Author: tirana

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka reaguar pas urdhrit për t’u mbajtur një kontribut nga pagat policëve dhe mësuesve për familjet e prekura nga tërmeti. Vokshi e cilëson skandaloz urdhrin dhe thotë se në vend t’u heqë 150 mln dollarë oligarkëve, Rama iu mban lekët e rrogës policëve dhe mësuesve. Ajo kërkon anulimin e akteve me urgjencë. “Urdhër skandaloz! Edi Rama nuk u heq 150 milionë USD oligarkëve të vet, por mban me Urdhër lekët e rrogës së policëve dhe mësuesve.Aktet duhet të anulohen me urgjencë! Shqiptarët janë vetë solidarë, i ndihmojnë siç i kanë ndihmuar vetë deri më…

Read More

Një masazh pas lindjes është një masazh i plotë trupor që i bëhet nënës së re për të qetësuar dhe relaksuar mendjen dhe trupin e saj dhe gjithashtu lehtëson çdo dhimbje në trup. Nëntë muajt e shtatzënisë mund të kenë qenë të bukura, por edhe fizikisht sfiduese. Tani ju jeni një nënë dhe duhet të kujdeseni për vogëlushin. Por është gjithashtu e nevojshme që të kujdeseni për veten dhe të rikuperoheni nga lindja. Prandaj, ju mund të dëshironi të keni një masazh pas lindjes. Ky postim ju tregon për bërjen e një masazhi pas lindjes së fëmijëve, përfitimet e tij,…

Read More

Sipas një studimi të kohëve të fundit, 20% e amerikanëve flenë në dhoma të ndara. Kjo tendencë ka filluar të përhapet gjithnjë e më shumë edhe në Evropë, duke u dhënë një fytyrë të re marrëdhënieve moderne. Të gjitha arsyetimet hyjnë në punë, që nga gërhitjet, zakonet e ndryshme të gjumit, hapësirat jetësore, etj. Disa thonë se ndjehen të shokuar nga ky fenomen; të tjerët, se është në vazhdimësinë e evoluimit të lidhjeve. Sipas një studimi të Fondacionit Amerikan të Gjumit, një neq pesë çifte nuk fle më bashkë. Kjo shifër, sipas shkencëtarëve, do të rritet edhe më shumë në…

Read More

Xhaketa është një ndër simbolet e stilit të mirë, pa të cilin nuk mund as të imagjinojmë vjeshtën dhe dimrin. Qoftë të jetë model që puthitet për trupi, i drejtw, i dizajnuar apo në stil “ushtarak”, shkon shkëlqyeshëm me pantallona, funde, xhinse, fustane… Kjo pjesë praktike e veshjeve mund të vishet pothuajse për të gjitha rastet, është ideale për punë, por edhe për shëtitje apo kur me koleget shkoni në restorant. Çdo femër do të donte një xhaketë që i nxjerr në pah siluetën dhe e bën të duket më e hollë. Por e rëndësishme është që të bësh kujdes…

Read More

Vetëm 1 në 3 persona janë të vetëdijshëm se çfarë nënkupton termi “miratim” apo “pëlqim”. Dhe është koha kur duhet të fillojmë t’ua mësojmë fëmijëve këtë qysh në moshë të hershme. Shumë prindwr e kanë shprehi t’i detyrojnë fëmijët që ta puthin apo përqafojnë një të afërm të rritur. Por, edhe nëse kjo duket si gjest i pafajshëm, faktikisht nuk është dhe madje ka shumë efekte të mëdha psikologjike te fëmija. Bright Side ka përpiluar një listë me gjërat të cilat tregojnë se përse detyrimi i fëmijës për t’i përqafuar tjerët është ide e keqe. Fillojnë të mendojnë se është…

