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama flet për të fejuarën e djalit në “Porta a Porta”: Kryeministri italian, i pari që na u përgjigj

00:31 / December 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
30C06839 CBC8 441F 9B8F AD4586464DA6
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ishte i ftuar në emisionin “Porta a Porta” në Raiuno, Itali, të drejtuar nga gazetari i famshëm italian, Bruno Vespa.

Synimi i kësaj interviste, sipas Ramës, ishte për të ndërgjegjësuar sa më shumë njerëz që të kontribuojnë me ndihmën që i nevojitet aq shumë Shqipërisë pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit. Pasi falënderoi gazetarin për këtë mundësi, Rama tha se kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, tashmë një mik i shtrenjtë i Shqipërisë, iu përgjigj shumë shpejt thirrjes për ndihmë.

“Tërmeti ndodhi shumë herët, në katër të mëngjesit. Unë telefonova kë munda, dhe Konte m’u përgjigj menjëherë. Grupi i parë erdhi nga Italia, shumë shpejt. I falënderoj ata që erdhën nga Mbrojtja Civile, sepse janë heronj. Rrezikuan jetën për të shpëtuar të tjerë”, thotë Rama.

Vespa ngushëllon Ramën për të fejuarën e djalit të tij, e cila ishte një prej viktimave që humbën jetën nga shkatërrimi i tërmetit.

“Kam detyrimin të bëj kryeministrin e një vendi që vuan tragjedinë, ndaj nuk doja të flisja për këtë ngjarje sepse nuk është diçka që më përket vetëm mua dhe familjes sime, por i përket të gjithëve. Kjo humbje vetëm sa e ka shtuar detyrën time të brendshme për të bërë gjithçka, sepse nuk shoh ndryshim nga gjithë të tjerët që humbën jetën”, thotë Rama.

Kryeministri kujton se një prej djemve të intervistuar nga gazetarët italianë, të shfaqur në kronikën e “Porta a Porta”, ishte hedhur nga pallati. Ai nga kati i pestë e një djalë tjetër nga kati i tretë, dhe mrekullisht mbijetuan.

“E pyeta se si fluturove ashtu. Më tha që ka idhull Kristiano Ronaldon. Ishte një vendim i nxitur nga frika, dhe falë Zotit mbijetoi”, tha kryeministri duke shtuar se mbijetesa e tyre ishte një dritë shprese në ato çaste të errëta për Shqipërinë.



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vuçiç kërcënon se do të lërë Kosovën pa ujë: Po shqyrtojmë ndryshimin e rrjedhës së Ibrit

17:55 / August 9, 2026

Dibër/ Zjarrfikësit heronj, dy ditë luftë me flakët

17:37 / August 9, 2026

Afrona Dika jep lajmin e shtatzënisë, vite pas ndarjes së bujshme nga Blero

17:22 / August 9, 2026

Nuk është parë në publik që nga marsi, Irani paralajmëron pamje të liderit suprem

16:59 / August 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.