Zbukurimi i ambientit për festat e fundvitit duhet të jetë ndër punët më të dashura që bëjmë në shtëpi, por në fakt mund të bëhet vërtet diçka e mërzitshme nëse kthehet në një rutinë të nxjerrjes së zbukurimeve të vitit të kaluar nga kutitë poshtë krevatit vit pas viti.
Po ju ofrojmë 5 këshilla të reja për t’u marrë me zbukurimet e shtëpisë.
1- Fut brenda në shtëpi si dekor natyrën
Mos harxho shumë për zbukurimet, shko në park dhe mblidh disa nga sendet e sezonit për t’i dhënë shtëpisë një pamje vërtet festive. mbush një tas të madh(mundësisht prej druri ose metali) me boce të thara pishe të madhësive të ndryshme dhe vendoseni mbi tavolinat këndore apo qendrore. Mbush kavanoza të mëdhenj prej xhami me fruta te thata të përziera dhe vendosini nëpër shtëpi. Merrni disa dege të freskëta pemësh me gjethe, lidhini me fjongo të kuqe dhe vërini në një kosh druri pranë oxhakut.
2- Mundohuni te krijoni një atmosfere tradicionale
Shume lehte mund te krijoni një dekor te frymëzuar nga tradita. Beni biskota vete dhe përdorini si zbukurime për pemën. Krijoni një ngrohtësi në të gjithë shtëpinë duke ndezur qirinj të madhësive të ndryshme çdo mbrëmje në të gjithë shtëpinë. Shtoni ngjyre duke vendosur e kuqe te krishtlindjeve nëpër shtëpi në vazo të bukura balte.
3- Zgjidhni model të rafinuar dhe elegant
Zgjidhni dekorime dhe ornamente elegante dhe që mund te rrinë edhe ca ditë pasi hapen dhuratat. Nëse keni shtëpi të madhe, mund të merrni edhe një bredh natyral dhe ta vendosni ne korridor të padekoruar. Zgjidhni aksesoret në ngjyra te ngrohta si vishnje dhe jeshile. Evitoni rrëmujën duke i organizuar zbukurimet edhe ornamentet sipas ngjyrave dhe funksionit.
4- Shkëmbeni zbukurimet
Nëse vërtet jeni mërzitur nga zbukurimet tuaja dhe nuk keni mundësi për të bërë të reja, një mënyre për ta ndryshuar dekorin ketë vit është të shkëmbeni zbukurimet me një miken apo shoqen tuaj. Beni kuti gati me ato zbukurime qe nuk doni ti përdorni me ketë vit dhe merrni në këmbim një kuti nga ajo.
5- Shtoni diçka origjinale
Zbukurimet për festa nuk do të thotë të vini një peme të madhe në çdo dhomë. Përkundrazi, detajet origjinale të bëra vetë e personalizojnë atmosferën dhe e bëjnë atë me familjare dhe të ngrohtë. Kur shtroni darke, lidhini pecetat e duarve me kordele te kuqe ose jeshile. Vendosni qirinj të vegjël te çajit ne kavanoza qelqi të mëdha. Për të zbukuruar tavolinën mund te vini në mes të saj një tas xhami të mbushur me ujë ku notojnë boronica të kuqe të freskëta.