Read More

Gjermania ka dëbuar dy diplomatë rusë, punonjës të ambasadës ruse në Berlin, pasi prokurorët gjermanë thanë se kanë dëshmi për përfshirjen e tyre në vrasjen e një shtetasi të Gjeorgjisë. Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se e ka marrë këtë vendim për shkak se autoritetet ruse refuzuan të bashkëpunojnë në hetime lidhur me vrasjen e gjeorgjianit. Organet gjermane të drejtësisë besojnë se në këtë vrasje kanë qenë të infiltruara qeveria e Rusisë ose e Çeçenisë. Zelimkhan Khangoshvili ishte qëlluar për vdekje në një park të Berlinit në gusht të këtij viti. Kremlini e ka mohuar kategorikisht përfshirjen e tij,…

Read More

Ky është horoskopi për ditën e enjte 5 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë. Dashi Kjo e enjtje do të nisë disi me lodhje, por më tej gjërat do të sistemohen. Vetëm në fundjavë do të keni mundësi që të mblidhni frytet e punës që keni bërë më parë. Ndërkohë në mbrëmje bëni mirë që të relaksoheni, ndoshta duke kaluar momente intime me…

Read More

Origjina e Zodiakut daton në astrologjinë babiloneze, e më tej në kulturën helenistike. Shenjat përcaktohen në bazë të pozicionit të yjeve në qiell. Çdo shenjë paraqet informacione specifike me pikat e forta e të dobëta në fusha të caktua të jetës, cilësitë, dëshira, sjellje e qëndrime individuale. Çdo shenjë udhëhiqet nga një element nga katër kategori: Toka, Ajri, Uji dhe Zjarri. Më poshtë do t’ju flasim për shenjat zodiakale të cilat njihen si më kokëfortat dhe s’ka shans të manipulohen ose të mashtrohen… Ujori Personat e lindur nën shenjën e Ujorit janë zakonisht shumë racionalë, intelektualë dhe të pavarur. Kanë…

Read More

Nga Londra kryeministri Rama deklaroi se “Takova kryeministren e Danimarkës ka qenë e interesuar, kryeministrin e Italisë Conte dhe po kështu edhe të Kanadasë. Me Presidentin Trump kemi folur, me Presidentin Erdogan dhe të shikojmë më tutje, qëllimi është një konferencë e madhe donatorësh, reagimet e para janë pozitive. Po vijojmë punën intensive në këtë drejtim. Fokusi ka qenë në këtë temë natyrisht që ka pasur edhe elementë në bisedë lidhur me ecurinë e procesit të brendshëm në BE, si do të shkojë procesi i diskutimit dhe si mund të shkojnë mbi dokumentin e paraqitur nga Franca për një ndryshim…

Read More

Blerim Destani ka kujtuar me anë të një fotoje në rrjete sociale, kohën kur xhironte filmin “The Comeback trail”, në të cilin luante krah aktorit të madh hollivudian Robert De Niros. Blerim Destani dhe Robert De Niro kanë pozuar së bashku e madje aktori i madh ka bërë shqiponjën duke bashkuar dorën e tij me të aktorit shqiptar. “Me Robert De Niron në setin e “Comeback Trail”, një nga momentet më të mira të karrierës sime”, shkruan Blerimi krah kësaj fotoje që ka bërë krenar fansat e tij.

Read More

Komisioni Evropian do i japë Shqipërisë një ndihmë prej 15 milionë eurosh pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona në Tiranë, Durrës dhe në Thumanë. “BE është në solidaritet të plotë me Shqipërinë. Kemi vendosur për zhvillimin e një konference të përbashkët donatorësh” u shpreh presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

Read More

Astrologe Meri ka disa këshilla të vlefshme për shenjat e horoskopit, disa prej të cilave do bëjnë zgjedhje të gabuara e të tjera do kenë një të ardhme më premtuese. Lexoni më poshtë parashikimin për të gjitha shenjat e horoskopit. Dashi Duhet te jeni largepames dhe mos te shikoni interesat e vogla te momentit E ardhmja eshte shume premtuese Demi Jepni ate qe zoteroni dhe natyra do ju fal ate qe ju hap rruget e se ardhmes sidomos ne planin ekonomik dhe shpirteror Binjaket Per ju besimi se mund te ndodh ndonje mrekulli eshte shuar dhe mund te beni gabimin…

Read More