Author: tirana

Pas tërmetit që shkatërroi ndërtesa të tëra në Durrës dhe në Thumanë, shumë banorë u shpërngulën në zona të tjera të vendit. termeti-ne-thumane Midis banorëve të shpërngulur janë edhe nxënës të arsimit të detyrueshëm. Vetëm në qarkun e Gjirokastrës, 11 nxënës janë regjistruar për të vijuar procesin mësimor atje. Që prej tërmetit të 26 nëntorit në drejtim të qarkut Gjirokastër janë zhvendosur rreth 672 qytetarë. Nga informacionet e fundit nga mbrojtja civile e 7 bashkive të qarkut deri në orën 14:00 të datës 03.12.2019 raportohet se: 1.Në bashkinë Përmet të gjithë të banorët e ardhur dhe akomoduar në hotele apo…

Read More

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin problematik Elbasan- Peqin. Policia lokale sqaron se midis të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur pasi një mjet tip “Skoda” është përplasur me një furgon tip Benz dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit të fundit dhe dy pasagjerë, përfshirë një fëmijën. Njoftimi i Policisë së Elbasanit: Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim, mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin furgon tip “Benz”, me drejtues…

Read More

Xhesika Berberi ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku jeton, drejt Shqipërisë prej ditës së djeshme. Modelja e njohur shqiptare ka ardhur për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Xhesika tha e është shumë e prekur nga kjo situatë dhe do përpiqet të ndihmojë ata që kanë nevojë me aq sa do të ketë mundësi: “Familja ishte e para që me telefonoi. Akoma po dridhem kur kujtoj momentet e tmerrit që përjetova edhe pse nuk isha. Gjithë…

Read More

Elvis Naçi ka shpërndarë një status në rrjetet sociale ku shkruan se gjatë emisionit që do të transmetohet mbrëmjen e sotme në Neës24 në orën 22:30 do të bëjë publike shumën e dhuruar deri më sot për të prekurit nga tërmeti në Thumanë në të gjitha valutat. “Sot në orën 22:30 jemi ‘live’ në fb tim dhe Neës24, në maratonën humanitare për të dëmtuarit e tërmetit si edhe për të bërë transparencën e shumës që është mbledhur nga shqiptarët. Transparenca e çdo qindarkë, euro, franga, paund është detyrimi ynë. Besimi juaj është përgjegjësia jonë, për të ndihmuar shqiptarinë që lëngon…

Read More

Dashi Dita do të nisë me ritme të ngadalta, por mundohuni që të rikuperoni gjatë pasditës. Keni nevojë për pak qetësi, edhe pse në punë së fundmi keni pasur ngarkesa mjaft të mëdha. Keni nevojë për qetësi në dashuri, ndaj bëni mirë që të shmangni shprehjet e gjërave negative. Demi Dita do të jetë shumë pozitive, pasi më në fund Hëna nuk do të ndikojë më negativisht. Do të largohet stresi dhe do të ndiheni më të motivuar. Në dashuri pasioni do të shfaqet dhe do ju dhurojë momente të paharrueshme. Binjakët Kjo e mërkurë do të jetë disi e…

Read More

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka përmes një mesazhi në rrjetet sociale ka falënderuar qeverinë turke për ndihmën e ofruar për banorët e prekur nga tërmeti. Xhaçka thekson se përveç ndihmës me ekipe të kërkim-shpëtimit, Turqia dërgoi edhe ndihmë, ndërsa bujaria e këtij shteti do të pasohet me ndërtimin e 500 banesave. “Faleminderit qeverisë dhe popullit turk për ndihmën e vazhdueshme për banorët e zonave të prekura nga tërmeti që në momentet e para. Ndihmat e sotme materiale vijnë pas ekipeve të kërkim – shpëtimit dhe do pasohen nga bujaria e pazëvendësueshme për ndërtimin e 500 banesave.🇦🇱🇹🇷”, shkruan Xhaçka.

Read More

Nga Alma Mile Lagjja e Kombinatit, ku u shënua edhe viktima e vetme në Tiranë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, ka rezultuar si zona më e dëmtuar në kryeqytet. Në këtë zonë, me një numër të madh popullsie, specialistët kanë shpallur të pabanueshme disa pallate. Arkitekti Maks Velo na tregon se si është ndërtuar kjo lagje me karakter industrial në Tiranë, përgjatë tri fazave. Si u kthye një fshat i vogël me pak shtëpi, në një qytezë punëtorësh. Nga ndërtimet e para, të projektuara nga sovjetikët, që pasuan ngritjen e Kombinatit të Tekstileve në vitet ’48-’49, te nevoja…

Read More

Melanie Trump nuk fle në të njëjtën dhomë me Donald Trump. Si këto dhe shumë detaje të tjera për jetën personale të Presidentit të ShBA-së janë publikuar në librin e gazetares së CNN, “Free Melania” ose ndryshe Melania e Lirë. Në botimin prej 288 faqesh të Kate Bennet, ajo tregon se si Zonja e Parë ka një ndikim shumë të madh në jetn politike dhe personale të Trump. Këto detaje vihen re nga mënyra se si Melania vishet në përditshmëri, shkruan Kate. Por një ndër detajet më pikante ajo tregon faktin se Trump dhe Melania nuk flenë në të njëjtën…

Read More

Festat e fundvitit po afrojnë dhe pak nga pak të gjithë kanë nisur të zbukurojnë ambientiet e brendshme. Edhe familja Beckham është gati për të pritur Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, pasi Victoria ka zbuluar se ajo dhe vajza e saj, Harper kanë zbukuruar shtëpinë. Dizanjerja e njohur ka publikuar në rrjete sociale video, në të cilat ka treguar se si e ka zbukuruar pemën e Krishtlindjes. Në imazhet e publikuara shihet se ajo ka përdorur pak zbukurime dhe ka treguar se ajo e dëshiron vetë kështu. “Gati e kemi mbaruar pemën. Më pëlqen fakti që nuk është shumë e…

Read More

Kjo foto, në të cilën shfaqet operatori i Top Channel, Erblin Dama bashkë me të birin, bëri xhiron në rrjet këtë fundjavë. Vetë fotografi zyrtar i Top Channel, Gerhard Pregapuca e cilësoi si foton më të bukur që ka bërë në jetë, ku padyshim mesazhi ishte i qartë dhe domethënës në këto ditë të vështira për të gjithë shqiptarët. Në një intervistë surprizë nga autorja dhe moderatorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, protagonist i fotos, Blini, tregoi se nuk priste që e gjitha të bëhej virale. “Ajo u shpërnda shumë shpejt, po ishte një gjë normale që do e…

Read More

Në një kohë kur vazhdon puna inspektuese e inxhiniereve për verifikimin e banesave apo pallateve te dëmtuara nga tërmeti, një manual i përgatitur nga ekspertë të Komisionit Europian shpjegon se cilat mund te quhen dëmtime të lehta, të mesme dhe të rënda në rast tërmeti. Në këtë manual të përgatitur kohë më parë nga specialistët më të mirë në Europë, tregohet me foto dhe raste konkrete niveli i dëmit që mund të ketë pësuar banesa juaj nga tërmeti. Nëse jeni te kategoria e verdhë ose e kuqe, të gjithë qytetarët do të duhet që ta raportojnë atë menjëherë pranë njësisë…

Read More