Author: tirana

Milan është vënë pas lojtarit brazilian Everton Soares. Në ndeshjen e fundit mes Gremio dhe Sao Paolo të pranishëm në tribunë ishin shumë vëzhgues nga Europa. Mes tyre binte në sy interesimi nga liga italiane, me Milanin dhe Romën që janë pas 23 vjeçarit. Sulmuesi ka shënuar 15 gola këtë sezon, duke qenë pika kyçe e amerikano-latinëve. Më pranë lojtarit duket Milan që ka nisur tanimë kontaktet konkrete. Soares konsiderohet si Neymari i ri si tek kombëtarja e Brazilit por edhe në bazë të karakteristikave që disponon.

Read More

Një ndërhyrje më e shpejtë mund tu kishte shpëtuar jetën nënës së re dhe vajzës së mitur. Diena, kishte komunikuar me telefon me të afërmit. Vogëlushja Esiela u nxor nga rrënojat vetëm pas 12 orësh. Ishte tepër vonë. Ajo kishte humbur jetën. “Zjarrfikësit tanë janë shumë profesionistë, dhe tuajt u lanë hapësirë tanëve duke u thënë vazhdoni juve sepse e dini mirë si veprohet”, tregon Tonia Cartollano Dy orë pas vajzës, ajo u nxorr e gjallë nga rrënojat. “Një orë para se ta nxirrnin, ishte koshiente, por momentet pas mbesa e nxorën pa frymë nga rrënojat, Diena më thonin kishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër ku po mbahet samiti i NATO-s, ai ka shkruar në Twitter dy mesazhe duke ja drejtuar Bashës. Rama shkruan se kryetari i PD-së po mundohet që ta përdorë këtë situatë politikisht, duke gjetur raste që akoma nuk janë sistemuar. Statuset e Ramës: Mos u mjafto me fjalët e errëta e me pamjen që dukesh sikur e ke humbur ti shtëpinë, jo ata fatkeqë që kështu bëhen sfond mediatik, për të përcjellë zymtinë e politikës së stërvjetër, nē vend të ngrohtësisë njerëzore! Le t’i ndihmojmë së bashku me pak dritê, se zymti kanë boll. I…

Read More

Nga Frrok Çupi E ndryshmja e kësaj tragjedie prej tragjedive të thëna në Kanun a përtej dokeve, është kështu: Mes fatkeqësisë së tërmetit që pikoi në shpirt kombin, kësaj here secili ka të drejtë që edhe ditën e varrimeve, të bëjë dasmë. Ndërsa Zakoni i lashtë i kodeve tona nuk e lejonte dasmën nën harkun e mortit. A i ka ndodhur ndonjë ‘çarje’ shoqërisë sonë të re, që lejon të kundërtën e zakonit të saj? Sigurisht që jo… Një shoqëri në përmirësim e në ndryshim, e cila nuk ka fuqi të ndryshojë atë që ndjen se duhet ndryshuar, kjo është…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në kushtet kur vendi po vuan pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntori ka vendosur ta shtyjë për një kohë të pacaktuar tubimin e thirrur prej tij në 8 dhjetor, për mbrojtjen e demokracisë dhe kushtetutës. Këtë vendim ai e bëri publik për herë të parë sot në mbrëmje gjatë intervistës së dhënë për emisionin “Përballë” në RTSH. PJESË NGA INTERVISTA Gazetarja: Kjo është dëshira dhe shpresa juaj, por ju keni një përvojë të gjatë. Përvoja juaj e gjatë ju thotë që kjo mund të jetë afatgjatë? Presidenti Meta: Përvoja që kemi nuk është një…

Read More

Këtë të enjte kuvendi do të mblidhet në seancën e parë pas tërmetit shkatërrues që la pas 51 viktima, dhjetëra të plagpsur dhe miliona euro dëme. Në rendin e ditës, është edhe zgjedhja e kryeprokurorit të ri. Olsjan Çela, Arta Marku dhe Fatjona Memçaj, janë tre emrat, ku njëri prej tyre do të zgjidhet në postin e kryeprokurorit të ri të vendit. Sipas ligjit, kryeprokurori i ri zgjidhet me 84 vota dhe në rast se nuk arrihet një gjë e tillë, atëherë kandidati i renditur i pari në listën e pikëzimit të KLP-së shpallet automatikisht drejtuesi i ri i Prokurorisë…

Read More

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka sfiduar frikën dhe është futur në pallatin i cili sipas ekspertëve është i rrezikshëm. Rikujtojmë se pasdite ministri është përplasur edhe me shefin e Urbanistikës për shkak se ky i fundit ngriti shqetësimin e banorëve tënjë pallati 12 katësh. Sipas shefit të Urbanistikës, banorët shqetësohen me të drejtë pasi pallati ka dëmtime shqetësuese, ndërsa Lleshaj i ngriti zërin duke i kujtuar se po përhapte panic. Pas kësaj ministri është futur vetë në njërën nga hyrjet e pallatit ndërsa thotë se fjalën e fundit e thonë ekspertët. “FOTO/Lezhë – Pamë nga afër pallatin 12-katësh e…

Read More

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar sot në emisionin “Përballë” në RTSH ka zbardhur të tjera detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Sigurisë Kombëtar për tërmetit. Në intervistën e tij, Kreu i Shtetit i ka drejtuar një mesazh të qartë edhe organit të akuzës, duke i kërkuar vënien para përgjegjësisë penale të të gjithë zyrtarëve shtetërorë e ndërtuesve, për shembjen e pallateve. PJESË NGA INTERVISTA Albana Agolli (Gazetarja): Zoti Meta, do të doja ta nisja me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dje. U duk sikur i vetmi lajm ishte nxitja e Prokurorisë për të…

Read More

Tërmeti shkatërrimtar që goditi vendin tonë mëngjesin e të martës përveç humbjes së jetëve, la pas edhe shumë godina të shembura dhe objekte në rrezik shembje, sidomos në qytetin e Durrësit. Në gërmadhat e tyre humbën jetë njerëzish nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Shumë prej tyre nuk arritën që të nxirreshin në kohë nga gërmadhat dhe humbën jetën. Pavarësisht këmbënguljes dhe punës së palodhur të bërë nga skuadrat e shpëtimit. Pas kësaj katastrofe natyrore, gati një javë pas tërmetit, ku shumë banorë kanë humbur jo vetëm familjarë por edhe banesa apo investimin e një jetë të tërë, prokurorinë…

Read More

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani ka ndarë pak më parë me të gjithë ndjekësit e tij një foto krah aktorit tjetër mjaft të njohur, Robert De Niro. Në foton e publikuar duket se Destani dhe De Niro kanë realizuar së bashku me duart e tyre formën e shqiponjës, e cila është karakteristikë e vendit tonë. “Me Robert De Niron-n në setin e flimit ‘Comeback Trail’. Një nga momentet më të mira të gjithë karrierës sime”, ka shkruar Blerim bashkangjitur fotots më të fundit. Fansat kanë komentuar menjëherë në llogarinë e Blerimit duke e komplimentuar për këtë moment kaq special…

Read More

Bashkia e Tiranës do t’i paguajë qiranë e shtëpisë me vlerën e tregut familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me përballimin e situatës së krijuar si rrjedhojë e tërmetit të javës së shkuar, ku ndër të tjera edhe pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1 vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme. Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se pagesa do bëhet e vlefshme edhe për muajin dhjetor. “Vendimi i…

Read More